Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet sociale ndikojnë shoqërinë tonë, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht.
Në fund të fundit, disa njerëz kalojnë orë të tëra çdo ditë në këto platforma, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre. Tashmë, ndikimet kanë prekur edhe zakonet tona në shpenzime, kursime dhe investime.
Rrjetet sociale shpesh tregojnë një version të kuruar dhe të ekzagjeruar të realitetit. Njerëzit rrallë postojnë mbi problemet e sjelljes së fëmijëve në shkollë apo për stresin kur kujdesen për prindërit e moshuar.
Ata postojnë për pushime luksoze, vende të shkëlqyera në ndeshje sportive dhe mbrëmje të shtrenjta. Kjo krijon një ndjenjë të shtrembëruar të asaj që është “normale” dhe mund të çojë në një presion të pavetëdijshëm për të mbajtur hapin.
Le të marrim një shembull: ndiqni miq ose influencues që udhëtojnë nëpër botë, qëndrojnë në hotele më të mira dhe hanë në restorante luksoze. Ndoshta, pa e kuptuar, kjo ndikon në mënyrën se si ndiheni për pushimin “normal” që bëni në plazh, edhe pse e keni shijuar për vite me radhë.
Ose ndoshta gjatë festave shihni postime të miqve që kalojnë kohë në shtëpitë e tyre në bregdet. Mund të filloni të mendoni se të kesh një shtëpi të dytë është më e zakonshme dhe më e nevojshme sesa është në të vërtetë.
Sociologia Marsida Simo rikujton se, rrjetet sociale theksojnë momentet më të bukura të jetës së dikujt dhe jo realitetin e tyre të përditshëm.
“Duke qenë se jemi të ekspozuar vazhdimisht në rrjete të ndryshme sociale, kemi krijuar një realitet të përsosur, ku njerëzit tregojnë vetëm momentet më të bukura, shpenzimet luksoze dhe arritjet më mbresëlënëse.
Ky efekt nuk është thjesht një ndjesi momentale, por prek thellë psikologjinë njerëzore”, – thotë sociologia, duke theksuar se, ndikimi i rrjeteve sociale në mënyrën se si i shohim paratë, shpenzimet dhe investimet është i pamohueshëm.
“E gjitha kjo krijon një ndjesi krahasimi të vrazhdë duke e çuar individin në pakënaqësi, pamjaftueshmëri dhe çoroditje. Paraja dhe pasuria, përtej funksionit praktik, transformohen në një standard social.
Ajo që shohim te të tjerët në botën virtuale, duket gjithmonë më e madhe, më e bukur dhe më e arritshme se ajo që kemi ne”, – vijon znj. Simo.
Ajo ndalet te të rinjtë, duke nënvizuar se ky efekt është veçanërisht më i fuqishëm.
“Ata janë në fazën e formimit të identitetit dhe krahasimi social mund të ndikojë jo vetëm te vetëvlerësimi, por edhe te vendimet financiare, duke i rritur shanset për shpenzime impulsive. E gjitha kjo për të qëndruar në atë nivel që kanë formuar si imazh prej personave të famshëm që ndjekin”, – thekson znj. Simo.
Sociologia bën thirrje se edukimi financiar i hershëm duhet bërë domosdoshmëri – i ndihmon të rinjtë të kuptojnë diferencën mes dëshirave dhe nevojave, të menaxhojnë buxhetin dhe të planifikojnë investime të mençura.
“Njohuritë mbi kursimin, planifikimin dhe investimet janë po aq të rëndësishme sa njohuritë mbi teknologjinë dhe përdorimin e rrjeteve sociale.
Këto njohuri do t’u shërbejnë si një filtër, duke i bërë më të kujdesshëm në vendimet e tyre financiare, të veprojnë me etikë, të shmangin mashtrimet dhe të reduktojnë rreziqet e pakthyeshme”, – përfundon znj. Simo.
Një nga fenomenet që po vërehet gjithnjë e më shumë është “dismorfia e parasë”, ku individët ndihen financiarisht të pasigurt edhe në kushte kur janë realisht të qëndrueshëm.
“Kjo ndodh sepse krahasimi nuk bëhet më me mjedisin natyror ekonomik ku jeton individi, por me standardet globale të luksit, të cilat qarkullojnë me intensitet të madh në rrjetet sociale.
Si pasojë, krijohet një ndjenjë privimi relativ që nuk është produkt i realitetit, por i imazheve të kuruara që nxisin presionin për të konsumuar mbi mundësitë”, – thotë për “Monitor”, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa.
Rrjetet sociale po ndikojnë gjithnjë e më fort edhe në sjelljen financiare të familjeve.
Eksperti thotë se, shpenzimet impulsive, kreditë e marra për të mbuluar shpenzime joproduktive, apo investimet e nxituara në produktet që promovohen online, janë vetëm disa nga rreziqet që po shfaqen.
“Në një ekonomi të vogël si ajo shqiptare, kjo sjellje mund të krijojë tensione të panevojshme financiare tek individët dhe familjet dhe të deformojë prioritetet e tyre ekonomike.
Nga këndvështrimi i politikave publike dhe edukimit financiar, sfida kryesore është ndërtimi i një kulture ekonomike ku individët të kuptojnë se pasuria nuk matet me imazh, por me stabilitet, kursim dhe investim afatgjatë.
Është e rëndësishme që përdoruesit të kultivojnë një qasje kritike ndaj përmbajtjeve që konsumojnë dhe të ndërtojnë objektiva personale financiare të bazuara në realitetin e tyre, jo në modelet e krijuara në platforma digjitale”, – thotë z. Xhepa.
Krahasimi
Në epokën e rrjeteve sociale, çdo përdorues ka mundësi të krijojë dhe të shpërndajë përmbajtje, gjë që i bën krahasimet mes njerëzve më të shpeshta dhe më të pashmangshme.
Në platforma si Instagram, TikTok apo LinkedIn, shumica prezantojnë versionin më të mirë të vetes: foto të kuruara, pamje të bukura, trup ideal, luks dhe stil jete që shpesh nuk përputhen me realitetin e përditshëm.
Ky prezantim i zgjedhur dhe i filtruar bën që përdoruesit të krahasohen më shpesh “për lart”, me njerëz që duken më të suksesshëm, më të bukur apo më të pasur.
Një formë gjithnjë e më e zakonshme e këtij fenomeni është shpërndarja e simboleve të pasurisë: vila, makina luksoze, pushime ekzotike, marka të shtrenjta.
Kur dikush ekspozohet vazhdimisht ndaj këtyre imazheve, krijohet ndjesia se të tjerët janë më të pasur dhe më të privilegjuar. Ky lloj krahasimi shpesh çon në pakënaqësi, në ulje të vetëvlerësimit dhe në ndjesinë se jeta personale është më pak e vlefshme.
Ekspertja e marketingut digjital, Cansel Saygin, thotë se, sot krahasimi nuk bëhet më me shokët e klasës apo me kolegët e punës, por me njerëz nga çdo cep i botës.
“Kur kjo ndodh çdo ditë, krijohet një perceptim i shtrembëruar, njerëzit fillojnë të mendojnë se janë financiarisht të dobët, edhe kur nuk janë. Ndiejnë nevojën të kenë gjëra materiale që nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme.
Shpesh ndihen të pasigurt ekonomikisht, jo për shkak të realitetit të tyre, por për shkak të realitetit që shohin online. Me kohë, ajo që shfaqet në rrjetet sociale fillon të perceptohet si ‘standardi’ i jetesës, edhe pse është vetëm një version i filtruar i realitetit”, – thotë znj. Saygin.
Ky proces mund të shkaktojë atë që quhet privim relativ, një ndjenjë padrejtësie dhe zhgënjimi që lind kur perceptojmë se të tjerët kanë më shumë sesa ne, edhe pse realisht nuk kemi humbur asgjë.
Ndjenja e privimit relativ mund të rritet edhe më tepër kur personat me të cilët krahasohemi duken të ngjashëm me ne për nga mosha, stili i jetës ose interesat.
Kjo e bën kontrastin ekonomik të duket edhe më i mprehtë.
Pasojat e këtij privimi nuk kufizohen vetëm te mirëqenia personale. Studimet tregojnë se njerëzit që ndihen të privuar bëhen më pak të kënaqur me jetën e tyre, më të stresuar dhe priren ndaj sjelljeve agresive.
Një tjetër efekt i rëndësishëm është rritja e armiqësisë ndaj të pasurve. Kur dikush sheh vazhdimisht imazhe që i kujtojnë diferencat ekonomike, krijohet ideja se “të pasurit” janë shkaku i padrejtësisë së përjetuar.
Kjo mund të çojë në qëndrime negative, stereotipa të ftohtë dhe në disa raste, në sjellje agresive ndaj tyre, sidomos në mjediset online. /Monitor
Agroturizmi tregoi këtë vit qëndrueshmëri më të lartë se t...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.9 l...
Ministria e Financave do të përdorë për herë të parë gjatë...
Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një ng...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paralajmër...
Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikua...
Numri i të punësuarve me kontribute po vjen në rritje, pav...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.6 le...
Banka e Shqipërisë ndau sot të dhëna nga Raporti i Ndërmje...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Rritja e investimeve për të nxitur sektorin minerar si dhe...
E lajmëruar që në muajin tetor, Administrata Tatimore ka n...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 ...
Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon të shfaqë tendenca rënës...
Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore te grumbullu...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 le...
Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njo...
Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...