Photo News/ VIPs paid by Veliaj protesting against Rama
Some of the public figures, the so-called "VIPs", who toda...
Some of the public figures, the so-called "VIPs", who toda...

Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e origjinës të së keqes. Por shumë nga idetë më të përhapura mbi këtë temë janë të rrezikshme dhe të pabaza. Edhe pse filozofët e kanë vrarë mendje për mijëra vjet mbi natyrën e së keqes, sot teza e imoralitetit mund të duket si një problem i zgjidhur.
Për shembull marrim parasysh rastin e Brajan Koberger, i dyshuari kryesor për vrasjen e 4-fishtë pranë Universitetit të Idahos, SHBA. Arrestimi i tij nxiti një mori spekulimesh mediatike mbi psikikën e vrasësit, a thua se diagnoza e saktë e çrregullimit të personalitetit të tij mund të zbehte peshën e krimit të kryer.
Shikimi i tij “ psikopatik”, pushtoi faqet e para të disa tabloideve britanike, ndërsa “Neë York Times” analizoi me kujdes deklaratat e Koberger mbi paaftësinë e tij për të ndjerë pendim për krimet e kryera që në adoleshencë. Doktor Drju, një mjek i njohur që del shpesh në televizionet amerikane, mori në pyetje një ish-agjent të FBI-së për këtë rast, duke nxjerrë në pah të ashtuquajturën treshe të errët:narcisizmin, psikopatinë dhe makiavelizmin.
Është e kuptueshme që njerëzit kërkojnë ndihmë për të kuptuar vdekjet absurde, ngjarjet e të cilave pushtojnë faqet e para të gazetave lokale, dhe plotësojnë katalogun e gjerë të serialeve të Netflix mbi përmbajtjen e vërtetë të krimit. Megjithatë, përpjekjet për të shpjeguar të keqen mbeten shkencërisht të dyshimta shpjegojnë kriminologu Jarko Jalava dhe psikologia Stefeni Grifiths në librin e tyre të ri “Miti i kriminelit të lindur”.
”Kur flitet për krimet, psikologët priret të flasin në mënyrë të ‘përafërt”- thotë Jalava. Ndërsa autori i vrasjeve në Idaho sigurisht që meriton të dënohet ashpër, të depërtosh në mendjen e një vrasësi është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Parashikimi dhe parandalimi i akteve të urryera është akoma më i vështirë.

Dhe përhapja e termave pseudoshkencore për individët që përfshihen në sjellje të këqija apo edhe vrasje ka pasoja të mëdha e të rënda. Diagnostikimi dhe trajtimi nga mjekët i sëmundjeve të tilla, si e ashtuquajtura “çmenduri morale” dhe “psikoza kriminale”, daton që nga fillimi i shekullit XIX.
Ndërsa klerikët bënin një dallim të qartë midis së mirës dhe së keqes, psikiatrit nisën që t’i trajtonin njerëzit që kryenin akte impulsive, vetë-dëmtuese ose “jo të krishtera”.
Në fillim, ata e shpjeguan ekzistencën e “mollëve të kalbura” me ndihmën e teorive si ajo e atavizmit. Përkrahësit e saj besonin se me kalimin e kohës, degjenerimi i grupit të gjeneve të disa njerëzve shpjegonte edhe përqendrimin e varfërisë, krimit dhe tipareve të tjera të padëshiruara tek grupime të caktuara etnike ose klasa shoqërore.
Edhe pse teoria e degjenerimit është zëvendësuar ngadalë nga koncepti i “psikopatisë” (që nga greqishtja do të thotë “sëmundja e shpirtit”), subjektet kanë mbetur të pandryshuara: devijantët që tregojnë mungesë pendimi ose faji, shfaqin shthurje seksuale dhe kanë një dosje të madhe kriminale, ndoshta që në moshë të re.
Variacione të reja të së njëjtës temë shfaqen gjatë gjithë kohës. “Treshja e errët”, një term i krijuar në vitin 2002 nga psikologët kanadezë Delroi Paulus dhe Kevin Uilliams, përshkruan “personalitetet ofensive, por jo patologjike” si drejtuesit e kompanive, politikanët dhe të dashurit toksikë.
Po ashtu ekzistojnë etiketa të tilla si “çrregullimi antisocial i personalitetit”, një diagnozë që u jepet individëve me impulsivitet të lartë, agresivitet dhe sjellje kriminale. Përveç nxitjes së mëtejshme të debatit të përditshëm, këto modele mbështesin besimin e dyshimtë se çdo qenie njerëzore ka një personalitet të pandryshueshëm, dhe se këto personalitete mund të klasifikohen lehtësisht si të mirë apo të këqij.

Në fakt, studimet e fundit tregojnë se shumë njerëz ndryshojnë - në disa raste në mënyrë drastike - gjatë gjithë jetës së tyre. Njëherazi, shumë studiues vazhdojnë të kritikojnë karakterizimin historik të çrregullimeve të personalitetit, pjesërisht sepse është stigmatizues dhe mund të thellojë traumat , por edhe sepse nuk çon në indikacione të qarta për trajtimin më të përshtatshëm për t’u ndjekur.
Shumë ide të njohura rreth njerëzve që kryejnë veprime të liga, duket se burojnë nga raportimi i lajmeve tabloide dhe jo nga provat shkencore. Për shembull, sipas Jalava dhe Grifits shumë eksperimente që pretendojnë se kanë një bazë gjenetike ose neurobiologjike, nuk janë përsëritur ose kanë prodhuar më pas rezultate kontradiktore.
Për dekada të tëra, media është kritikuar me të drejtë për vëmendjen e saj morboze ndaj vrasësve (me supozimin se kjo nxit dëshirën e psikopatit ose narcisistit për vëmendje, dhe nga ana tjetër mund të frymëzojë kopjuesit e tyre).
Por ka një ndryshim midis dëshirës së pangopur të konsumatorëve të lajmeve mbi vrasësit serialë, dhe përgjegjësisë që kemi të gjithë për t’u marrë me dëmin që shkakton shoqëria jonë dhe ndoshta aftësinë tonë për të bërë dëm.
Kështu rreth 1/3 vrasësve serialë (shumë prej të cilëve supozohet se janë psikopatë), janë dhunuar fizikisht kur kanë qenë fëmijë. Nga këta, një e katërta kane qenë viktima të abuzimit seksual dhe gjysma nga abuzimi psikologjik. Megjithatë, këto statistika nuk shpjegojnë shumë për më shumë se gjysmën e rasteve të tjera, të cilët nuk janë abuzuar.
Por ato ngrenë një pyetje më interesante:Pse kaq shumë prindër në dukje jo psikopatë, abuzojnë me fëmijët e tyre? Kjo mënyrë e riformulimit të pyetjes nuk është as justifikim dhe as falje. Në parim të rriturit mund të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Por duhet thënë se e keqja nuk ekziston vetëm tek një individ, siç mund të sugjerojnë etiketat e natyrshme gjykuese, si për shembull “psikopat”. Psikopatët nuk lindin, ata bëhen të tillë gjatë jetës. Çështja reale se nëse psikopatët ekzistojnë, të njëjtat forca që i formojnë ata, janë në veprim tek ne të tjerët, ndoshta me pasoja të ngjashme, edhe pse më të buta.
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Thoughts and feelings do not behave like the material obje...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Courage can come in all shapes and sizes. Such as running ...
My dear son, I am writing this letter for 3 reasons: 1. L...
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Thousands of Ukrainian children and teenagers have been fo...
Carnival? All with masks to wear, hide, have fun and joke....
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
A Chinese spy balloon destroyed after being identified...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
The art of escaping from prison has made thieves and murde...
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...