Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen në sektorë të paqëndrueshëm. Industria dhe bujqësia që janë baza e prodhimit, punësimit dhe eksporteve prej kohësh janë zyrtarisht në recension.
Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
Të dyja së bashku, bujqësia dhe industria, ishin përgjegjëse për 47 për qind të totalit të punësimit në vend në vitin 2024. Gjithashtu, shporta e eksporteve dominohet nga këto sektorë.
Bujqësia në pikiatë pas pandemisë
Të dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.
Në vitin 2019, bujqësia pati një ecuri pozitive, me rritje nga 1.8% deri në 4.3% në tre tremujorët e parë, ndërsa në fund-viti ra lehtë në -1.6%.
Viti 2020 nisi me një rritje të fortë prej 5.2% në tremujorin e parë, e ndjekur nga +3.6% në tremujorin e dytë, por rënia nisi në 6-mujorin e dytë të 2020 dhe nuk ndaloi më (shiko grafikun më poshtë).
Nga 2021, kriza u thellua. Tremujorët e parë dhe të dytë panë rënie me -1.6% dhe -3.8%, për të vijuar me -1.1%, duke çuar prodhimin vjetor të këtij viti me rënie -1.6%.
Viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8%. E njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.
Dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.
Shqipëria ofron financimet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet IPARD për shkak të praktikave korruptive që gjeti për ndarjen e fondeve në Shqipëri.
Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.
Megjithë rënien, bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëdhënësi më i madh.
Industria në vitin e tretë të rënies
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me -1.8% në tremujorin e dytë të 2025, duke vijuar tendencën e tkurrjes që nga 2023.
Këtë tremujor është frenuar përkeqësimi i industrisë përpunuese dhe është thelluar rënia e industrisë së rëndë.
Industria përpunuese qëndroi në vendnumëro në prill-qershor 2025, nga rënia me -5.5% në tremujorin e parë dhe -3.3% në të njëjtën periudhë të 2024.
Ndërsa industria e rëndë ka thelluar rënien më të madhe këtë vit, për shkak se volumet e prodhimit janë në rënie prej çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare.
Industria, dhe sidomos ajo përpunuese, pati periudha rritjeje të fortë, me kulme mbi 20 deri 30 për qind, të nxitura nga ri-ngritja pas pandemisë dhe kërkesa e lartë nga tregjet e jashtme. Edhe gjatë vitit 2023 ritmi mbeti pozitiv, por më i moderuar.
Ky trend u përmbys në vitin 2024, kur të katër tremujorët shënuan tkurrje të prodhimit industrial, me norma që shkuan deri në -8 për qind. Në dy tremujorët e parë të vitit 2025, industria dhe industria përpunuese kanë vijuar sërish me rënie, duke konfirmuar një krizë të zgjatur strukturore.
Shkaqet lidhen si me faktorë të brendshëm, ashtu edhe me ata të jashtëm. Rritja e kostove nga pagat dhe humbjet nga kursi i këmbimit në njërën anë dhe tkurrja e kërkesës nga jashtë në anën tjetër kanë ulur konkurrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve, të cilat kanë falimentuar.
Për më tepër, struktura e industrisë shqiptare mbetet e brishtë, e përqendruar kryesisht te prodhimet me vlerë të shtuar të ulët, që reagojnë shpejt ndaj luhatjeve të tregut.
Ky zhvillim është shqetësues, pasi industria përpunuese mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet e vendit.
Nëse trendi i rënies vijon, ai mund të kthehet në një pengesë të rëndësishme për rritjen e përgjithshme ekonomike, duke zbehur ndikimin pozitiv të sektorëve të tjerë si turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë mbajtur gjallë rritjen e PBB-së në vitet e fundit./ Monitor
Lajmi se Shqipëria krijoi një post ministror për Inteligje...
Gazetari Artan Hoxha në një dalje televizive për çështjen ...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka dhënë d...
Gazetari Artan Hoxha në një dalje televizive, ka folur për...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka folur p...
Këtë të hënë u nënshkruan një protokoll bashkëpunimi nga E...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur për çës...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ndarë detaje...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joa...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg Shkëlzen Dacin...
Burime bëjnë me dije se rreth 1 javë më parë është ushtrua...
Shtyhet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Tiranës,...
Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur gjyqtaren Sonila Bejtja si...
Në seancën gjyqësore të radhës për çështjen “Partizani”, a...
Seanca për dosjen "Partizani" është shtyrë për në datën 13...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joa...
Në GJKKO po zhvillohet seanca në ngarkim të të pandehurve ...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Ish-drejtori juridik i Erion Veliajt, Alban Dokushi, të ci...
Sot, në orën 12:00, në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...