Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë "kokë turku" për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës, e duke drejtuar gishtin dhe ndaj kryebashkiakut të kryeqytett Erion Veliaj, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare, u shfaq për herë të parë publikisht, mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të gjatë në televizionin "SyriTV".
Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime. Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin, emrin që sipas Prokurorisë qëndron pas tri impianteve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.
Që kur në fillim të korrikut, Parlamentit iu kërkua autorizimi për arrestimin e tij, zoti Ahmetaj ndodhet jashtë vendit. Ai la të kuptohej se nuk jetonte i fshehur në shtetin ku po qëndron aktualisht e se kishte marrë një status zyrtar nga autoritetet e atij vendi, me gjasë të drejtën e azilit. “Nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, deklaroi ish zëvendëskryeministri.
Ai mohoi të ishte arratisur për t’i shpëtuar arrestimit.
“Nuk jam arratisur. As më ka lejuar njeri të largohem dhe as më ka ndihmuar njeri. Në momentin që kam mësuar se kërkohej imuniteti im, ka qenë data 8 ose 9 korrik, kam qenë jashtë Shqipërisë për pushime. Refuzova të kthehesha se e gjitha ishte orientuar me frymëzim politik”, tha zoti Ahmetaj.
Në fakt, Parlamenti bëri publike mbërritjen e kërkesës së Prokurorisë për autorizim për arrestimin e tij të hënën e 10 korrikut. Ndërsa shkresa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme daton më 7 korrik, ditën që zoti Ahmetaj, kaloi përmes kufirit tokësor në Greqi. Ndërsa më 14 korrik, avokatët e tij do të deklaronin se ai ndodhej në Angli “pranë familjes së tij” dhe se do të kthehej “kur të ketë liri”.
Me jetëgjatësinë më të madhe në kabinetet e kryeministrit Rama që prej mandatit të tij të parë në vitin 2013, duke mbuluar poste të rëndësishme, zoti Ahmetaj tregoi se thyerja në raportet mes tyre e kishte zanafillën me herët se korriku i vitit 2022, kur ai u shkarkua nga detyra e numrit 2 të qeverisë. Ai nuk dha ndonjë shpjegim se përse kishin ndryshuar marrëdhëniet mes tyre. Sipas tij, në shkurt të atij viti, ai vetë i kishte kërkuar zotit Rama që të largohej pasi “marrëdhënia e besimit mes nesh ishte përmbysur”, por se kjo kërkesë e tij nuk ishte pranuar.
Largimi i beftë nga qeveria, u pasua disa javë më vonë dhe me zhveshjen e tij nga postet në partinë socialiste, në një mbledhje të kryesisë që sipas tij ishte shoqëruar me tonë kërcënuese nga zoti Rama. Të gjitha lëvizje, të pasuara, siç u shpreh, dhe nga sulme mediatike të urdhëruara nga kryeministri, tha ai. Qëllimi sipas tij ishte “nxjerrja në pritë nga ish-drejtuesi im politik” dhe se më pas prokurorët kishin nxituar që t’i dëshmonin kreut të qeverisë se “na e nxore në pritë, dhe ne e vramë”.
Në mars të vitit të shkuar, u mësua se Prokuroria e Posaçme e kishte vënë nën hetim për të paktën 4 vepra penale nga “shpërdorim detyre” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” dhe “pastrimi i parave”. Ndërsa në dosjen dërguar në parlament ngriheshin dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve.
Po ashtu prokuroria vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, e pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Një mori aktesh të ndërmarra në funksionet e tij si ministër, për t’u mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tri impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier ishin provat që Prokuroria e Posaçme tha se kishte kundër tij.
Zoti Ahmetaj këmbënguli dhe gjatë intervistës se nuk ishte përfshirë në procedurat e inceneratorëve e se madje ai kishte kundërshtuar që në rastin e Tiranës, projekti të financohej nga buxheti i shtetit. Varianti i ofruar prej tij, ishte se kryeministrit Rama i duhej pikërisht një person i tillë “për t’i vënë tapën dosjes” së inceneratorit të Tiranës, projekt në të cilin, sipas tij, “është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit”.
Zoti Ahmetaj shkoi më tej kur deklaroi se “po qe se do të bëhet një hetim i vërtetë inceneratorit të Tiranës, shqiptarët do llahtarisen se deri ku do të shkojë, por SPAK nuk e bën. Po të hetohet Tirana, shqiptarët do llahtarisen, do të shkojë shumë lart”. Ndërsa pjesë të sulmeve ndaj tij ai bëri dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, zoti Ahmetaj tha se disa prej veprimeve të këtij të fundit “janë ato të një pronari faktik” të inceneratorit.
Ish-zëvendëskryeministri e konsideroi biznesmenin Mirel Mërtiri “viktimë në raport me inceneratorin e Tiranës. Ai nuk është më pronari, ia kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë biznesin”, deklaroi ai duke iu referuar disa ndryshimeve në pronësinë e shoqërisë "Integrated Energy", e cila mori të drejtën e ndërtimit të inceneratorit. Në maj të vitit 2022, 40 për qind të aksioneve u kaluan dy shtetasve francezë me mbiemër të njëjtë, Abitbol, të cilët rezultojnë të lidhur me kompaninë e fundit që mori në administrim, shoqërinë shqiptare të naftës Armo, përpara falimentimit përfundimtar të saj.
Për herë të parë zoti Ahmetaj pranoi publikisht të ketë pasur një miqësi të hershme me Mërtirin. Gjatë deklarimeve në Komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve, ai i kishte bërë bisht pyetjes mbi njohjen e tij me sipërmarrësin, ndërsa vitin e kaluar në një intervistë për emisionin "Opinion" në "TvKlan", ai kishte deklaruar se “Mirel Mërtirin e kam njohur sipërfaqësisht në 2004-2005. Në 2012 u ritakuam rastësisht te Blloku”. Ndërsa në intervistën e mbrëmjes, të enjten, ai u shpreh se “Mirelin po, e kam pasur shok, dhe historia mes meje dhe tij është histori e vërtetësisë se si ndahet miqësia nga interesi publik”, duke iu referuar sërish faktit se ai e ishte kundërshtuar projektin e financimit të inceneratorit të Tiranës.
Po ashtu, zoti Ahmetaj, ofroi një shpjegim të kundërt, me sa kishte bërë më parë, mbi dyshimet se sipërmarrësit e inceneratorëve kishin financuar qëndrimet e tij disa herë nëpër hotele të shtrenjta jashtë vendit. Ndërsa në mars të vitit të shkuar kishte folur për “spekulime të pastra” mbi këtë çështje, dhe se nuk kishte qëndruar në hotelet e përmendura në dokumentet e gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos, ortakut të Mërtirit, këtë herë ai pranoi se kishte qenë ky i fundit që i kishte bërë pagesat me kartë, por se ia kishte dhënë më pas paratë në cash, pasi nuk kishte dashur që të shfaqej emri i tij për çështje personale.
Polumbarët e RENEA-s kanë kryer për rreth dy muaj kërk...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë deklaroi pak ditë më ...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar...
Platforma e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksio...
Me datë 13 shkurt do të jepet pretenca për kryebashkiakun ...
Aktori dhe moderatori Florian Binaj, ka njoftuar me an...
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi në themel për Fre...
Ne ia dolëm të rezistonim deri në janar, që do të thotë se...
Instituti i Statistikave ka reaguar pas sulmit që i ës...
2 mjekët dhe anestezisti të një spitali privat janë ve...
Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën vënien nën se...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësuesit e ba...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësuesit e...
Hakerët kanë sulmuar faqen e Institutit të Statistikave. ...
Sot në Komisionin e Ligjeve është diskutuar për shqyrtimin...
Është shtyrë seanca për ish-kryeministri Sali Berisha. Avo...
Ditën e sotme në orën 10:30 para Gjykatës Kushtetuese do t...
Partia Socialiste ka bërë një hap pas duke pranuar se ...
Ditën e sotme policia ka bërë dije përmes një njoftim që ë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...