web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Territorialja”/ Berisha: Ja si do të hartohet projekti i PD-së për reformën

2026-02-07 13:40:00, Aktualitet CNA

“Territorialja”/ Berisha: Ja si do të hartohet projekti i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në komunikimin e sotëm me qytetarët edhe lidhur me Reformën Territoriale. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk do të pranojë asnjë ndryshim tjetër përveç atyre që propozon vetë.

Sipas tij propozimi i Ramës për Reformën Territoriale synon shpopullimin e mëtejshëm të vendit. Ndër të tjera shtoi se PD do të përgatisë një projekt të konsultuar me qytetarë dhe ekspertë.

“Së pari, ne jemi të bindur dhe duhet t’ua them të gjithë shqiptarëve se Edi Rama nuk pranon asnjë ndryshim tjetër përveç atyre që propozon vetë, e cila reformë synon depopullimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Ju duhet ta dini se ai tani parashikon nga 62 bashki të kalojë në 36 bashki.  Kjo është praktika e nxitjes së largimit masiv nga periferitë të shqiptarëve.

Çfarë do bëjmë ne? Meqenëse ky është një problem shumë themelor me vendin, ne do bashkëpunojmë ngushtë me ekspertët më të mirë shqiptarë. Ekipi ynë do të bëjë takime në të gjitha qarqet për të marrë mendimet e qytetarëve. Do të hartojë projektin tonë. Nuk mund të them se sa do jetë, por u rikujtoj se Sllovakia me një popullsi pak më të madhe se ne, ka 210 komuna dhe bashki.

Sllovakia, dy herë më e zhvilluar, ka 210 komuna dhe bashki. E cila ka një mal gjithsej, ndërsa Shqipëria ka male numerikisht sa gjithë Europa si numër. Pra, ne do bëjmë një projekt në përputhje me interesat e plota të qytetarëve dhe të zhvillimit të komuniteteve. Këtë projekt do e diskutojmë me ju, me qytetarët. Këtë projekt do e paraqesim në komisionin e reformës territoriale. Këtë projekt do ta diskutojmë me Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës që është institucioni numër një me ekspertizën më të madhe për reformën territorial”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga