Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Në ish-zonën ushtarake të Farkës në Tiranë, do të ndërtohet një qendër multifunksionale.
Konkretisht qendra do të zërë një sipërfaqe prej 6 hektarësh, të përdorur si zonë parkimi për helikopterë.
Kjo vendodhje konsiderohet një nyje e rëndësishme, pasi gjendet përgjatë unazës së jashtme të Tiranës, me një lidhje të shpejtë me aeroportin, Korridorin Blu (korridori Adriatiko-Jonian që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë), Korridorin VIII (rruga Egnatia) si dhe Portin e Durrësit.
Tashmë në këtë zonë, qeveria ka planifikuar të ndërtojë qendrën “Expo Albania”.
Agjencia Kombëtare të Planifikimit të Territorit ka çelur në fund të muajit dhjetor konkursin ndërkombëtar mbi idetë e projektimit.
“Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është Autoriteti Organizues i procesit të konkursit, i cili do të zhvillohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 512, datë 30.08.2023 “Për ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të Tirana Expo, dhe për një shtesë fondi në buxhetin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, miratuar për vitin 2023” dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligjin shqiptar për prokurimet publike”, thuhet në shpalljen e AKPT-së.
Konkursi ka dy faza, e para është e aplikimit, ku kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipit, kualifikimet, metodologjinë e punës, si dhe deklaratën e vizionit të tyre për sitin, duke përfshirë një përmbledhje të konceptit paraprak.
Në fazën 2, Juria do të shqyrtojë me kujdes propozimet e ekipeve të përzgjedhura dhe, bazuar në kriteret e fazës 2, do të përzgjedhë propozimin fitues.
Në ish-zonën ushtarake të Farkës do të ndërtohen hapësira të dedikuara për evenimente, panaire, koncerte, takime, si dhe hotele me 3 apo 4 yje.
Gjithashtu, Qendra do të përfshijë disa salla ekspozimi, konferencash dhe mbledhjeje, auditorë si dhe të gjitha hapësirat e nevojshme mbështetëse, teknike dhe të magazinimit.
“Duhet të projektohet për të qenë e gatshme të akomodojë ekspozita, panaire dhe evenimente që mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh, si: ai i ndërtesave, ndërtimit, inxhinierisë, prodhimit, pasurive të paluajtshme, menaxhimit, shëndetit, mjekësisë dhe farmaceutikës, shtëpive, kopshteve, dhuratave, kozmetikës, bukurisë, të dhënave, IT dhe teknologjisë, energjisë, automobilistikës, transportit, medias dhe kontentit, kulturës ‘pop’, lojërave elektronike, shtypshkrimit dhe paketimit, sigurisë dhe mbrojtjes, sportit dhe mirëqenies, udhëtimit dhe turizmit”, theksohet ndër të tjera në dokument.
Në Durrës po kryhen punime për projektin e rikonstruktimit...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamje nga punimet në shko...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Kreu i kompanisë Emaar, Mohamed Alabbar, ka folur lidh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës në fshatin Va...
Policia, në zbatim të ligjit dhe rregullave të qarkull...
Trupi i pajetë i Arben Lleshit, të dënuarit me burgim ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimi...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...
KAS ka pranuar ankimin e Lefter Maliqit për rishqyrtim...
Këtë të premte ka pasur një fluks të madh në doganën e...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konf...
Katër persona të cilët tentuan të merrnin peng një 49-vjeç...
Dan Hutra dhe 3 të tjerë kanë kaluar në regjim të posa...
Nga qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, mi...
Dy pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali, të cilat akuz...
Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasan...
Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar mëngjesin e kësa...
Ngricat dhe acari mund të kenë efekt shkatërrues për d...
Në pikat e kalimit kufitar është vërejtur një fluks i ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...