Turizmi, Kosova na “braktis zyrtarisht”, hyrjet ranë me 19%, tërhiqen dhe nordikët
Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit t...

Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kësaj jave, duke u barazuar për herë të parë me nivelin e normës bazë të interesit.
Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti nivelin 3%, nga 3.02% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në mesin e këtij muaji. Yield-i i këtyre instrumenteve ka prekur nivelin më të ulët që nga korriku i vitit 2022, por ndërkohë më domethënëse është rënia në nivelin e normës bazë të interesit, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Tregu vazhdon të karakterizohet nga një kërkesë e lartë e investitorëve. Nga tetë miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në më shumë se 11.1 miliardë lekë. Siç ka ndodhur edhe në ankandet të tjera gjatë dy muajve të fundit, Ministria e Financave e ka rritur shumën e huamarrjes, duke e çuar atë në 9.2 miliardë lekë.
Këtë vit për herë të parë në tregun e titujve në lekë të qeverisë shqiptare kanë hyrë edhe investitorë të huaj, kryesisht fonde investimi. Pjesëmarrja e tyre ka qenë kryesisht e fokusuar në ankandet e obligacioneve, por sidoqoftë rritja e kërkesës në tërësi ka krijuar më shumë tepricë likuiditeti të orientuar edhe tek bonot 12-mujore.
Oferta e titujve në tregun primar ndërkohë ka ardhur gradualisht në rënie gjatë këtij viti, duke qenë se qeveria përqendroi huamarrjen kryesisht në tremujorin e parë të vitit. Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 68 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, inflacioni ka zbritur në nivelet më të ulëta të tre viteve të fundit, ndërsa rritja ekonomike paraqitet në nivele të kënaqshme, e mbështetur veçanërisht nga sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve.
Pritshmëritë për normat e interesit tashmë janë zhvendosur dukshëm në rënie, duke parë edhe lëvizjet e fundit të bankave të mëdha qendore, si Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale. Në muajin korrik, edhe Banka e Shqipëri aplikoi uljen e parë të normës bazë të interesit që prej vitit 2020.
Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti kryesor referues (benchmark) në tregun e financiar shqiptar, që përdoren për ndërtimin e interesave të kredive në monedhën vendase. Një rënie e yield-eve sjell edhe uljen e interesave të kredisë për sektorin privat, duke favorizuar zgjerimin e mëtejshëm të kreditimit në monedhën vendase. Për të 8-mujorin 2024, kredia e re e dhënë për ekonominë shqiptare ka arritur vlerën e 252.4 miliardë lekëve, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Revista Monitor
Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit t...
Sot, më 30 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka publikuar të plota ndryshimet që mir...
Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele...
Sot, më 29 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vlera e kontratat të reja me Partneritet Publik-Privat që ...
Në vitin 1993, Shqipëria miratoi ligjin për sigurimet shoq...
Sot, më 28 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sipas të dhënave zyrtare, shteti shqiptar ka prodhuar gjit...
Sot, më 27 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Pas krizës financiare të viteve 2007-09, çmimet globale të...
Sot, më 26 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Raporti i Tendencave të Strehimit 2024, i përpiluar nga ag...
Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nears...
Sot, më 25 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare pësoi përsëri rënie në ...
Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ran...
Ashtu siç u paralajmërua, në vijën bregdetare do të kenë p...
Sot, më 24 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ndryshimet klimatike, por edhe fenomenet natyrore më ekstr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...