web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej orësh në SPAK/ Malltezi përfundon dëshminë: Prokuroria nën urdhrat e Ramës

2024-01-25 15:08:00, Aktualitet CNA
Prej orësh në SPAK/ Malltezi përfundon dëshminë:
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi ka përfunduar dëshminë në SPAK. Para mediava ka zbuluar se është pyetur në cilësinë e personit në hetim.

Malltezi nuk ka pranuar akuzat që i janë bërë, ndërsa hodhi akuza se SPAK është në urdhra të kryeministri Edi Rama.

“Nuk ka vepër korrupsioni se nuk kam qenë ndonjëherë zyrtar. Nuk është pranuar ekspertiza kontabël.

Është arrestuar një njeri pa u pyetur.

Jam pyetur në cilësinë e personit në hetim. Proklurorët janë në konflikt interesi. Kam mbi 3 vite hetime dhe nuk ka asnjë fakt. Ka patur urdhëra politik  nga Rama për SPAK.

Kanë shkelur të drejtat kushtetuese. Tauilant Balla ka bërë kallëzim të rremë”, tha Malltezi./ CNA





Lajmet e fundit nga