web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Ja sa do të tregohen nafta dhe benzina

2026-06-10 12:13:00, Aktualitet CNA

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Ja sa do të

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregtimit të naftës dhe benzinës. Çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 171 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 159 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Njoftimi i policisë:

Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 171 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 159 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës.

Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gasoline for fishing - the selling price of gasoline for fishing, referred to Law 9975, dated 28.07.2008 “On National Taxes”, in Article 9 “Exemptions from the payment of national taxes”, point 6 it is provided: …“Fishing vessels are exempt from the payment of the turnover tax and the carbon tax. Also referred to Article 10, point 3 letter “d” of Law 61/2012 “On excise duties in the Republic of Albania”, the exemption from excise duties of fuel for fishing vessels is provided, in the quantities, conditions and criteria determined in the Council of Ministers. Referring to the methodology determined in the normative act, the selling price of gasoline for fishing results in 92 lek. /CNA





Lajmet e fundit nga