“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Fushata zgjedhore ka 3 ditë që ka nisur zyrtarisht.
Sipas kërkesave të parashikuara nga Rezoluta e hartuar nga Klotilda Bushka dhe e miratuar nga Kuvendi, SPAK ka zbritur në terren.
Manuali i Monitorimit të Institucioneve kërkon që çdo institucion me rastin e marrjes së rezolutës me rekomandimet për vitin pasardhës të miratojë planin e punës dhe strategjitë përkatëse për zbatimin e rekomandimeve.
Kështu ka ndodhur!
SPAK siç është miratuar në tekstin e strategjisë së punës së Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore me rastin e zgjedhjeve të datës 11 maj, ka hapur brenda 3 ditëve 16 zyrat në të gjitha qarqet e vendit.
Sipas urdhrit të drejtuesit Altin Dumani, prokurorët, së bashku me hetuesit, që prej së premtes kanë marrë kontakte me prokuroritë e rretheve të cilat u kanë vënë në dispozicion edhe zyrat në të cilat do të qëndrojnë prokurorët e SPAK-ut për të koordinuar hetimet.
Zonja Bushka të njëjtin rekomandim e kishte shkruar edhe te rezoluta për Vlerësimin e Veprimtarisë së KQZ-së duke i kërkuar bashkëpunimin me SPAK-un në kuadër të goditjes së krimeve zgjedhore.
Në plotësim të rekomandimeve të Kuvendit që miraton draft-rezolutat e shkruara nga zonja Bushka, SPAK dhe KQZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.
Marrëveshja e lidhur mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së ka në thelb parandalimin e krimeve zgjedhore, siç i është kërkuar nga rezoluta.
Sipas marrëveshjes, prokurorët e posaçëm që do të shoqërohen edhe nga agjentët, do të analizojnë kallëzimet e referuara.
Paralelisht për t'iu përgjigjur sa me mirë rezolutës së Kuvendit, SPAK që prej muajit mars ka ngritur edhe një platformë në të cilën referohen shqetësimet në kohë reale.
Mësohet se janë duke u verifikuar edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK-ut ku adresohen denoncime nga qytetarët, megjithëse në të shumtën e rasteve është i vështirë identifikimi për shkak të anonimatit.
"Task-Forca” e ngritur do të vijojë funksionimin për 3 muaj, deri në fund të majit.
Task-forca e SPAK-ut përbëhet nga një strukturë qendrore dhe nga grupe hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore. Në të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës, të angazhuar në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë. Në Qarkun Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani.
Sipas Rezolutës së Kuvendit, fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë parandalimi dhe hetimi i përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor.
Marrëveshja e bashkëpunimit në KQZ ka parashikuar edhe vënien në dispozicion të Task-Forcës së një grupi të posaçëm me ekspertë financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës.
Task-Forca ka si funksion edhe monitorimin e përdorimit të buxhetit dhe investimeve publike, që sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore.
SPAK është përgjegjës sipas ligjit për vepra penale si, korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, grupet kriminale në zgjedhje dhe çdo krim zgjedhor i kryer nga zyrtarët e lartë.
Klotilda Bushka me rastin e analizës së veprimtarisë së SPAK-ut ka bërë vërtetë një punë cilësore dhe ka hartuar një rezolutë që nuk ka të sharë.
Për këtë duhet përgëzuar edhe nga shokët e partisë./ CNA
Josifi i Dhiatës së Vjetër Që nga dita e diel pasdite ...
Besimtarët e krishterë festojnë javën e fundit të jetës së...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Aut...
Astrit Hasani është presidenti i ri i Federatës Evropiane ...
View this post on Instagram ...
Policia e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani të posaçëm...
Besimtarët orthodhoksë kremtojnë ditën e sotme të dielën e...
Heparina, medikament themelor në tregun e farmaceutikës pë...
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e ...
Po kërkoni një hapësirë mediatike për "podcast"-in tuaj? K...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kalimet e paligjshme në kufijtë e Europës kanë rënë me më ...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zë...
Anija italiane ‘Libra’, me 40 emigrantë në bord, ka mbërri...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina, ...
Bashkia Vlorë ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të T...
Pas 27 vitesh martesë, kreu i PL-së, Ilir Meta, dhe depute...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...