Tourist season 2026/ Visitor influx, but challenges remain
Albanian beaches are filled with visitors, while the touri...
Albanian beaches are filled with visitors, while the touri...

In March 1990, the New Yorker published a cartoon by Jack Ziegler that depicted the optimism alive at the end of the Cold War. It showed a company executive sitting at his desk as a worker enters the office carrying a large bomb.
"Tom, bring that hydrogen bomb and throw it in the trash can," says the director. "Of course, boss!" the employee answers. The image of the nuclear bomb being placed "in the wastebasket" was symbolic of the hope many had that a new era of cooperation between the United States and the former Soviet Union was emerging.
Frika e shpërthimit të një lufte bërthamore midis dy superfuqive të botës ishte zbehur, dhe shumë njerëz shpresuan se armët bërthamore, edhe pse do të vazhdonin të ekzistonin, nuk do të ishin më një element qendror në politikën ndërkombëtare. Udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçev, deklaroi në qershorin e vitit 1991 se “rreziku i një lufte bërthamore globale është zhdukur”.

Sot, më shumë se 30 vjet më vonë, bombat bërthamore janë sërish një kërcënim. Si rezultat i pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, dhe i kërcënimeve alarmante me armët bërthamore nga zyrtarët rusë, bota është më afër përdorimit të armëve bërthamore sesa në çdo kohë që nga fillimi i viteve 1980.
Lufta Rusi-Ukrainë, shërben si një kujtesë e vrazhdë e disa të vërtetave të vjetra rreth armëve bërthamore: strategjia parandaluese bërthamore ka kufijtë e vet në aspektin e mbrojtjes, dhe se armët konvencionale mund t’ju ofrojnë më shumë mbrojtje. Gjatë një krize, parandalimi është i prekshëm, jo ??automatik dhe vetë-zbatues.
Dhe ekziston gjithmonë mundësia që ai të dështojë. Në dekadat e para pas Luftës së Dytë Botërore, shumë udhëheqës ushtarakë dhe politikë të SHBA-së, dhe shumica e opinionit publikut, prisnin ose kishin frikë se armët bërthamore do të përdoreshin përsëri. Hiroshima dhe Nagasaki bënë të dukshme për të gjithë tmerret e një bombardimi atomik.
Koncepti se lufta bërthamore mund të ndodhte në çdo moment, e tmerroi shoqërinë amerikane. Shumë godina të epokës së Luftës së Ftohtë - përfshirë shkollat, aeroportet, madje edhe motele - u ndërtuan të pajisura me vendstrehime nëntokësore anti-bërthamore. Udhëzimi për t’u “përkulur dhe mbuluar” në rastin e një sulmi bërthamor (në vend të vrapimit drejt dritares për të parë se ç’bëhet jashtë), u bë pjesë e stërvitjeve të mbrojtjes civile në SHBA-së, pjesë e së cilës inkurajohej të bëhej çdo qytetar amerikan, përfshirë nxënësit nëpër shkolla.

Ngjarje si Kriza e Raketave Kubane, i bënë më të dukshme këto frikëra. Për 13 ditë në tetorin e vitit 1962, bota iu afrua më shumë se kurrë një lufte bërthamore. Në atë kohë, shumë njerëz besonin se bota do të merrte fund. Por po atë kohë, u zhvilluan normat e kufizimit.
Një tabu bërthamore - një frenim normativ ndaj përdorimit të parë të armëve bërthamore - u shfaq si rezultat i interesave strategjike dhe shqetësimeve morale. Një lëvizje globale anti-bërthamore, së bashku me shtetet jo-bërthamore dhe Kombet e Bashkuara, u përpoqën në mënyrë aktive që t’i stigmatizonin armët bërthamore si armë të papranueshme të shkatërrimit në masë.
Pas krizës kubane, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan disa marrëveshje për kontrollin e armëve, për të ndihmuar në stabilizimin e “ekuilibrit të terrorit”. Këto norma të kufizimit bërthamor, ndihmuan në nxitjen e traditës tashmë gati 77-vjeçare të mospërdorimit të armëve bërthamore, tipari i vetëm më i rëndësishëm i epokës bërthamore.
Por sot, shumica e këtyre marrëveshjeve për kontrollin e armëve kanë skaduar, ndërsa shtetet e armatosura me armë bërthamore janë përfshirë edhe një herë në garë të kushtueshme të armatimeve.
Aktualisht ndodhemi në një periudhë të teprimit me prodhimin e armëve bërthamore dhe jo të kufizimit të tyre. E gjithë kjo na çon në momentin aktual, dhe tek pyetja kryesore në mendjen e të gjithëve: A janë ende dakord me tabunë bërthamore udhëheqësit rusë? A do të përdorte presidenti rus Vladimir Putin një armë bërthamore në Ukrainë?
E sigurt është se ai dëshiron që bota - dhe sidomos Shtetet e Bashkuara - të mendojnë se ai mund të bëjë këtë. Ditën kur shpalli fillimin e një “operacioni ushtarak special” në Ukrainë, Putin paralajmëroi se çdo vend që do të tentonte të ndërhynte në luftë do të përballej me “pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar asnjëherë në historinë tuaj”, një frazë që u intepretua nga të gjithë si një kërcënim i fshehtë bërthamor.

Zyrtarë të tjerë rusë, kanë bërë më vonë deklarata të ngjashme. Deri tani, ka të ngjarë që këto kërcënime të kenë të bëjnë më shumë me frenimin e NATO-s sesa me përdorimin aktual. Me sa duket Rusia nuk e ka rritur nivelin e alarmit për forcat e saj bërthamore, por ka aktivizuar një sistem komunikimi që mund të transmetojë një urdhër për lëshimin a bombave.
Zyrtarët rusë janë sigurisht të vetëdijshëm, se çdo përdorim i armëve bërthamore do të sillte pasoja shkatërruese për Rusinë dhe për vetë Putinin, përfshirë denoncimin e gjerë dhe përçmim në nivel global. Siç deklaroi Anatoli Antonov, ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, në fillim të muajit maj: “Jemi pikërisht ne që u kemi thënë vitet e fundit kolegëve amerikanë se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore, ndaj ajo nuk duhet të ndodhë asnjëherë!”
E megjithatë, rreziku që Putin të përdorë një armë bërthamore nuk është zero, dhe sa më gjatë të vazhdojë lufta aq më shumë rritet ky rrezik. Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk kanë përdorur të njëjtën diskurs si zyrtarët rusë (kërcënimet bërthamore) dhe as sjelljen e tyre (gatishmërinë e shtuar të arsenaleve bërthamore).
Përkundrazi, ata kanë dërguar në Ukrainë sasi të mëdha armësh konvencionale, duke premtuar se do të ndjekin penalisht autorët rusë të krimeve të luftës. Por ndërsa lufta po zgjat, Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke ecur drejt një lufte të zgjeruar, dhe për këtë arsye më të rrezikshme.
Paraqitja e dobët ushtarake e Rusisë në fushën e betejës, i ka tunduar më radikalët, të ndërmarrin hapa për ta krijuar një Rusi të “dobësuar”, pavarësisht rrezikut të përshkallëzimit bërthamor. Por përdorimi i luftës Rusi-Ukrainë për të rivendosur hegjemoninë e SHBA-së është një lojë e rrezikshme.
Një arsye pse Lufta e Ftohtë mbeti e tillë, ishte se liderët amerikanë e kuptuan se përballja me një kundërshtar të armatosur me armë bërthamore imponon kufizime në veprim. Ka qenë kjo strategji, ajo që e ka frenuar Rusinë nga zgjerimi i luftës në vendet e NATO-s si Polonia dhe Rumania.
Disa mund të argumentojnë se tabuja dhe parandalim bërthamor janë ende të forta, pasi asnjë lider racional nuk do të shihte përfitime nga fillimi i një lufte bërthamore. Por kjo mund të mos jetë gjithmonë e vërtetë. Jo të gjithë udhëheqësit mund të jenë racionalë ose të përgjegjshëm.
Udhëheqësit si Putin, që janë të gatshëm të përfshihen në gjenocid, mund të mos ndjejnë shumë pengesa për përdorimin e një arme bërthamore. Natyrisht, ne nuk e dimë se çfarë ka në kokë Putin. Por ekziston shqetësimi se nëse lufta vazhdon të ecë keq për Rusinë, Putini mund të përdorë në dëshpërim e sipër një armë bërthamore taktike, që gjithsesi sjell të gjitha efektet shkatërruese të bombës së Hiroshimës.
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina nuk kanë interesa të njëjta në këtë luftë. Ndërsa agresioni i Rusisë, i mbrojtur nga kërcënimet bërthamore, nuk duhet të lejohet të ketë sukses, Shtetet e Bashkuara kanë detyrimin të shmangin një luftë më të gjerë, që mund të rrisë rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë SHBA-Rusi.
Shënim: Nina Tannenwald, pedagoge në shkencat politike në Brown University, SHBA, dhe autore e librit “Tabuja e armëve bërthamore”.
"Foreign Policy" - Adapted in Albanian from CNA.al
Russia's invasion of Ukraine is causing a famine of gl...
Joseph Stalin is one of the most evil leaders in human his...
"The Independent" More often than not, the important ...
Humans have already experienced an ice age, since Homo Sap...
For decades, Vito Genovese was practically synonymous with...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
The Madrid summit witnessed a high level of solidarity...
Hours after the European Union took a historic decisio...
The great oil crises of the 1970s taught Western polit...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
When former British Prime Minister Winston Churchill spoke...
For historical and sociological reasons, the Marathon ...
Russian President Vladimir Putin is right when h...
Evropa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai today is a city that has attracted the attention of ...
As the host of the G-7 summit, Germany wanted to send clea...
The dream of human beings, and of medicine in general, is ...
They could be slaves, priests, or court officials. Som...
Russia cannot win its war against Ukraine for a simple...
While many people are familiar with conspiracy theories, c...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Financing health systems and managing the costs of hospita...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...