Tubimi i 28-të kundër qeverisë/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur...

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.
Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024.
Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram.
Krahasimi i çmimeve të importit tregon se një kilogram kafe në janar 2025 kushtoi 30% më shumë se në janarin 2024.
Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret në vendin tonë janë vënë në vështirësi që vitin e kaluar për shkak se çmimi i kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë është rritur ndjeshëm vitin e fundit. Jahaj tha se në muajt e ardhshëm mars-prill pritet të ketë një reflektim në rritjen e çmimeve me pakicë për një filxhan kafe 10-30 lekë.
Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit te filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.
Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilave nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.
Analistët në tregjet ndërkombëtare po lajmërojnë se ndryshimet e klimës janë duke ndikuar negativisht çmimet e mallrave bujqësore dhe sidomos kafesë dy vitet e fundit.
Tendenca drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit dhe të krijojë rritje të çmimeve, thotë një raport i “Inverto”, një kompani ndërkombëtare europiane e specializuar në menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit.
Ngjarjet ekstreme të motit pritet të çojnë në çmime të paqëndrueshme të ushqimeve gjatë gjithë vitit 2025, pasi çmimet e kakaos dhe kafesë janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar.
Viti 2024 si vitin më të nxehtë të regjistruar, një tendencë drejt temperaturave më të larta që duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2025. “Inverto” parashikon se një prirje afatgjatë drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit, e për rrjedhoje edhe rritje të çmimeve.
Rritjet më të larta të çmimeve vitin e fundit ishin për kakaon dhe kafenë, përkatësisht 163% dhe 103%, për shkak të një kombinimi të reshjeve më të larta se mesatarja dhe temperaturave ekstreme në rajonet prodhuese, sipas hulumtimit./ Revista Monitor
Sot, më datë 19 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Konsumatorët në Ballkan janë të pakënaqur nga situata me ç...
Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Orga...
Sot, më datë 18 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë kon...
Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi...
Sot, më datë 17 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 16 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës do të duhet të n...
Ekonomia e romancës digjitale është një koncept gjithnjë e...
Sot, më datë 15 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të...
Shpenzimet për dhurata, organizime darke ose udhëtimi dhe ...
Sot, më datë 14 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 12 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e...
Sot, më datë 11 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet n...
Sot, më datë 10 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 9 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...