Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për 9 shtetas, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’.
Skema është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.
Si pasojë Prokuroria kërkon arrest me burg për shtetasit, A.D, A.G,E.M, A.M dhe A.K. Ndërsa ka kërkuar masën e sigurisë arrest shtëpie për shtetasit K.S, E.I, J.D dhe A.T
Kjo skemë mashtrimi më herët është denoncuar dhe nga CNA, ku theksohej se pronat e shqiptarëve po gllabërohen nga shoqëritë mikrofinanciare.
Fenomeni i rëndë është denoncuar nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, e cila ka vënë në dispozicion të SPAK-ut mbi 15 000 dokumente dhe akte, ku tregohen me detaje ankandet fiktive të zhvilluara me pronat e shqiptarëve.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për nëntë shtetas, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.
Nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.
Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.
Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.
Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.
Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit A.M., A.K., dhe A.T. kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Po kështu u provua se shtetasja K.S., në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.
Ndërsa shtetasit A.D., A.G. dhe E.M., në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja E.I., administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’ parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.
Përveç sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çmoi se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale, që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues dhe gjykata vendosi:
1 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.D.;
2 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.G.;
3 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin E.M.;
4 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen K.S.;
5 - Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për E.I.;
6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen J.D.;
7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.M.;
8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin A.K.; dhe
9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen A.T.
Të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal./ CNA
Avokati Saimir Vishaj është përjashtuar nga gara për kandi...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ditën e sotme, në orën 12:00, do të mbahet Konferenca e Kr...
Analisti Arjan Curi ka habitur me një deklaratë të bërë mb...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK nis hetimet për pasurinë e kryebashkiakut Erjon V...
Njëri personazh mediatik, tjetri 99-çi politik i Rilindjes...
Mediat e Erion Veliajt, të paguara nga inceneratorët, medi...
Ditën e sotme, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i shoqëruar n...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë page...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka bërë një deklaratë të for...
Afera e dherave është një aferë e madhe brenda aferës së i...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka vënë me “shpatulla pas mu...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është shprehur se paratë e p...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpreh në Komisionin e Lig...
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani,...
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...