Zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Gjirokastër
Në vendgrumbullimin e mbetjeve në Gjirokastër ka rënë zjar...

Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi Këshilli i BE-së miratoi çeljen e negociatave për tetë kapituj të Grupimit 3, përfshirë Kapitullin 29 mbi Bashkimin Doganor. Komisioni Europian vlerëson përparimin e Shqipërisë në përafrimin me acquis të BE-së dhe thekson detyrimet e mbetura për të arritur standardet e plota të unionit doganor.
Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar më 8 maj qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky grupim përfaqëson rritjen gjithëpërfshirëse për mirëqenie dhe përfshin tetë fusha, mes të cilave edhe Kapitullin 29, Bashkimi Doganor.
Në dokumentin e publikuar nga Komisioni Europian pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë në Bruksel, për Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, nënvizohet se, BE-ja mirëpret përparimin e Shqipërisë në përafrimin me acquis e BE-së në fushën e legjislacionit doganor. BE-ja vëren me kënaqësi nivelin e lartë të përafrimit të Shqipërisë me acquis e BE-së, veçanërisht në lidhje me borxhin doganor dhe garancitë doganore, vlerësimin doganor, procedurat doganore për import dhe eksport, procedurat speciale përveç transitit, Operatorët Ekonomikë të Autorizuar, si dhe kontrollet e bagazheve të pasagjerëve ajrorë dhe detarë.
BE-ja nënvizon nevojën që Shqipëria të përafrojë më tej kuadrin e saj ligjor me acquis e BE-së, përfshirë aktet zbatuese të Kodit Doganor të Unionit dhe Konventën e Transitit të Përbashkët. Në veçanti, Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj lidhur me statusin doganor të mallrave, transitin, menaxhimin e riskut doganor dhe aspektet e sigurisë, mallrat kulturore, kontrollin e parave dhe prekursorët e drogave. Tarifat e skanimit që aplikohen për kryerjen e kontrolleve doganore duhet të hiqen, pasi skanimi duhet të trajtohet si kontroll i zakonshëm doganor dhe jo si shërbim i ofruar nga autoritetet doganore.
BE-ja mirëpret kapacitetin adekuat administrativ dhe operacional të Shqipërisë për të përmbushur detyrat ekzistuese doganore. BE-ja e fton Shqipërinë të forcojë më tej ndërtimin e kapaciteteve dhe rekrutimin e stafit përpara anëtarësimit, në veçanti në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT). BE-ja nënvizon nevojën që Shqipëria të vazhdojë të zhvillojë dhe përmirësojë sistemet ekzistuese IT, në përputhje me Planin Shumëvjeçar Strategjik për Doganat Elektronike, për të siguruar përafrimin me sistemet doganore të BE-së dhe për të garantuar ndërveprueshmërinë. BE-ja kujton nevojën që Shqipëria të alokojë burime të mjaftueshme financiare për të gjitha projektet IT në vijim dhe ato të planifikuara.
BE-ja mirëpret ekzistencën e strukturave dhe masave kundër korrupsionit në Shqipëri për luftën kundër korrupsionit në fushën doganore. BE-ja mirëpret gjithashtu qëllimin e Shqipërisë për të forcuar luftën kundër mashtrimeve doganore, veçanërisht kundër kontrabandës së produkteve të duhanit. BE-ja vëren pozitivisht se standardet e integritetit profesional dhe kundër korrupsionit po zbatohen në mënyrë të qëndrueshme. BE-ja thekson nevojën që Shqipëria të ketë kapacitet të mjaftueshëm administrativ dhe performues, integritetin e Administratës Doganore, si dhe infrastrukturën e nevojshme në zyrat qendrore dhe lokale doganore për të zbatuar dhe përforcuar legjislacionin doganor dhe për të kontrolluar dhe mbikëqyrur në mënyrë efektive lëvizjet ndërkufitare. BE-ja vëren që Shqipëria po shqyrton aderimin në Protokollin e Konventës Kuadër të OBSH për Eliminimin e Tregtisë së Paligjshme të Produkteve të Duhanit.
Acquis i bashkimit doganor përbëhet nga një legjislacion i cili është drejtpërdrejtë i detyrueshëm për shtetet anëtare. Ai përfshin Kodin Doganor të BE-së dhe dispozitat e tij zbatuese, nomenklaturën e kombinuar, tarifën e përbashkët doganore dhe dispozitat për klasifikimin e tarifave, lehtësimin e taksës doganore, pezullimet e detyrimeve dhe kuotat e caktuara të tarifave, si dhe dispozita të tjera, si ato për kontrollin doganor të mallrave të falsifikuara, lëndët e para për prodhimin e drogave, eksportimin e mallrave kulturore, si dhe për ndihmën e ndërsjellë administrative në çështjet doganore dhe të tranzitit./ Revista Monitor
Në vendgrumbullimin e mbetjeve në Gjirokastër ka rënë zjar...
Këshilli Shqiptar i Medias zhvilloi një takim në Shkodër m...
Në një kohë kur komoditeti, siguria dhe kujdesi i personal...
Protesta e kësaj të hëne nga prindërit e fëmijëve në kopsh...
Këtë të hënë, prindërit e fëmijëve që rezultuan të helmuar...
Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celulari...
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë starton ditën e sotme,...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga shpëtimi i dy tu...
Revista prestigjoze ‘Forbes’ ka renditur Vlorën si vendin ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë para pa...
Në portale dhe rrjetet sociale ka qarkulluar prej disa dit...
Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, ...
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërise dhe kisha katolike...
Prej afro 3 vitesh, Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës...
Aktori Elvis Pupa ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidh...
Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me juridiks...
Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezon...
Arkitekti i njohur Artan Shkreli ka ndarë një mesazh pas l...
GJKKO lë në fuqi masat e arrestit me burg për 11 të arrest...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...