GJKKO decision on Veliaj/Gjikondi: Right, delayed due to the mayor's machinations
Lawyer Brizida Gjikondi commented for CNA on the decision ...

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhje ku janë marrë disa vendime dhe janë miratuar disa projektligje.
Ndër këto vendime është dhe ai për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
Sipas VKM-së, paga për gradë do të rritet me 2.5% për të gjithë zjarrfikësit. Ndërkohë që për gradat "asistent zjarrfikës", "zjarrfikës", "kryezjarrfikës", "nënkomisar" dhe "komisar zjarrfikës", rritja përfshin edhe një shtesë sipas politikës së re të pagave.
VENDIMI I PLOTË:
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.419, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.419, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, zëvendësohet me lidhjen me të nëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për gradë” në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Asistent zjarrfikës”, “Zjarrfikës”, “Kryezjarrfikës”, “Nënkomisar zjarrfikës” dhe “Komisar zjarrfikës” si dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore përballohen nga transferta e miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.
4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026. /CNA
Lawyer Brizida Gjikondi commented for CNA on the decision ...
Këshilli i Evropës i ka hequr ditën e sotme imunitetin dip...
The Council of Albanian Ambassadors, through a statement, ...
Është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës (Dho...
Senior State Department official Mark Tervakoski is in Tir...
The Director of the Office for Europe and Asia of the US B...
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit st...
Një aksident i trefishtë është regjistruar rreth mesditës ...
On July 21, 2016, the Justice Reform, led mainly by the So...
The Administrative Court has set the date for the preparat...
Tens of thousands of residents of villages in the Thumanë ...
Former Prison Director Agim Ismaili appeared this morning ...
SPAK has sent the former mayor of Memaliaj, Gjolek Guci, f...
The Special Court has accepted the request of Arben Ahmeta...
Albanian-American journalist Arian Asimi spoke today about...
The highest organs of the Albanian state, which emerged in...
The intense rainfall that fell overnight has caused severa...
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një shtetas, nën...
The Vlora Prosecutor's Office has issued a seizure order f...
Tirana will welcome the Ministerial of Corridor VIII, one ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...