Rama “pushkaton” ministrat
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...

Rritja e përshpejtuar e kreditimit nga bankat shqiptare sinjalizon një fazë zgjerimi të ciklit financiar që kërkon vigjilencë, vuri në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtare në dokumentin e fundit mbi rishikimin e marrëveshjes me Shqipërinë.
Normat e rritjes së kreditimit ishin dyshifrore në vitet 2023 dhe 2024, me rritje veçanërisht të shpejta në huadhënien për pasuri të paluajtshme. Ndërsa këto prirje mbështesin aktivitetin ekonomik afatshkurtër, ato gjithashtu ngrenë shqetësime për rrezik sistemik ciklik dhe mbinxehje të tregut të pasurive të paluajtshme, njoftoi institucioni financiar ndërkombëtar.
Analiza tregon se sektori bankar shqiptar ka shfaqur përfitueshmëri dhe qëndrueshmëri të fortë. Kthimi mbi aktivet (RoA) dhe kthimi mbi kapitalin (RoE) i bankave shqiptare u pozicionua mbi mesataret e tyre historike në vitet 2023 dhe 2024. Mjaftueshmëria e kapitalit në nivel sistemi mbetet e fortë, me raportin total të kapitalit mbi 19 për qind, dukshëm mbi kërkesën mesatare të përgjithshme për kapital.
FMN vë në dukje se fitimet e larta dhe kapaciteti i mirë i gjenerimit të kapitalit tregojnë se sektori bankar është i aftë të përballojë një rritje modeste të normës bazë të rezervës kundërciklike pa shkaktuar shtrëngim të tepruar të kreditimit apo rritje të kostove të huadhënies.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se mënyra se si Banka e Shqipërisë vendos sot për shtesën kundërciklike të kapitalit për bankat është tepër e ngurtë dhe reagon me vonesë ndaj problemeve financiare. Sipas FMN-së, metodologjia aktuale është e ndërtuar kryesisht mbi humbjet e realizuara dhe jo mbi sinjale të hershme të stresit financiar që po krijohet në sistem.
Sipas rregullave në fuqi, Banka e Shqipërisë merr vendim për lirimin e shtesës kundërciklike vetëm pasi shfaqen shenja të forta të krizës, si rritja e kredive me probleme, humbje të bankave, gërryerje e kapitalit apo kufizime të kreditimit për shkak të mungesës së kapitalit. FMN thekson se këta tregues shfaqen zakonisht disa muaj pas nisjes së një episodi stresi financiar, çka do të thotë se mbështetja për sektorin bankar vjen relativisht vonë.
Në këtë kontekst, FMN rekomandon që Banka e Shqipërisë të rishikojë metodologjinë dhe ta bëjë atë më fleksibile, në mënyrë që të reagojë më herët kur shfaqen tensione në sistemin financiar.
Shqipëria ka ndërmarrë hapat e parë drejt kësaj mase në vitin 2025, duke vendosur për herë të parë një kërkesë kundërciklike pozitive për kapitalin e bankave, 0.25% nga qershori 2025 dhe 0.5% nga dhjetori 2025.
Dokumenti paralajmëron se rritja e shpejtë e kreditimit, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, po sinjalizon hyrjen e ekonomisë në një fazë zgjerimi të ciklit financiar. Kredia është rritur me ritme dyshifrore në vitet e fundit, e nxitur nga ndërtimi dhe turizmi.
Në këtë kontekst, FMN vlerëson se një masë kundërciklike e ndërtuar paraprakisht do të shërbente si mekanizëm mbrojtës jo vetëm ndaj rreziqeve të brendshme, por edhe ndaj goditjeve të jashtme, përfshirë luhatjet e kursit të këmbimit dhe përkeqësimin e kushteve financiare ndërkombëtare.
Bazuar në analiza historike, teste stresi dhe vlerësim ekspertësh, FMN sugjeron se një rezervë sigurie në intervalin 1–2% të kapitalit./ Monitor
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 le...
Kursi i këmbimit Euro-Lek po shfaq tendenca të mëtejshme n...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndarë të dhëna të reja nga r...
Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë mu...
Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë n...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 ...
Nga janari 2026 do të nisë zbatimi i ligjit “Për marrëvesh...
Viti 2025 po mbyllet me një përfitueshmëri në rënie të sek...
Bizneset e lidhur në tension 6 kilovolt do të duhet të sig...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 le...
Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sig...
Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sig...
Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndë...
Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm finan...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 lek...
Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet soci...
Agroturizmi tregoi këtë vit qëndrueshmëri më të lartë se t...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.9 l...
Ministria e Financave do të përdorë për herë të parë gjatë...
Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...