Being tall is an advantage, right?
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...

“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobarit apo Çikago e Al Kapones”.
“Një qytet ku nuk sundon ligji, një luftë e pafundme mbi drogën”. Këta janë titujt që dominojnë këto ditë në median belge pas vrasjes së një 11-vjeçareje gjatë një përleshje me armë në Merksem, një nga zonat më problematike të qytetit-port.
Viktima u plagos për vdekje gjatë sulmit ndaj shtëpisë së saj nga një bandë rivale e klanit të cilit ajo fatkeqësisht i përkiste. Një larje e vërtetë e hesapeve midis bandave: dy nga xhaxhallarët e vajzës konsiderohen si eksponentët kryesorë të Mafias Mokro, një organizatë kriminale marokene e specializuar në trafikun e drogës, me pozita të forta midis Belgjikës dhe Holandës.
Një krim tjetër që e bindi kryebashkiakun Bart De Vever - kreu i partisë së krahut të djathtë N-VA (Aleanca e Re Flamane) aleate në Evropë me grupin konservator-reformist të Xhorxhia Melonit - t’i kërkonte qeverisë qendrore në Bruksel dërgimin e menjëhershëm të ushtrisë për të ruajtur portin.
Kontrolli i kompleksit të tretë më të madh detar të Evropës është synimi i vërtetë i organizatave të trafikut të drogës, të të gjitha ngjyrave dhe kombësive. Sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, sidomos nga Kolumbia dhe Panamaja, kalojnë çdo vit nëpër portat e hapura të portit gjigant.
Bëhet fjalë për një trafik shumë fitimprurës: në vitin 2022 doganierët belgë kapën 110 ton kokainë (23 për qind më shumë se një vit më parë) me një vlerë prej rreth 5 miliardë eurosh. Në fakt kjo sasi është vetëm një pikë në oqean. Sipas burimeve policore, droga e sekuestruar përbën vetëm 10 për qind të totalit të sekuestruar.
Prandaj, llogaritë bëhen shumë shpejt. Tani Antverpi është bërë porta hyrëse e drogës për në Bashkimin Evropian, dhe cilido që kontrollon portin e tij kontrollon edhe tregun kontinental të narko-trafikut. Prandaj ka ndodhur edhe përshkallëzimi i dhunës që po përjeton qyteti prej të paktën një dekade.
Krahas kërkesës për zbarkimin e ushtrisë, kryebashkiaku i alarmuar nga situata e rënduar ka kërkuar thirrjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, organit federal përgjegjës për emergjencat dhe i përbërë nga ministrat kryesorë të kabinetit qeveritar dhe nga krerët e forcave të armatosura, policisë dhe xhandarmërisë dhe shërbimet sekrete.
Një propozim, që duke marrë shkas nga situata, është absolutisht i arsyeshëm dhe i nevojshëm. Por qeveria e udhëhequr nga liberali Aleksaandër de Kru preferon që ta anashkalojë përballimin me këtë çështje shumë delikate.
Deri tani nuk është caktuar asnjë mbledhje e Këshillit dhe asnjë njësi e ushtrisë nuk do të dërgohet në Antverp. “Ushtria nuk është e përgatitur për këto detyra”- deklaro i Ministri socialist i Mbrojtjes Ludivin Dedonder. Në këto kushte, maksimumi që mund të bëhet është përforcimi i masave të sigurisë në port, që aktualisht janë shumë të buta, duke vendosur drone, skanerë dhe robotë përgjatë kalatave dhe hyrjeve.
Por nuk parashikohen përforcime në personelin e sigurisë. Një qëndrim ky disfatist dhe skandaloz, por në përputhje me modestinë tradicionale - siç është parë tashmë që në kohën e sulmeve terroriste islamike në Bruksel - të politikës belge në lidhje me çështjet e sigurisë dhe rendit publik. Megjithatë emergjenca është shumë reale.
Dhjetorin e vitit të kaluar, rrëmbimi nga një bandë e Ministrit të Drejtësisë Vincent Van Kuikenborn, u parandalua në momentin e fundit. Ndërsa ditët e fundit dhe për të njëjtat arsye, ish-kolegu i tij holandez Ferdinad Graperhaus ruhet nën masa të forta sigurie. Megjithatë, me përjashtim të deklaratave të forta, asgjë nuk duket se po lëviz.
Ndërsa kriminelët po bëhen gjithnjë e më të guximshëm dhe më të rrezikshëm, shteti preferon të mos shohë dhe të mos veprojë. Nga përtacia, frika, nga një garanci kontradiktore dhe e pashëndetshme që i ka dobësuar ndjeshëm burimet financiare të policisë dhe shërbimeve sekrete.
Mungon vullneti dhe guximi. Gjyqtari Mishel Klasie, që sot drejton hetimin e “Qatargate”, dhe që ndër vite ka luftuar i vetëm ndaj krimit të organizuar, nuk ka më dyshime.
Në një intervistë dhënë për gazetën “La Dernier Heure”, ai u shpreh se është i bindur se “trafikantët e narkotikëve kanë fituar një ndjenjë të pandëshkueshmërisë totale, pasi nuk ka asnjë reagim të përshtatshëm as nga autoritetet politike, as nga policia dhe gjyqësori”. Mafiet i falënderojnë për këtë neglizhencë, dhe ndërkohë lulëzojnë dhe vrasin.
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Perhaps on paper, Sultan Kösen is a mild-mannered farm...
Death is something inevitable. And since everyone dies...
In 1883, as he lay on his deathbed, Karl Marx revealed a t...
After decades of peace, Russia returned the war to Europe ...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
After France announced last week that it will send AMX-10 ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
The eyes, the look, are decisive in the relationship that ...
Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit...
It has long been known that raising or throwing the white ...
Motivation is the "magic piece" that helps people achieve ...
It has long been believed that the ancient Egyptians used ...
All of us human beings will die one day, but some of us di...
He planned a coup d'état, and even contemplated forcing hi...
Living to the age of 100 was, and still remains, an extrao...
In the summer of 1940, Adolf Hitler's Third Reich seemed u...
In recent years, many successes have been recorded in the ...
Do you believe in ghosts that roam around during the n...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Tirana Police have solved a theft case, which occurred at ...
Two people, suspected of being the perpetrators of a murde...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
A 23-year-old TikTok influencer accused of killing her boy...
The Supreme Court has ruled that migrants arriving at the ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...