SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike bëri të ditur se një pjesë e madhe e mediave online po shkelin të drejtat e njeriut, gjatë veprimtarisë së tyre në informalitet.
Në një studim të posaçëm mbi këtë fushë, Instituti thekson se mediat online kanë denoncuar korrupsionin, si dhe kanë sjellë më shumë liri shprehjeje dhe informimi, por po aq shqetësuese janë edhe shpifjet apo lajmet e rreme.
Instituti bëri thirrje për vetërregullim të medias online, që të shmangen këto shkelje të lirive dhe të drejtave me një funksionim normal e ligjor të tyre.
Instituti i Studimeve Politike thekson në studim se mungesa e një rregullimi ligjor mbi funksionimin e mediave online, u ka dhënë atyre mundësinë për abuzim e shkelje të të drejtave të njeriut.
Krahas pjesëmarrësve privatë, autorët pohojnë se edhe forcat politike po e shpërdorojnë fuqinë e mediave online, për të cilat mungon transparenca mbi burimin e financimeve dhe të dhëna themelore mbi pronësinë.
Studiuesi i njohur Afrim Krasniqi, drejtues i këtij projekti, thotë se mediat shqiptare online nuk bëjnë gazetari profesionale, por shumica ngjajnë deri tani me mitingjet partiake të mbyllura në rrjetet sociale, dhe tribuna ku denigrimi dhe fyerjet përzihen me denoncimet e korrupsionit.
“Nuk kemi të bëjmë me një gazetari mirëfilli, sesa me nevojën për të shpërthyer, dhe për t’i thënë gjërat në mënyrë publike. Kjo ka sjellë dobi pozitive, sepse denoncon skandale, ose mbush boshllëqet e informacioneve, që institucionet qendrore mund edhe t’i fshehin. Qytetari mund të marrë informacion të bollshëm për këdo në një vend të vogël si Shqipëria, për tenderat, për skandalet. Por nga ana tjetër, është rritur mundësia e abuzimit, sepse nuk ekzistojnë institucione dhe mekanizma, që të parandalojnë apo frenojnë 'fake news'-in në Shqipëri, nuk ka mekanizma rregullatorë midis vetë medias” ,- thotë zoti Krasniqi.
Mediat online kanë marrë një përhapje të gjerë në Shqipëri, por lidhur me to mungojnë të dhëna fillestare mbi redaktorët, pronarët dhe autorët, dhe kjo veprimtari në fshehtësi ka sjellë shtimin e gjuhës së urrejtjes, shpifjeve, lajmeve të rreme, të cilat askush nuk ka se ku të drejtohet për t’i përgënjeshtruar.
Autorët e studimit pohojnë se vetë-rregullimi i mediave online është nevojë e ngutshme, për të rritur profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e kësaj gazetarie, dhe këtë, më mirë se kushdo mund ta bëjë vet komuniteti i mediave, sepse qeveria u provua se ka një qasje shumë të ashpër ndaj kësaj çështjeje delikate.
Studiuesi Krasniqi thotë se parlamenti, drejtësia dhe qeveria kanë dhënë shumë shembuj për mungesë transparence, dhe si burime lajmesh të rreme, ndaj rregullimet mund t’i bëjnë vet gazetarët në përputhje me kërkesat dhe standartet e Bashkimit Europian.
“Qeveria e ka humbur betejën për transparencën dhe nuk plotëson premtimet e saj për llogaridhënie. Nëse qeveria do të ishte transparente dhe llogaridhënëse, historia do të ishte krejt tjetër dhe vendi nuk do të kishte nevojë për kaq shumë media dhe hapësira për abuzime dhe fake news do të ishte jashtëzakonisht e vogël. Qeveria është modeli i fake news-it në Shqipëri, përfshi edhe stacionin zyrtar që përdor kryeministri, i cili është modeli negativ i një media abuzuese të pushtetit, pa transparencë në financim, në organizim, apo në njoftimet që përcjell. Gjithë strukutrat e tjera kanë përpara këtë model negativ dhe nuk kanë një model pozitiv, që t’i referohen” - thotë zoti Krasniqi.
Mediat online shfaqen në Shqipëri pa identifikim të autorësisë së shkrimeve, thekson studimi i ISP, dhe e drejta për lirinë e shprehjes vihet përballë me detyrën për të respektuar liritë e njeriut.
Në gjendjen aktuale, kur bëhet fjalë për disa dhjetëra e qindra media të tilla, është e vështirë të vlerësohet cilësia e gazetarisë, saktësia e informacionit, lajmet e rreme dhe përgjegjësitë kur cenohen të drejtat njerëzore.
Këtë mjegullnajë informaliteti, pohojnë autorët, po e shfrytëzojnë më së miri grupimet ekonomike dhe politike për shantazhe dhe privilegje, të cilat vazhdojnë ta mbajnë shoqërinë shqiptare nën retorikën e ashpër politike dhe respekti minimal për mendimin ndryshe./ VOA
CNA.al raportoi sot se Svetlana Timofoeva, 33-vjeçarja...
Korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi rapo...
Svetlana Timofoeva, 33-vjeçarja ruse e arrestuar nga p...
Pasi SPAK-u ka nisur hetimet ndaj tij, Ilir Meta përme...
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar ish-Presidentin e SH...
Profesor Përparim Kabo ka ngritur shqtësimin për kalimin në ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përgëzuar policinë pë...
Zhdukja e Ervis Martinajt ka pushtuar mediat që prej 11 gu...
Ish-drejtori i "RTSH"-së, Thoma Gëllçi është liruar ng...
Dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis ...
Nebil Çika, ish-kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politik, ...
Presidenti Bajram Begaj ka nisur sot procedurën për pë...
Stuhia dhe furtuna kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë ...
Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtës...
Zbulohet një nga kandidatët kryesorë për drejtor të pë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis ...
Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sht...
Partia Demokratike vazhdon me pyetësorin për Qeverinë ...
Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar pas lajmit të CNA.al,...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...