web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi i 19 deputetëve të opozitës/ Berisha: Akt turpi, njëlloj si në Bjellorusinë e Lukashenkos

2024-01-29 18:56:00, Aktualitet CNA

Përjashtimi i 19 deputetëve të opozitës/ Berisha: Akt turpi,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit të 19 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Berisha e quan këtë një akt turpi, diktatorial, një akt frike dhe një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizmit.

“Sot parlamenti Rama-Linda,që nuk ka ekzistuar kurrë që nga diktatura, përjashtoi në një akt turpi, dikatorial, frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës. Po qëndrojnë në një betejë me të cilën duan të sjellin para jush në dritën e diellit të gjitha krimet e shëmtuara, vjedhjet monstuoze të Edi Ramës, po qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese që janë dhe të drejtat tuaja.

Linda e parlamentit, një turp i gatshëm përjashtoi njëlloj sikur të ishte Bjellorusia e Lukashenkos.

Ky është një akt, një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizimit”, është shprehur Berisha./ CNA 





10:19 TODAY

Policia me

Gjatë javës së kaluar, Policia e Durrësit ka gjobitur ...

Lajmet e fundit nga