Dollari pëson ulje, euro mbetet e pandryshuar/ Këmbimi valutor, 28 qershor 2022
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...

Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e urisë do të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën në samitin e G7 në Elmau të Gjermanisë. Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar një fond prej 2,76 miliardë dollarë amerikanë në përpjekjet për të zbutur probleme me urinë dhe për të siguruar ushqime. Dy miliardë dollarë do të përdoren për të shpëtuar jetën e njerëzve nga uria, nëpërmjet veprimeve të drejtpërdrejta humanitare. Ndërsa 760 milionë dollarë janë caktuar për ndihmë të qëndrueshme ushqimore afatshkurtër dhe afatmesme.
Përfaqësuesi i qeverisë amerikane akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e "ushqimit si një armë lufte". Është vlerësuar se deri në 40 milionë njerëz mund të futen në varfëri këtë vit, si rezultat i agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Kjo ndikon edhe në sigurinë ushqimore në mbarë botën.
Me këtë projekt, G7 reagoi ndaj pengesave globale në furnizimet me ushqime si rezultat i luftës në Ukrainë. Para luftës, Ukraina ishte një nga eksportuesit kryesorë të drithit në botë. Megjithatë, eksportet këtë vit janë zvogluar si rezultat i luftës së agresionit rus dhe bllokadës së porteve të Ukrainës. Rritja e çmimeve dhe pengesat e dërgesave janë pasojat e bllokadës, nga të cilat shumë vende të varfra po vuajnë shumë keq.
Kufiri i çmimit të naftës dhe gazit nga Rusia?

Vendet e G7 po synojnë të përcaktojnë edhe kufirin më të lartë të çmimeve të naftës dhe gazit rus. Kjo del nga deklarata përfundimtare e takimit të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Një kufi i tillë çmimi synon të kufizojë aftësinë e qeverisë ruse për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë. Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do të binte dakord me një masë të këtillë. Por kufiri i çmimit më të lartë mund të zbatohet vetëm në bashkëpunim me vendet e mëdha importuese të naftës si Kina ose India.
Të dy vendet kanë rritur madje importet e gazit dhe naftës nga Rusia pas sulmit të saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Prandaj, formulimi në deklaratën e G7 synon bashkëpunimin me vendet e tjera. BE do të shqyrtojë mënyra për të ulur çmimet e energjisë me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë mundësinë e futjes së kufijve të përkohshëm të çmimeve në importe, thuhet në deklaratë. Një zyrtar i G7 tha se kjo vlen si për naftën ashtu edhe për gazin. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndaluar blerjen e naftës ruse, ndërsa BE-ja do të ndërprejë importet nga fundi i vitit.
Sipas informacioneve nga qarqet e BE-së, vendet e G7-ës duan të vendosin sanksione edhe në importin e arit nga Rusia. Kjo duhet të forcojë masat e marra kundër qeverisë në Moskë për shkak të luftës së agresionit në Ukrainë, u tha në margjinat e samitit të G7 në Elmau. Në takim, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia mbështetën qartë ndalimin e importit të arit rus. Nga ana tjetër, shtetet e BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia, hezitojnë ende sepse sanksionet duhet të vendosen unanimisht nga të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Masat kundër punës me detyrim në Kinë

Qarqet amerikane në samit bëjnë të ditur se vendet e G7-ës duan të marrin masa edhe kundër punës me detyrim në Kinë. Produktet e prodhuara me punë të detyruar duhet të përjashtohen nga zinxhirët e furnizimit global. Kështu thuhet në dokumentin përfundimtar të krerëve të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore, sipas qarqeve të delegacionit të SHBA.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ka për qëllim kryesisht denimin e praktikave në Kinën, thuhet më tej. Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 do të përfundojnë sot pasdite samitin e tyre në Elmau./DW
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në një anketë të saj ka dal...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin për çmime...
Mund të jetë sfiduese të dalësh me një përshkrim që vlen p...
Sipas vlerësimit të ministrit gjerman të Bujqësi...
Monedha europiane ka mbetur e pandryshuar në tregun va...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 ton...
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...
Sezoni turistik ka goditur vlerën e monedhës së përbas...
Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë, krahas...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...
Euro blihet me 119.2 Lekë dhe shitet me 119.8 Lekë. P...
Çmimet po vazhdojnë të rriten më shumë dhe më shpejt s...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...