web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet

2026-06-19 13:43:00, Aktualitet CNA

Zbulohet

Ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Ervin Karanxha është njeriu që së bashku me Arben Llangozin dhe me shoqatën mediatike Shoqata "Asocacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë", nën firmën e Gjergj Zefit, kanë çuar në Gjykatën Administrative një kërkesë për t'u përfshirë si palë në lidhje me padinë e bërë nga Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado.

Duket se jo pa qëllim kanë sajuar një histori me 21 janarin e vitit 2011. Pra, u kujtuan pas 15 vjetësh Ervin Karanxha dhe shokët e tij, njeri i dënuar për mashtrim, dikur magazinier dhe vetë ish-prokuror që mbushi dynjanë dhe mediat se kishte bërë ADN-në e fëmijës së tij, që është shkarkuar nga vetingu së bashku me bashkëshorten si të papërshtatshëm me probleme me pasurinë e tyre.

Tani shkojnë të përballen me prokurorin Ols Dado. Ervin Karanxha pretendon se inatet i ka me Ols Dadon, pasi ky nuk e ka ndihmuar të kalojë vetingun dhe duket që çështja të jetë komplet një inat personal, që është kanalizuar nga lëvizjet e Erion Veliajt nëpërmjet Gjergj Zefit dhe portaleve të tjera të gjobaxhinjve dhe të paguara nga paratë e inceneratorëve, aferave, skandaleve korruptive në Shqipëri që të vërsulen kundër SPAK.

Pas Arben Llangozit, të dënuar si mashtrues, qëndron edhe Ervin Karanxha, një tjetër skandaloz i përjashtuar nga drejtësia nëpërmjet vetingut si i korruptuar së bashku me bashkëshorten e tij. Dhe tashmë së bashku përdorin firmën e Gjergj Zefit dhe shkojnë në Gjykatën Administrative për t'u vënë në krah të Erion Veliajt.

Kuptohet që Ervin Karanxha ka një çështje inati personal ndoshta me prokurorin Ols Dado, por së bashku me Arben Llangozin dhe Gjergj Zefin bëjnë një treshe për të qëndruar përballë Ols Dados dhe për t'u marrë me inatet e tyre personale. Kur në fakt, beteja më e madhe është beteja e luftës kundër korrupsionit dhe beteja kundër korrupsionit nuk fillon dhe nuk mbaron tek gjynahqarët që merr në mbrojtje dhe i marrin lekë Llangozi dhe Karanxha. Por tek zyrtarët e lartë të korruptuar, tek ata që duhen denoncuar të parët.

Erion Veliaj is an official with 13 charges. The war waged against SPAK by Erion Veliaj begins in the US, in Congress, in the Senate, at the Department of Justice, at OPDAT, in the media in Europe, where foreign lawyers and lobbyists are used. In Albania, they have the media of the government of Karlos, Meros, they have prosecutors and judges dismissed from vetting, they are Fane, now there is an association that uses a fraudster, someone dismissed for corruption, as a pickaxe against SPAK and uses anyone to get ahead of them. We still don't know how much Veliaj is paid, but mercenaries don't work for free.

It is a battle of a man accused of corruption to escape justice and here he has his accomplices. From prosecutors dismissed by vetting as corrupt, to lawyers, former warehousemen and fraudsters convicted or not, this has little value because they are simply a common gang against SPAK in defense of corruption./CNA





Lajmet e fundit nga