web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i GJKKO-së rrëzon Belerin, nuk i jepet leje për betim

2024-01-29 10:40:00, Aktualitet CNA
Apeli i GJKKO-së rrëzon Belerin, nuk i jepet leje për betim
Fredi Beleri

Të hënën, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për leje për t’u betuar. 

Në lidhje me këtë vendim, avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari u shpreh se hapi i radhës është rekursi në Gjykatën e lartë.

“Po bëhen shkelje antikushtetuese. Po dhunon të drejtën e zgjedhjeve. Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste. Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar.”, u shpreh avokati i Belerit.

Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Në Gjykatën e Posaçme ai ka ankimuar edhe vendimin për masën "arrest me burg", por dhe kjo është refuzuar nga trupa gjykuese. 

Çështja "Beleri" ka sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare, e cila bën thirrje për lirim. Ndërkohë kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo është një çështje që i takon drejtësisë./CNA

 





10:19 TODAY

Policia me

Gjatë javës së kaluar, Policia e Durrësit ka gjobitur ...

Lajmet e fundit nga