Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Pas vendimit të ERE për të mos ndryshuar çmimin e energjisë elektrike, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu kundërshtinë e saj lidhur me këtë vendim.
Ajo deklaroi se nuk e kishte lexuar më parë dokumentacionin e paraqitur sot në komisionin ERE, por edhe pse çmimi nuk u rrit dhe ajo që kishte propozuar para dy javësh, ajo sërish zgjodhi të vinte në diskutim kompetencat e ERE-s, të cilat janë të përcaktuara me ligj.
"Ju bëra thirrje me 1 tetor që mos të hyjë në fuqi vendimi dhe janë këto argumente sot që po dëgjoj që paskam pasur të drejtë unë. Në fakt më dha të drejtë qeveria."
"Ndërkohë që mbledhja e këtij bordi po tregon që ERE në fakt është ajo që përcakton çmimin, pas kërkesës së qeverisë. Dhe unë me këtë nuk bie dakord. Me uzurpimin dhe marrjen e kompetencave tuaja".
Deklarata e plotë:
“Unë kam qënë e para, menjëherë pasi erdha në mbledhjen e këtij bordi dhe lexova dhe disa të dhëna që ndoshta nuk I kam lexuar mëparë, kam bërë thirrjen sigurisht që duhet të kursehet, patjetër. Është detyrë e jona, e të gjithëve si qytetarë, lëre pastaj detyrën tonë që kemi publike, ju për funksionet tuaja, unë për funksionin tim. Nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe të bësh thirrje për të kursyer dhe I bashkohem thirrjes tuaj siç e kam bërë dy javë mëparë që duhet patjetër çdo familje shqiptare, çdo qytetar të kursej, vendosëm dhe masa për të kursyer. Ajo çfarë po diskutojmë sot këtu lidhet në dy prizma. Unë materialin e kam parë në kohën kur na u nis deri sot dhe nuk ka asnjë argument të ri për konsumin. Konfirmon dhe njëherë qëndrimin tim të herës së kaluar që rritja e çmimit të energjisë është e panevojshme, sepse këtë po vendosim sot. Ju bëra thirrje me 1 tetor që mos të hy në fuqi vendimi dhe janë këto argumenta sot që po dëgjoj që paskam pasur të drejtë unë. Në fakt më dha të drejtë qeveria.
Unë kisha disa pyetje në lidhje me funksionet tuaja. Dëgjova znj. Balluku që tha “vendosim ne për çmimin e energjisë elektrike, ERE vendos çmimin, çmimin tavan dhe ne e vendosim vetë se kur mund të hy ose jo.” Së pari njëherë, ju nuk vendosi çmim tavan, ju vendosni një çmim të përcaktuar për kËh, siç ishte vendimi që e lexova herën e kaluar, nuk është në dëshirën e qeverisë për ta zbatuar ose jo.
“Qeveria ka propozuar tek ju dhe ERE ka vendosur një çmim tavan dhe brenda këtij çmimi tavan është në dëshirën tonë se kur ta bëjmë.” Ndërkohë që mbledhja e këtij bordi po tregon që ERE në fakt është ajo që përcakton çmimin, pas kërkesës së qeverisë. Dhe unë me këtë nuk bie dakord. Me uzurpimin dhe marrjen e kompetencave të juaja.
Duke dëgjuar me interes të gjithë anëtarët e bordit dhe njëherë dua që t’ju bëj thirrje që me këto të dhëna të reja që ju mendoni që keni marrë, tarifoni në kuadrin e vlerësimit në një moment të dytë dhe ta revokoni vendimin mos ta shtyni me një muaj.
Nëqoftëse konsumi ka filluar të bjeri, nëqoftëse kursimi ka filluar të ndodh, nëqoftëse të dhënat tregojnë këtë, atëherë gjykoj që është e nevojshme që ky vendim për rritjen e çmimit të energjisë të revokohet, jo të shtyhet me një muaj.
Nuk mund të lemë dhe konsumatorët deri në moment të fundit në pritje do të hy nesër apo jo në fuqi. Sepse ndoshta mund të ndodh prapë që me 30 tetor qeveria të dali sikur ka shpëtuar nga situata dhe nuk po e fut ne fuqi as me 1 nëntor.
Kshuqë unë besoj që edhe në kuadër të interesit tuaj publik dhe me gjithë respektin për z. Shuli, nuk vareni nga qeveria, jeni institucion I pavarur. Drejtoritë e varësisë varen nga qeveria, ju jeni anëtarë bordi që zgjidheni nga parlamenti, vareni nga parlamenti.
Qeveria sigurisht bashkëpunon me ju, ju dërgon informacione, keni për detyrë që të komunikoni me to, por vareni nga parlamenti”, deklaroi Tabaku.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është p...
Evi Angelakis ose Evis Kokalari nuk ka aftësinë të kuptojë...
Aksioni i Forcave RENEA në Shijak, rreth zhdukjes së Ervis...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Gjirokastra ...
Brenda pak ditësh gjykata mori vendimin lidhur me dy deput...
Në muajin shtator janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga ...
Prej ditës së djeshme ka nisur një rast i ri i shfrytëzimi...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij me qyte...
Në njësinë administrative Libofshë, në bashkinë Fier, bano...
Grida Duma duket se ka hequr dorë nga prijësi Luli Basha. ...
Policia greke ka arrestuar një emigrant shqiptar pasi akuzoh...
Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Organizator. Kreu i...
Renea dhe FNSH kanë zbarkuar në Shijak. Mediat me titra r...
Një ditë më parë 44 liderët e vendeve të Europës u mblodhë...
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që Çmimin Nobel p...
Në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet projektligji për dos...
Shumë njerëz besojnë se nuskat dhe hajmalitë na mbrojnë nga ...
Ka përfunduar seanca gjyqësore, në Gjykatën Administrative...
CNA.al raportoi një ditë më parë se Sokol Balla, drejtori ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Memaliaj është ndalur tek ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...