“Foshnja e braktisur po lufton me jetën”/ Balla: Prindërit e papërgjegjshëm të vendosen para drejtësisë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur ...

Gjatë gjithë kësaj jave, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar një ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik. Një vajzë e vogël 3-vjeçare u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet në mënyrë të tillë që u çua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.
“Stop” ka sjellë sot një përmbledhje kronologjike të ngjarjes së rëndë që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat që për më tepër rezultoi i palicensuar. OPGJ nuk mori denoncimin në spital, mjekët nuk bënë gjithashtu denoncim, mjeku ligjor nuk shkoi të bënte ekspertizën e gjendjes së vajzës.
Dje reagoi Ministria e Arsimit duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kopshtit të palicensuar. Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje.

Edukatorja dhunuese, Majlinda Dehima, u la në hetim të lirë nga policia, pas transmetimit të pamjeve filmike në “Stop”.
I ati i vajzës 3-vjeçare ka treguar në mënyrë kronologjike edhe njëherë për emisionin “Stop” si u trajtua rasti i thyerjes së këmbës të së bijës nga instancat përkatëse.
Gazetari: Në çfarë ore ju shkuat në datën 1 Nëntor tek spitali i Traumës?
Babai i vajzës: Shkuam rreth orës 4 e gjysmë. Mjeku që e trajtoi, di vetëm emrin, quhej Juli. Pasi bëmë grafinë, na mori të 2 si prindër me gjithë vajzën na çoi në një dhomë tjetër që ishte konsultë dhe na tha që vajza ka thyer në gjendje të rëndë këmbën.
Gazetari: Ky doktor, ai thërriti oficerët e Policisë Gjyqësore?
Babai i vajzës: Doktori nuk ka shprehu një interes të tillë për të kërkuar një shpjegim apo investigim që meqenëse, prindërit nuk dinë gjë nga ky kopsht, atëherë do të merret oficeri përkatës që të zbardhte çështjen ose të bënte pyetjet që ai di. Ne, pasi hymë brenda që pamë grafinë, nuk erdhi njeri afër që të na pyeste pasi ishte një emergjencë që duhej të shihnim se çfarë kishte ndodhur. Pasi ikëm tek salla tjetër që zbardhnim grafinë në ekran, sa morëm vesh nga mbrapa, një oficer kishte ndaluar zonjën drejtoreshë me gjithë të shoqin e saj duke e pyetur se çfarë ka ndodhur. Zonja, mesa morëm vesh ne, kishte thënë që “jemi të afërmit, nuk ka ndodhur gjë, një aksident i vogël”.
Gazetari: Dhe ai nuk i kishte shkuar më tej zbulimit të ngjarjes? Ishte mjaftuar me pohimet e drejtoreshës?
Babai i vajzës: Po. Ai kishte marrë dëshminë që ishte një rast familjar që ka ndodhur. Nuk erdhi të pyeste njeri. Ngeli tamam një enigmë.
Edukatorja dhunuese, Majlinda Dehima, tha para uniformave blu se mendon që vajza e ka lënduar vajzën tek hapësirat e krevatit, por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe këtë e vërtetojnë pamjet e fundit të siguruara nga emisioni investigativ “Stop”.
DËSHMIA E EDUKATORES MAJLINDA DEHIMA:
“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit.”
“Stop” siguroi pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.
ORA 13:46 – Vajza qan
Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti./ Klan.tv
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur li...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të ...
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët ...
Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur këtë të mërkurë n...
Avokati Arbër Hoxhaj foli lidhur me parqitjen e kreu t...
Sot në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka ...
Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se, marrëveshja mes...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të...
Avokati mbrojtës i ish kryeministrit Sali Berisha, Gen...
Foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një palla...
Deputetja, Erisa Xhixho ka reaguar pas publikimit të r...
Gjatë muajit tetor, nga kërkimet e arkeologëve është z...
Deputeti, Agron Shehaj ka dhënë një intervistë për gazetën...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka kome...
Ivanka Trump ka marrë qëndrim në një rast mashtrimi civil ...
Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e kapitujve t...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka...
Zv. kryeministrja, Belinda Balluku ka bërë një pasqyri...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...