Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pasi aktivistja Adriana Kalaja është proceduar penalisht pas protestave para Bashkisë së Tiranës.
Në një deklaratë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit theksohet se Adriana Kalaja ka ndërhyrë për mospërshkallëzimin e protestës.
Në reagim nënvizohet fakti se ndaj civilëve pa dokumentë që rrëmbejnë protestuesit, nuk është marrë asnjë masë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, të dekriminalizojë ndërgjegjen e saj dhe t’i japë fund sa më parë mbrojtjes ndaj krimeve që i janë bërë qytetarëve.
Deklarata e Alenacës për Mbrojtjen e Teatrit
Të nderuar qytetarë!
Edhe një herë, Policia e Shtetit me aktin e saj të radhës, si vasale e pushtetit mafioz, tregoi se është e zhytur në llumin e krimit, kur loja luhet për interesat më fitimprurëse të njerëzve me pushtet, në kurrizin tuaj.
Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shprehin indinjatën dhe revoltën e thellë kundër procedimit të sotëm penal nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ndaj aktivistes dhe mikes sonë, avokates Adriana Kalaja, e cila ka qenë dhe mbetet një nga zërat më të guximshëm kundër çdo akti mafioz në dëm të demokracisë në Shqipëri dhe në dëm të çdo qytetari shqiptar.
Nëse Adriana Kalaja akuzohet për nxitje dhune, verbale, i kujtojmë Policisë së Shtetit, se ka qenë ajo së pari, që ka ndaluar sistematikisht në çdo protestë hyrjen e këshilltarëve bashkiakë në bashki, për të ushtruar detyrën e tyre.
Kanë qenë së pari efektivët e saj të rreshtuar kërcënueshëm, që kanë uzurpuar hyrjet në ndërtesën, që i përket zgjidhjes së halleve të popullit, duke e fortifikuar kështu bashkinë e Tiranës si kështjellë të hajdutërisë, të ndëshkimit të qytetarëve dhe të vrasjes së kujtesës historike të qytetit.
Përpara se këta me demek ligjzbatues të procedojnë penalisht qytetarë të thjeshtë, qytetarë me ndërgjegje të lartë shoqërore, që luftojnë për të mirën e përbashkët, le të gjejnë personat në radhët e tyre pa numër identifikimi, që ua lëshojnë me zell qytetarëve të pambrojtur, sa herë bëhet fjalë për të mbrojtur krimet më të rënda të pushtetit ndaj popullit.
Për tri ditë mbërrin përvjetori i katërt i kobshëm i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe policia ende nuk ka gjetur efektivët e saj pa numër identifikimi, që mësynë si hordhi brumbujsh mbi mbrojtësit e pambrojtur të Teatrit dhe i nxorën barbarisht, duke u drejtuar armët.
I kujtojmë gjithashtu Policisë së Shtetit individët civilë pa dokument, që rrëmbejnë protestuesit, ndaj të cilëve nuk merret asnjë masë.
Vetë avokatja Adriana Kalaja ka kaluar një situatë të tillë në vitin 2019, kur një grup policësh civilë u përpoqën ta rrëmbenin si banditë. Vetëm falë reagimit të menjëhershëm të pjesëtarëve të tjerë të AMT, gjesti banditesk dështoi.
Mbi ç’baza ligjore Policia e Shtetit i kryen këto veprime e shumë të tjera të ngjashme, çdo ditë të vitit?
Mos ndoshta këto akte i duken fisnike? I duken, se po lartësojnë dinjitetin e saj?
Po kryen detyrën?
Duke mbrojtur të pambrojtshmen: hajdutërinë, maskarallëkun, çnjerëzoren, që klika e Rilindjes Mavi e ka ngritur atje, ku s’e kishim parë as në ëndërr?
Nëse efektivët e policisë nuk do të vinin të armatosur, sikur po luftojnë armiqtë e kombit, edhe qytetarët padyshim do të ishin më paqësorë.
Rrethimi me gardhe e mburoja nuk është gjë tjetër, veç provokim ndaj atyre, që kërkojnë të drejtat e tyre të ligjshme dhe tregon pozicionimin e policisë në krah të së keqes, në krah të mafies, që po e zbraz vendin.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të dekriminalizojë ndërgjegjen e saj dhe t’i japë fund sa më parë kësaj mbrojtjeje të shëmtuar, që po u bën krimeve kaq mizore mbi jetët e qytetarëve shqiptarë./ CNA
Pas debateve të shumta në komisionin “Babale”, deputetët e...
Anëtari i Komisionit Babale, Toni Gogu i ka dhënë ultimatu...
Sot është mbledhur komisioni "Babale". Ministri i Bre...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar ashpër atentatin n...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditë...
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfida...
Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës ...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për...
Dosja “5D” është një nga ato hetimet e suksesshme të SPAK-...
Prej disa javësh, CNA ka zbuluar një tjetër skemë në hije,...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Në seancën e sotme në GJKKO është rrëzuar kërkesa për ...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, k...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me arrest...
Tensione dhe përplasje ka pasur në seancën e sotme për dos...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar p...
Mëngjesin e së mërkurës, deputeti i Partisë Demokratike, L...
Sot përcillet për në banesën e fundit polici 28-vjeçar, No...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure ka pub...
Këtë të mërkurë do të mblidhen 3 Komisione Parlamentare, a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...