Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Heparina, medikament themelor në tregun e farmaceutikës për hollimin e gjakut, tani po prodhohet në Lezhë.
Një ekip kërkuesish shkencorë, që prej muajsh janë punësuar nga kompania AZ Group, kanë mundësuar përpunimin e zorrëve të derrit, mukoza e të cilave, pasi kalon disa procese kimike shërben si lëndë e parë për prodhimin e holluesit të gjakut.
Lëngjet e përfituara nga përpunimi zorrëve prodhojnë disa nënprodukte të tjera, ku më i rëndësishmi është NutriVive AminoPlus, bio-stimulanti organik natyror i posaçëm për bujqësinë organike, i cili rrit rendimentin së paku me 20% dhe ul ndjeshëm përdorimin e pesticideve.
Paralelisht prodhohen ushqime për kafshë dhe disa produkte të tjera që i shërbejnë industrisë farmaceutike.
Kompania ka hyrë në një fazë të re investimi këtë vit, duke synuar të realizojë të gjithë ciklin e prodhimit të Heparinës direkt për ampulë.
Zoti Alban Zusi dhe djemtë e tij, Drini dhe Enio, të rikthyer pas studimeve të larta në fushën e biznesit jashtë vendit, synojnë ta çojnë prodhimin industrial në një nivel tjetër, të bazuar në kërkimin shkencor dhe duke zbatuar praktikat ekonomisë qarkulluese. Prodhimet reja tashmë janë patentuar, kanë kaluar fazat e testimit dhe janë në treg.
Novacioni, mënyrë për daljen nga kriza
Kompania AZ Group po kalonte një periudhë të vështirë në vitin 2023, kur rënia e Euros po sillte humbje të mëdha dhe emigracioni kishte tkurrur fuqinë punëtore.
Prej më shumë se dy dekadash, familja Zusi kishte ngritur një fabrikë përpunimi për të brendshmet e kafshëve të cilat shërbejnë si lëndë e parë te fabrikat e sallamit, me treg kryesor Austrinë. Kriza e Euros vuri kompaninë para sfidave për diversifikimin e aktivitetit.
Një takim rastësor në një panair me disa kërkues shkencorë përshpejtoi planin për të sjellë industrinë në një nivel tjetër. Iliri, profesor kimie me PHD, u rikthye nga Italia për të punuar në kompaninë AZ Group.
Një ekip kërkuesish dhe kimistësh prej pesë vetash nisën punën në laboratorin që u ngrit posaçërisht pranë fabrikës. Tani, dy impiantet e reja të fabrikës prodhojnë tre produkte farmaceutike, Heparinë, Bilurbinë dhe Heparinoide dhe shumë nënprodukte të tjera për kafshët dhe bujqësinë.
Ekipi shkencor mendon të zgjerojë më tej bazën e prodhimit të nënprodukteve që shërbejnë për industrinë e kozmetikës. Mbetjet e kafshëve të therura, pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve, pasi kalojnë shumë cikle përpunimi në impiante, nxjerrin një seri produktesh me vlerë në treg.
Pas shumë vitesh përvojë në fushën e industrisë, zoti Zusi ka kuptuar se investimet te burimet njerëzore sjellin kthim shumë të lartë. Vetëm në një vit punë, ekipi i kërkuesve shkencorë ka zhvilluar prodhimin e produkteve me vlerë të lartë në treg, për të cilat kërkesa është në rritje dhe fitimet janë të garantuara.
Transformimi që erdhi nga novacioni
Novacioni ka ndikuar në rritjen e eksporteve shqiptare të farmaceutikës. Vitin e kaluar, vendi ynë eksportoi 1 miliard lekë (10 mln euro) produkte farmaceutike, me rritje 130% në krahasim me vitin 2022, kryesisht nga produktet e reja të kompanisë AZ Group.
Me dobësimin e Euros dhe reduktimin e krahut të lirë të punës, industrisë shqiptare i duhet të kalojë në një nivel më të lartë të zinxhirit të vlerës për të siguruar vazhdimësinë.
Dy vitet e fundit, qindra njësi të vogla dhe të mesme të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve për eksport mbyllën aktivitetin, pasi nuk i përballuan humbjet që solli kursi i këmbimit dhe dobësimi i kërkesës nga jashtë.
Shumë fabrika kanë eksploruar zgjidhje të reja për të qëndruar në treg. Një nga operatorët më të mëdhenj të prodhimit të këpucës, “ProDyn”, transferoi prodhimin për kompanitë e luksit.
Prej gati dy vitesh, kompania po prodhon këpucë për “Prada” dhe për marka mbi mesataren. Disa kompani kanë mbyllur ciklin dhe kanë rritur investimet novative në ciklet e punës duke shkurtuar kostot dhe duke rritur cilësinë.
Si një vend shumë afër tregjeve të zhvilluara të Europës, Shqipëria ka mundësi për të prodhuar mallra me vlerë të lartë. Zoti Zusi thotë se vendi ka potencial për të zhvilluar më tej industrinë, sidomos agro-industrinë, ku bujqësia është një sektor me potencial të lartë për prodhime organike të hershme.
Pjesa më e madhe e inputeve për bujqësinë importohen dhe shpesh nuk janë të sigurta, ndaj hapësirat për prodhimin vendas janë të mëdha në këtë fushë.
Prodhimi sipas modelit të ekonomisë qarkulluese
Bashkimi Europian po mbështet fort modelin e ri të ekonomisë qarkulluese, që rikthen në produkte mbetjet, kundrejt modelit linear aktual ku konsumohen burimet, duke gjeneruar mbetje të cilat nuk përdoren dhe krijojnë ndotje.
Deri në vitin 2015, të brendshmet e kafshëve, kryesisht zorrët në të gjithë vendin, trajtoheshin si mbetje në landfille, ishin ndotësit kryesorë dhe burime infeksionesh në zonat urbane, sidomos në Tiranë. Shpesh ato hidheshin në kosha bashkë me mbeturina të tjera.
Kompania INCA, pjesë e AZ Group, e cila furnizon tregun e brendshëm dhe të jashtëm me pjesë natyrore për prodhimin e sallamit, filloi të grumbullojë mbetjet e thertoreve, duke iu dhënë atyre një vlerë ekonomike.
Koordinatori i përgjithshëm i AZ Group, Drini Zusi, tha se vitet e fundit janë tre kompani që trajtojnë përpunimin e mbetjeve shtazore, ku produktet e tyre përfundimtare janë të destinuara për industri të ndryshme, duke nisur nga farmaceutika e deri te plehëruesit organikë për bujqësinë.
Kompania e parë, INCA (Industry of Natural Casings Albania) përpunon nënprodukte shtazore të destinuara për konsum human, siç janë zorrët natyrale, që përdoren si lëndë e parë për industrinë e sallamit.
Investimi përfundoi në vitin 2020, ku përpunohen të gjithë nënproduktet e tjera, të cilat nuk mund të përdoren për konsum human apo për kafshë shtëpiake. Përtej nënprodukteve nga industria e përpunimit të mishit, kompania përpunon dhe çdo lloj mbetjeje nga industria e përpunimit të peshkut apo shpendëve.
Nga përpunimi i tyre në një cikël të mbyllur përftohen proteinë dhe yndyrë shtazore, të cilat gjejnë përdorim si ushqim për industrinë e mbarështimit, ose si biodiesel në industrinë e hidrokarbureve, tha Zusi. Dy nga kompanitë pjesë e INCA i nxjerrin 100% të të ardhurave nga përpunimi i mbetjeve.
Kompania u krijua si pjesë e planeve të Grupit AZ për të zgjeruar ndikimin në Rajonin e Ballkanit. AZ Group përpunon tonelata nënprodukte të kafshëve në vit, në procesin e të cilave është bërë një nga kompanitë me pozicionin më të mirë të ndikimit në mjedis.
AZ është e vetmja kompani në Shqipëri që aplikon plotësisht modelin e biznesit me ekonomi qarkulluese.
Vitin fundit, AZ Pharma ka prodhuar dhe patentuar me sukses tre lëndë të para për industrinë e farmaceutikës.
Kompania ka realizuar prodhimin bazuar tërësisht në ekonominë qarkulluese duke siguruar edhe energjinë elektrike të nevojshme për fabrikën nga impiantet fotovoltaike në ambientet e parkut industrial.
Pesëfishim i aktivitetit deri më 2030
Me zgjerimin e prodhimit në produkte me vlerë në industrinë e farmaceutikës, drejtuesit e AZ Group synojnë të pesëfishojnë të ardhurat nga aktiviteti deri në vitin 2030.
Në themel të rritjes do të jetë inovacioni dhe investimet në kapitalin njerëzor. Numri i punonjësve kërkimorë do të rritet, pasi synohet që baza e nënprodukteve farmaceutike, sidomos në fushën e kozmetikës, të zgjerohet me tej.
Bio-stimulanti organik natyror NutriVive AminoPlus është produkti i tretë që zhvillua falë kërkimit shkencor në laboratorin e AZ Group, pas dy produkteve farmaceutike që tashmë eksportohen drejt tregjeve të huaja.
Zoti Zusi thotë se kërkimi shkencor për të realizuar produkte inovative dhe zgjidhje të avancuara, duhet të jenë fokusi i çdo industrie shqiptare, si mënyrë për të përmirësuar cilësinë e produkteve që shoqëria shqiptare konsumon, por edhe si mënyrë për të fituar avantazhe konkurruese në tregje botërore. Monitor.al
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e ...
Po kërkoni një hapësirë mediatike për "podcast"-in tuaj? K...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kalimet e paligjshme në kufijtë e Europës kanë rënë me më ...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zë...
Anija italiane ‘Libra’, me 40 emigrantë në bord, ka mbërri...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina, ...
Bashkia Vlorë ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të T...
Pas 27 vitesh martesë, kreu i PL-së, Ilir Meta, dhe depute...
CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike ku përcillet ...
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka rrahur sekretar...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se po vijojnë hetimet...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se propaganda e Erion ...
Në zbatim të Kodit Zgjedhor, qeveria ka dalë me një vendim...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar vendimin e Apelit të ...
Pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina, ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për kontrollin e agjen...
Sot agjentët e BKH kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë kryer ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...