The Incredible Story of Elizabeth Friedman, "The Mother of Cryptology"
For decades, the United States had a secret weapon. During...

Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lëshuan në orbitë sondën “Sputnik”, por amerikanët u shqetësuan jo pak kur u zgjuan duke lexuar lajmin se një balonë kineze e spiunazhit po mbikëqyrte një bazë bërthamore duke shkelur hapësirën ajrore të SHBA-së.
Shqetësimi i tyre u bë më i madh kur mësuan se kjo nuk ishte hera e parë. Pekini ka përdorur balona të ngjashme për të mbikëqyrur instalimet ushtarake amerikane në Guam dhe Hauai dhe ndoshta edhe në bazat ende strategjike të paralajmërimit të hershëm në Kanada.
Akoma më tronditës ishte reagimi i qeverisë amerikane.
Administrata Bajden dukej se nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë po ndodhte apo se duhej reaguar në mënyrën e duhur. Nëse ky do të ishte vetëm një zhgënjim i izoluar, ne do të tundoheshim që ta linim mënjanë si shqetësim dhe t’i riktheheshin konsumit të qetë të kafes tonë të mëngjesit.
Por këtu na shfaqet një model shumë shqetësues. Kina është kërcënimi strategjik kryesor me të cilin po përballet SHBA-ja. Mbrojtja e atdheut është përgjegjësia numër një e Uashingtonit. Nëse nuk më besoni, atëherë lexoni Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare të presidentit Bajden.
Aty pohohet pikërisht kjo gjë, duke ngritur një pyetje të sikletshme: çfarë po ndodh me shërbimet strategjike të SHBA-së nën Bajdenin, sidomos kur bëhet fjalë për leximin e veprimeve të Kinës? Por incidenti me aerostatin kinez nuk është i vetmi. Le të shqyrtojmë disa nga gabimet e tjera të shërbimeve amerikane të inteligjencës në raport me Kinën.
5. Kush e përhapi Covid-19?

Kanë kaluar më shumë se 2 vite që kur “Covid-19” hyri në fjalorin tonë të përditshëm, dhe ne nuk kemi ende një përgjigje të qartë ndaj pyetjes: Cili ishte roli i Kinës në përhapjen e virusit në mbarë botën? Pas vitesh mohimi, disa zyrtarë amerikanë po e pranojnë tani se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator kinez.
Faleminderit për këtë informacionin, por shumë njerëz e kuptuan këtë gjë që në vitin 2020. Deri tani, ju mund të keni menduar se qeveria mund të jetë në gjendje të na tregojë gjithçka për origjinën dhe përhapjen e sëmundjes. Ndoshta nuk munden, ose ndoshta nuk duan ta bëjnë. Sido që të jetë, kjo është e turpshme.
4. Armët bërthamore të Kinës

Sa armë bërthamore ka Kina? Qeveria amerikane nuk do t’ua thotë këtë. Sepse nuk e di. Komuniteti i inteligjencës do t’u thotë se Kina po e zgjeron me shpejtësi forcën e saj strategjike, aq sa Pekini do të barazohet, deri edhe do ta tejkalojë arsenalin bërthamor të Rusisë. Madje edhe arsenalin tonë. Ky nuk është grusht shteti në botën e shërbimeve të inteligjencës. Analistët që përdorin dokumente dhe raporte me burim të hapur (të paklasifikuara) na e kanë thënë për vite me radhë këtë gjë.
3. A do ta pushtojë Kina, Tajvanin?

Komuniteti i inteligjencës nuk ka një vlerësim konsensual lidhur me këtë çështje shumë kritike. Ne kemi parë shumë të dhëna të shpërndara për mediat. Por kur i analizon në detaje këto analiza, vëren se nuk ka asnjë llogari se si ata dolën në këto përfundime. Në sektorin e shërbimeve sekrete duhet të ekzistojë një metodë më e mirë sesa vetëm vendosja e piketave në një hartë.
2. Pushtimi i Ukrainës?

Në retrospektivë, është absolutisht e qartë se Pekini i dha dritën jeshile pushtimit rus të Ukrainës. A e dinim ne këtë gjë para pushtimit rus? Nëse po, pse nuk ushtruam presion ndaj Pekinit që të shmangte më të keqen? Dhe tani që e dimë, pse Uashingtoni nuk po arrin dot një marrëveshje me Kinën për ta detyruar Rusinë t’i japë fund luftës?
1. Pasojat nga laptopi i Hanter Bajdenit?

Tani të gjithë e dimë që laptopi i Hanter Bajdenit, djalit të presidentit të SHBA-së, ishte vërtet i tij. Dhe ne e dimë gjithashtu që Hanter kishte marrëdhënie të ngushta me Kinën. Atëherë ku është vlerësimi i komunitetit të inteligjencës mbi rreziqet e sigurisë kombëtare që mund të jenë ekspozuar nga ky aktivitet?
A nuk e prodhoi vetë komuniteti një rrezik të tillë? Nëse nuk e ka bërë, kjo është shkelje e ligjit? Nëse e kanë bërë, atëherë ku është? Ju do të mendonit që edhe nëse ata do të bënin diçka të tillë dhe nuk do të gjenin asnjë problem, kjo do të dilte në faqen e parë të “Washington Post”.
Nëse ata gjetën disa shkelje dhe po e fshehin këtë informacion… Epo, as kjo nuk është ngushëlluese. Nëse i bën bashkë të gjitha këto pika, nuk është një panoramë e bukur. Ose komuniteti i inteligjencës amerikane nuk po mbledh dhe vlerëson informacione kritike rreth kërcënimit të vetëm më të madh mbi sigurinë tonë, Kinën, ose po refuzojnë që t’i ndajnë me të tjerët përfundimet e tyre?
A po ndodh kjo sepse ai informacion është shumë e rëndësishme për t’u ndarë, apo sepse nuk ka asgjë për të ndarë, apo është politikisht e papërshtatshëm për ta bërë këtë? Asnjë nga këto përgjigje nuk ofron shumë ngushëllim për administrimin e komunitetit të inteligjencës nga Xho Baden.
Shënim:James Jay Carafano, nënkryetar i studimeve të politikës së jashtme dhe i mbrojtjes në “The Heritage Foundation”.
For decades, the United States had a secret weapon. During...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
According to the German statistics office, life expect...
The Fugejt family from Kentucky, USA, is famous for a ...
Last week, policy and business leaders at the 53rd Annual ...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
When we think of mummies, our minds immediately go to anci...
Female serial killers are a rare but well-documented pheno...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
There are a number of myths about sleep, which are oft...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
There are currently many predictions about how Russia's wa...
Sacrificial rituals, curses, dolls, and black magic likely...
"Magic Mountain", the classic novel by Thomas Mann, wh...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have solved a theft case, which occurred at ...
Two people, suspected of being the perpetrators of a murde...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Two people have been arrested in Kurbin after they were ca...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
The Council of the European Union today gave final approva...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
The death toll from devastating earthquakes in Venezuela h...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...