Kursi i këmbimit, e martë, 23 dhjetor 2025
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 le...

Bizneset e lidhur në tension 6 kilovolt do të duhet të sigurojnë të vetëm energjinë në tregun e lirë nga një furnizues privat.
Pas një seri njoftimesh nga kompanitë që janë pjesë e OSHEE Group edhe Enti Rregullator i Energjisë kërkoi që këta të fundit të marrin masa për t’ju përshtatur kësaj etape të fundit të liberalzimit.
“Nga data 1 janar 2026, klientët e lidhur në nivelin e tensionin 6 kV, që gjithashtu plotësojnë kriteret ligjore dhe teknike për të dalë në tregun e liberalizuar të furnizimit me energji elektrike, kanë detyrimin të gjejnë furnizuesin e tyre në treg të lirë.
Lidhur me sa më sipër, sjellim në vëmendje të të gjithë konsumatorëve që i përkasin kësaj kategorie, por edhe çdo konsumatori tjetër që ka plotësuar kriteret për daljen në tregun e lirë të energjisë, që të marrë masat për të gjetur e kontraktuar furnizuesin e tij nga lista e furnizuesve të licencuar nga ERE në këtë veprimtari”, thuhet në njoftimin e Entit.
Ky i fundit bën me dije se në faqen e tij të internetit mund të gjenden furnizuesit e licencuar si dhe modalitetet e kontaktimit dhe kontraktimit të tyre.
“Po ashtu, ju sjellim në vëmendje se, në platformën e krahasimit të çmimeve PCT (Price Comparison Tool), të ndërtuar nga ERE https://pct.ere.gov.al/, mund të kërkoni dhe gjeni ofertat me të mira të furnizimit për kategorinë së cilës i përkisni” nënvizon ERE.
Rregullatori nënvizon se të gjithë konsumatorët që kanë plotësuar kriteret për daljen në treg të lirë dhe që nuk kanë mundur të kontraktojnë vetë një furnizues ose kanë humbur furnizuesin e tyre, mund të përfitojnë nga furnizimi nëpërmjet “Furnizuesit të Mundësisë së Fundit” i cili është një furnizues i caktuar në përputhje me dispozitat e ligji të sektorit të energjisë elektrike, dhe që ofron për një periudhë të kufizuar kohe (60 ditë) shërbimin e furnizimit, në kushte të rregulluara.
Ndërkohë në çdo rast subjektet mund të ndryshojnë pa pagesë furnizuesin pasi kjo është një e drejtë që ua njeh ligji.
Procesi i liberalizimit nisi nga viti 2018 kur dolën në treg të lirë bizneset e lidhura në tension 35 kv. Nga ajo kohë e në vazhdim liberalizimi ka ecur me faza duke nxjerrë më pas në treg të lirë bizneset në tension 20 kilovolt dhe më pas ata në 10 kilovolt.
Në këtë fazë të fundit janë rreth 2300 subjekte të verifikuar në tension 6 kilovolt të cilët do të dalin në treg të lirë teksa një pjesë tjetër janë në faza verifikimi për shkak të detyrimeve që kanë ndaj furnizuesit aktual./monitor
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 le...
Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sig...
Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sig...
Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndë...
Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm finan...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 lek...
Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet soci...
Agroturizmi tregoi këtë vit qëndrueshmëri më të lartë se t...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.9 l...
Ministria e Financave do të përdorë për herë të parë gjatë...
Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një ng...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paralajmër...
Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikua...
Numri i të punësuarve me kontribute po vjen në rritje, pav...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.6 le...
Banka e Shqipërisë ndau sot të dhëna nga Raporti i Ndërmje...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Rritja e investimeve për të nxitur sektorin minerar si dhe...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...