Erion Veliaj është shoqëruar sot me një leje 48-orëshe për të shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni”. Por, mediat e pushtetit, Rilindja, njerëzit e paguar nga Veliaj, kanë thënë se i është vonuar leja. Këtu “shkëlqen”, kuptohet, gjithmonë Mero Baze.
Njeriu që punësoi fëmijët te Veliaj, njeriu që ka sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë për Veliajn, njeriu i Sokol Sadushit, të pavetinguar. Njerëzit që janë bërë miliarderë, multimilionerë në pushtetin e Rilindjes, kanë thënë se i qe vonuar një leje kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Ky është një mashtrim i radhës i Mero Bazes dhe të tijve, përfshi bandën tjetër në 99-çave, është një gënjeshtër. Dhe këtë e thekson në mënyrë zyrtare Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. CNA kontaktoi zyrtarisht Drejtorinë e Burgjeve për ta pyetur se cila qe arsyeja që është vonuar dhe pse nuk është dhënë leja nga SPAK-u. Në fakt, një burim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se sot është njoftuar Drejtoria e Burgjeve duke i dhënë certifikatën e lindjes së fëmijës. Sipas ligjit, pa u çuar certifikata e lindjes së fëmijës te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk fillojnë procedurat për të marrë leje i burgosuri përkatës.
Ka një procedurë të mirësqaruar ligjore, e cila thekson se kur jepet leja në të tilla raste. Dhe që Drejtoria e Burgjeve të aktivizohej, duhej që të vinte certifikata e lindjes. Në rastin konkret, ka qenë një lindje e planifikuar dhe certifikata ka shkuar vetëm sot.
Sapo certifikata ka shkuar, SPAK ka dhënë lejen në mënyrë të rrufeshme. Si rrallëherë, pa shumë burokraci dhe pa e çuar letra këtej apo andej, menjëherë me dorëzimin e certifikatës së lindjes së fëmijës nga Ajola Xoxa, Drejtoria e Burgjeve ka komunikuar me SPAK-un dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës është shoqëruar për në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Siç theksuam më lart, edhe në këtë rast mashtrimet nuk do t’u shmangeshin shkrimeve nga mediat mercenare të pushtetit, të paguara nga koncesionet, aferat, të sponsorizuara nga fondet që qarkullojnë nëpërmjet Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. U tha se ishte vonuar leja nga SPAK-u.
Në fakt, SPAK-u, sipas verifikimit të bërë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga burgjet, e ka dhënë lejen në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Thuajse të rrufeshme. Menjëherë sapo përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt kanë çuar certifikatën e lindjes së fëmijës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është komunikuar me SPAK-un dhe SPAK-u ka dhënë leje.

CNA i është drejtuar edhe SPAK-ut për ta pyetur zyrtarisht pse ka zgjatur procedura e dhënies së lejes së kryebashkiakut Veliaj. Përgjigja zyrtare ka qenë, që nuk ka pasur asnjë vonesë. Sot në mëngjes Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar që t’i jepet një leje kryebashkiakut të Tiranës, pasi bashkëshortja e tij ka lindur. Kjo e shoqëruar edhe me certifikatën përkatëse. Menjëherë prokurori i çështjes, Ols Dado, ka bërë vendimin.
Gjithashtu CNA ka mësuar se përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt për të krijuar gënjeshtrën me mediat e pushtetit, ditën e premte, pasdite, mbas orarit zyrtar dhe pa pasur një certifikatë lindjeje të fëmijës, siç e kërkon ligji, kanë bërë një kërkesë në SPAK. Por, prokurori Ols Dado, sipas burimeve zyrtare nga SPAK-u, nuk ka qenë në Tiranë. Ashtu edhe prokurori tjetër i çështjes, ish-drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, ndodhej jashtë shtetit. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme nga TIMS.
Në rast se prokurorët do të ishin, mund të anashkalonin procedurën e certifikatave, por ndodheshin jashtë shtetit. Menjëherë sapo janë paraqitur ditën e hënë në punë, sapo janë njoftuar nga Drejtoria e Burgjeve për çuarjen e certifikatës së fëmijës dhe faktin që është bërë një kërkesë, Erion Veliaj menjëherë është shoqëruar në mënyrë urgjente te bashkëshortja e tij dhe për të takuar fëmijën e tij.
Pra, një mashtrim i ngritur, ndërkohë që rrethanat dhe faktet e dhëna zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Burgjeve, edhe nga SPAK-u, rrëzojnë skenarët që ndërtohen me mashtrime publike, për t’i përdorur më pas në studio lobimi në SHBA apo nëpër gjykata, për të kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Tiranës me 13 akuza të rënda penale, i cili qëndron në burgun e Durrësit prej më shumë se një viti.
Dhe prej korrikut të vitit të shkuar dosja e parë hetimore është mbyllur dhe është çuar për gjykim, ndërkohë që seancat shtyhen pambarimisht për shkak të skemave dhe skenarëve që përdor Erion Veliaj, si në rastin konkret kur edhe pse merret dhe shoqërohet në mënyrë të rrufeshme për të parë fëmijën e tij të sapolindur dhe bashkëshorten e tij, mediat mashtrojnë dhe na thonë se është vonuar leja, kur në fakt leja është kërkuar sot në mëngjes nga Burgjet dhe është dhënë në mënyrë të menjëhershme./CNA
Avokati Kujtim Cakrani nuk do të jetë më përfaqësues ligjo...
Në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Lartë të Prokuroris...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, njeriu që ësh...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë...
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka bërë ...
Në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë kanë nisur pun...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Carlo Bollino ka dalë sërish kundër protestuesve, duke u s...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Rritja e taksës së ndërtesës pritet të sjellë ndryshime të...
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sot...
Mijëra qytetarë po vijojnë përmes marshimit protestën e 29...
Nis marshimi i mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot për ...
Mijëra qytetarë u grumbulluan këtë të premte që prej orës ...
Aktivisti i njihur Andi Tepelena mbajti pasditen e sotme n...
Mijëra qytetarë janë bashkuar edhe këtë të diel në Tiranë,...
Këtë të diel po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 29-të...
Zjarri me përmasa të mëdha në Klos të Mallakastrës ka çuar...
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë të diel në fsh...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...