This is how wars are won through psychology
"The president is here!" Dressed in military fatigues ...

Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studime të fundit.Gratë kanë 73 për qind më shumë gjasa sesa burrat që të lëndohet rëndë në një aksident ballor me makinë, dhe thuajse 2 herë më shumë gjasa për t’u bllokuar në rrënojat e një aksidenti automobilistik, dhe 17 për qind më shumë gjasa për të vdekur në një aksident automobilistik.
Janë një sërë faktorësh, dhe kryesisht përgjegjësia bie mbi projektuesit e automjeteve që nuk marrin parasysh dallimet midis fizikut mashkullor dhe atij femëror. Për shembull, një studim në Suedi zbuloi se gratë janë më të prirura për t’u lënduar në qafë, sepse sediljet e makinave nuk i lënë shumë vend trupave më të lehtë.
“Në përgjithësi femrat janë më të lehta në peshën trupore sesa meshkujt. Ndaj ato katapultohen më shpejt përpara dhe i nënshtrohen një lëvizje përshpejtuese më të madhe në rastin e një aksidenti. Po ashtu një grua lidhet më fort pas rripit të sigurimit”- thotë Ana Karlson nga Universiteti i Teknologjisë Chalmers.
“Sediljet duhet të jenë më pak të ngurta, dhe më të zhdërvjellta. Kur një makinë goditet nga pas, pjesa e pasme e sediljes vepron si një trampolinë duke na katapultuar përpara. Unë do të doja të shihja mbështetëse të sediljeve që janë më të mira në amortizimin e tronditjes”- shton ajo.
Siç e thekson edhe Karolin Kriado Perez, autore e librit “Gratë e padukshme: Ekspozimi i paragjykimeve gjinore me të cilat përballen çdo ditë gratë” e vitin 2019, gratë priren të ulen më afër pedaleve sesa burrat, ato janë në përgjithësi më të shkurtra ndërsa kanë vështirësi në arritjen e pedaleve për të përdorur si duhet makinën.
Ky lloj drejtimi konsiderohet të jetë “jashtë pozicionit” dhe jo pozicioni i rekomanduar nga prodhuesi. Qëndrimi ulur në këtë pozicion, edhe pse kërkohet për të drejtuar makinën, e vë shoferin përballë një rreziku më të madh për t’u lënduar. Një pjesë e problemit është mënyra se si testohen makinat.
Përpara testeve të përplasjes, dikur në teste përdorshin kufoma të vërteta njerëzore. Dhe ashtu si klasifikimi i lëndimeve të mëparshme nga ato të pësuara në teste, kishte një problem demografik: shumica e kufomave të përdorura ishin meshkuj të moshuar.
Kur nisi përdorimi i manekinëve, ishte koha e duhur për ta korrigjuar atë, dhe ndoshta për të vendosur disa forma të tjera trupore. Fatkeqësisht testimet vazhduan të bazoheshin tek modelet mashkullore, dhe pastaj prej tyre nxirrej një deduksion.
Sot kryhen edhe teste enkas për fëmijët, por manekinët që përdoren si përfaqësues të trupave të femrave janë modele meshkujsh me përmasa të vogla, afërsisht me madhësinë e një vajze 12-vjeçare, me gjatësi 149 centimetra.
Studiuesit rekomandojnë zhvillimin e modeleve femërore të testimit të përplasjeve dhe përdorimin e tyre si një standard gjatë testimit, në mënyrë që makinat të jenë më të sigurta për gratë. Modelet e grave shtatzëna gjatë një përplasje janë përdorur në të kaluarën, por duhet të përfshihen edhe në testet e sigurisë për të përmirësuar sigurinë.
Testet që simulojnë gratë shtatzëna, tregojnë se sistemet e kufizimit me tre pika janë më të sigurta për nënën dhe fetusin gjatë një përplasjeje. Po ashtu, po bëhen përpjekje për të riparuar pabarazinë që vihet re në këtë aspekt. Kohët e fundit u projektua nga studiues suedezë një model i tillë i testimit.
Ekipi shpreson që ai të mund të përdoret për të mësuar rreth lëndimeve të ndryshme - si për shembull një legen i thyer- që ndodhin në mënyrë disproporcionale tek femrat e përfshira në aksidente automobilistike. “Nuk mund të kesh të njëjtën pajisje për të testuar një burrë dhe një grua. Ne nuk do të reduktojmë dot lëndimet që po shohim sot në rast se nuk vendosim sensorë për t’i matur ato”- tha për BBC Kristofer O’Konnor, drejtuesi i prodhuesit më të madh të testeve të përplasjes.
“Duke i matur ato lëndime, ne mund të prodhojmë makina më të sigurta me një ‘airbag’ më të sigurt, me rripa sigurie më të sigurt, me ndarje më të sigurta për pasagjerët që lejojnë trupa të madhësive të ndryshme”-theksoi ai./ Përshtatur nga CNA.al
"The president is here!" Dressed in military fatigues ...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
For decades, the United States had a secret weapon. During...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
According to the German statistics office, life expect...
The Fugejt family from Kentucky, USA, is famous for a ...
Last week, policy and business leaders at the 53rd Annual ...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
When we think of mummies, our minds immediately go to anci...
Female serial killers are a rare but well-documented pheno...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
There are a number of myths about sleep, which are oft...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have solved a theft case, which occurred at ...
Two people, suspected of being the perpetrators of a murde...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Two people have been arrested in Kurbin after they were ca...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
The Council of the European Union today gave final approva...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
The death toll from devastating earthquakes in Venezuela h...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...