Why do women live longer than men?
According to the German statistics office, life expect...

Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë se kush fiton dhe kush humbet.
Me kalimin e kohës, vendet dhe ushtritë e tyre janë përpjekur që të mposhtin kundërshtarët përmes krijimit të njësive ushtarake të pazakonta. Ja cila janë 5 nga njësitë ushtarake më të pazakonta në histori.
Gjigandët e Potsdamit

Pasja e një regjimenti këmbësorie shumë imponues, mund të jetë një avantazh i rëndësishëm në fushën e betejës. Në shekullin XVII, perandori Friedrih Vilhelm I i Prusisë (Gjermania e sotme) ishte i vendosur që t?u kallte datën armiqve të tij. Për këtë arsye, ai nisi të rekrutonte ushtarët më shtatlartë që mund të gjente.
Kur ai u bë komandanti i regjimentit në vitin 1688, ai kishte rekrutuar tashmë ushtarët më shtatlartë të Evropës, dhe vazhdoi të rekrutonte ushtarë të tjerë gjigantë nga e gjithë bota. Por pavarësisht pamjes së tyre të frikshme, Gjigantët e Potsdamit morën pjesë në shumë pak beteja. Regjimenti u shpërbë në vitin 1806 pasi prusianët ranë robër të ushtrisë së Napoleonit.
Berserker-ët vikingët

Ushtritë që duhej të përballeshin kundër hordhive vikinge ishin shumë të frikësuara. Sepse këta të fundit kishin një regjiment që merrej me luftëtarët e tyre më të pambrojtur. Këta luftëtarë quheshin Berserker. Në dallim nga vikingët e tjerë, Berserkerët hynin në beteja pa veshur armaturë në trup.
Ata mbanin lëkurën e ujkut ose luftonin me gjoksin e zhveshur. Ata futeshin në betejë me një furi të tillë, sa që askush nuk mund t?i ndalonte. Ata përdhunonin dhe plaçkitnin derisa të ishin shumë të rraskapitur për të vazhduar më tej. Historianët mendojnë se gjendja e tyre mund të ishte nxitur nga kërpudhat e pulës ose Muscimolit.
Ata ishin shumë të kërkuar, pikërisht për shkak të aftësive të tyre. Por për fatin e keq të atyre që i punësonin, ata nuk ishin aspak të besueshëm. Po ashtu, ishin shumë të papëlqyer nga vikingët e tjerë. Sepse kur ngopeshin me luftën, ata përdhunonin ose vrisnin edhe aleatët e tyre, sepse epshi i tyre për gjak ishte tepër i fortë.
Ushtria fantazmë

Në vitet 1940 filmat bënin shumë bujë, pasi studiot që i realizonin ato punonin shumëpër të krijuar efektet speciale më të besueshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Amerikane mendoi që këto efekte mund të ndihmonin për të fituar në fushën e betejës.
Në verën e vitit 1944, ajo mblodhi një ekip artistësh dhe ekspertësh të efekteve speciale, të cilit i quajti ?Ushtria fantazmë?. Ata kishin për detyrë të përdornin tanke të rreme prej gome, automjete dhe efekte zanore po të rreme për të mashtruar fuqitë e Boshtit.
Kjo njësi kreu më shumë se 20 operacione gjatë luftës. Me kalimin e kohës, mashtrimi shkoi edhe më tej, duke shfrytëzuar trafikun e rremë të radio-komunikimeve dhe efektet zanore të shpërthimeve gjigante. Ekzistenca e Ushtrisë Fantazmë mbeti sekret për dekadat e ardhshme, dhe gjithçka u pranua publikisht vetëm në vitin 1996.
Gurkhat

Ushtria britanike u ndesh për herë të parë me Gurkhas në vitin 1814 gjatë Luftës Anglo-Nepalese. Ndërsa ushtarët nepalezë ishin të keq-armatosur dhe shumë inferiorë në fushën e betejës përballë armiqve të tyre britanikë, Gurkhas u dhanë atyre gjithçka që kishin mundësi.
Dhe kur u arrit paqja, britanikët i autorizuan Gurkhas të luftonin në Ushtrinë e Kompanisë së Indisë Lindore, dhe më vonë duke i përfshirë në Ushtrinë Britanike. Gjatë 200 viteve të ardhshme, Gurkhas u bënë të famshëm për stilin e tyre të fortë të luftës dhe për thikat e tyre të lakuara.
Që nga Lufta e Parë Botërore, ushtarët nepalezë që luftojnë në radhët e Ushtrisë Britanike kanë marrë më shumë se 2000 medalje për trimëri, përfshirë 26 Kryqe Viktoria. Tradita vazhdon edhe sot, pasi Britania zgjedh çdo vit 200 ushtarë të rinj nepalezë për të shërbyer
me veshjen e tyre Gurkhas. Një nga ata ushtarë, Dipprasad Pun, bëri bujë në mbarë botën në vitin 2019, kur u përball i vetëm me 12-30 luftëtarë talebanë.
Burrat e Monumenteve

Kur në fillim të viteve 1940 shpërtheu lufta në të gjithë Evropën, qeveritë evropiane ishin të shqetësuara për ruajtjen e artefakteve historike dhe veprave dhe objekteve të çmuara të artit. Në kundërpërgjigje, fuqitë aleate krijuan njësinë ?Monument Men? (Burrat e Monumenteve).
Ata ishin një grup akademikësh, historianësh dhe kuratorësh arti, të ngarkuar me misionin special për t?u siguruar mbrojtjen e strukturave me rëndësi historike. Madje pilotëve iu dhanë harta sa sakta që u tregonin zonat që duheshin shmangur gjatë bombardimeve që kryenin. Me përfundimin e luftës, ?Burrat e Monumenteve? u shqetësuan më pak për shkatërrimin e artit dhe u morën më shumë me gjetjen e veprave që ishin vjedhur. Gjatë luftës, nazistët kishin vjedhur sasi të panumërta veprash arti historike. Për ta u realizua në vitin 2014, një film me protagonistë disa nga aktorët më të njohur të Hollivudit.
According to the German statistics office, life expect...
The Fugejt family from Kentucky, USA, is famous for a ...
Last week, policy and business leaders at the 53rd Annual ...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
When we think of mummies, our minds immediately go to anci...
Female serial killers are a rare but well-documented pheno...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
There are a number of myths about sleep, which are oft...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
There are currently many predictions about how Russia's wa...
Sacrificial rituals, curses, dolls, and black magic likely...
"Magic Mountain", the classic novel by Thomas Mann, wh...
The morning of January 22 in Beijing resembles the sce...
In 1917, revolution broke out in Russia and Tsar Nicho...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...