
Pas lajmit të bujshëm se BE pezulloi fondet për bujqësinë në Shqipëri për shkak të korrupsionit, në media ka patur një sërë reagimesh.
Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka sjellë në vëmendje për të gjithë opinionin publik se një denoncim të tillë ajo e ka bërë në gusht të vitit 2022 ku tregonte dokumente dhe fakte tronditëse se deri ku kishte arritur korrupsioni në institucionet e shtetit me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në këtë denoncim Shehaj tregonte se inceneratori i Tiranës i jepte punonjësit të kompanisë 500 mijë euro hua të ndara në tre kontrata brenda 7 muajve.
Me dokumenta ajo shpjegonte se:
Skandali i inceneratoreve thellohet edhe me tej.
1-Dokumenta dhe fakte te reja tronditese deshmojne se deri ku mund te arrije korrupsioni me institucionet e shtetit dhe me parate e taksapaguesve shqiptare.
Inceneratori i tiranes i jep punonjesi te kompanise 500 mije euro hua, e ndare ne tre kontarata brenda 7 muajve.
Mars 2021
Qershor 2021
Tetor 2021
2- Po kjo kompani lidh si fillim nje kontrate qeraje me punonjesin, per nje toke ne Vaqarr. Pra e thene thjeshte punonjesi merr me qera nga kompania nje cope toke e cila ndodhet ne Sharre te Tiranes atje ku ushtrohet veprimtaria e trajtimit te mbeturinave . Me pas cuditerisht kompania ndryshon mendje duke revokuar (anulluar) kontraten e qerase dhe ia shet po te njejten cope toke( 8500 m2) te njejtit punonjes per nje vlere rreth 195 milion leke.
3- Me pas ky punonjes nepermjet nje nipti te hapur si person fizik aplikon ne AZHBR dhe perfiton nga ky institucion 314 mije euro subvencion per ndertimin e nje sere (e denoncuar me foto nga Monika Kryemadhi pak kohe me pare).
4- Nderkohe po i njejti punonjes eshte pronar i nje toke tjeter po ne te njejten zone 2000 m2 ne vleren 40 milione leke.
5- Ky punonjes tashme si person fizik konsulencen e merr nga Stela Gugallja e Consulting SE Partners sh.p.k e cila ka pergatitur dhe gjithe dojen e aplikimit ne AZHBR per marrjen e shumes 314 mije euro nga fondet e BE.
6- Ky punonjes ne 22 Shkurt 2022 eshte autorizuar me prokure te pergjithshme nga administratoria Arjola Kodra per te vepruar ne emer dhe per llogari te incenaratorit te Tiranes (IEBV sh.p.k). Kjo prokure automatikisht e ben E.B administrator te inceneratorit te Tiranes.
7- Gjate kohes qe gjithe Shqiperia ishte e zhytur ne pandemi pikerisht me 1 Prill 2020 E.B leshon nje prokure te posacme per dy shtetas malazez ku i autorizon ata per te hapur nje kompani ne Mal te Zi me emrin ABSA Engineering d.o.o .Emri i tij del serish ne nje kontrate sipermarje mes ITS se Klodian Zotos dhe nje kompanie YSOS sh.p.k ku ne fund me prokure te posacme ne emer te YSOS firmos E.B.
Pra eshte e qarte ne driten e diellit se cfare korrupsioni eshte bere me parate e shqiptareve, me parate qe BE jep per fermeret dhe se si shteti lidh duart dhe mbyll syte ne vend qe te kontrolloje deri me nje se si perdoren parate publike, sepse shteti praktikisht qeveriset nga inceneratoret dhe eshte ai qe udheheq grabitjen e parave publike.
Perdorimi mafioz i nje individi i cili shfaqet here si pronar, here si administrator, here si fermer, here si inxhinier qe nga Elbasani ne Tirane e deri ne Mal te Zi, jane deshmite e nje skeme shume te qarte e cila ngarkon me detyrime shume te medha SPAK-un qe t’u shkoje deri ne fund e te zbuloje edhe mjaft elemente te tjera pasi kjo eshte vetem maja e ajsbergut./CNA.al
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se projektl...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka pritur në ...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur vlerësimin ...
Rrjeti Safe Journalists i dërgoi një letër shqetësimi RTSH...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ditën e sotme...
Diskutimet mbi korrupsionin me fondet e BE për bujqësi...
Debate të forta ka patur mes deputetes Jorida Tabaku dhe m...
Për ministren e Bujqësisë Frida Krifca nuk është një lajm ...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi njihet për shafqjet e tij...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kuvendi, ka hedhur akuz...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belina Bal...
Të enjten Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancat për 6 ...
Klodian Zoto, i cili ndodhet në arrati, kërkon pafajësinë ...
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, është detyru...
Inceneratorët kanë kthyer në një “fushëbetejë” sallën e Ku...
Punonjësit e gardës janë zhvendosur pranë foltores së Kuve...
Opozita ka kërkuar në Kuvend, kryeministrin Edi Rama, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...