web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit/ Klodjan Braho, në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, pritet nga Andrew Tysen Duva

2026-04-20 20:58:00, Aktualitet CNA

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit/ Klodjan Braho, në Departamentin

Një delegacion i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i kryesuar nga drejtuesi Klodjan Braho, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Delegacioni shqiptar, ku bënin pjesë edhe drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit Dorina Bejko, u prit nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva, si dhe përfaqësues të programeve ndërkombëtare ligjzbatuese.

Gjatë vizitës në Departmentin e Drejtësisë, delegacioni zhvilloi takime edhe me institucione kyçe amerikane si (FBI), (DEA), si dhe OPDAT dhe ICITAP.

Këto takime u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit në hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit, si dhe në shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira mes institucioneve shqiptare dhe amerikane./ CNA





Lajmet e fundit nga