Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për Rexhep Rapin, Algert Rapin, Dedan Gjonin dhe Dejvi Gjermënin.
Këta persona janë marrë të pandehur për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“I forti i Sukthit”, Rexhep Rapi, Algert Rapi, ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni kishin planifikuar një atentat ndaj Xhevdet Plakut, i njohur me pseudonimin ‘Akili’.
Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të kryhej më 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai u shoqërua në komisariat nga polici Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte një makinë të blinduar.
Rexhep Rapi planifikoi vrasjen e Plakut për motive hakmarrjeje, pasi e akuzon këtë të fundit si autor të vrasjes së vëllait të tij, Sali Rapit, në vitin 2000 në Savona të Italisë.
Njoftimi i SPAK-ut:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.19/1, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Rexhep Rapi, Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1/2 dhe 334, të Kodit Penal.
Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë. Nga hetimet është provuar se i pandehuri Rexhep Rapi, dhe shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt për shkak se, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s të Italisë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi (i datëlindjes 21.05.1968, lindur në Durrës), i cili rezulton të jetë familjar i shtetasit Rexhep Rapi. Vrasja e shtetasit shqiptar Sali Rapi, u dyshua se është kryer nga shtetasi Xhevdet Plaku dhe shtetasi B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Në datën 04.04.2014, shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.
Në shenjë hakmarrje të vrasjes së shtetasit Sali Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku. Krijuesi i grupit të strukturuar rezulton, se është i pandehuri Rexhep Rapi, i cili për shkak të dështimit në tre raste të mëparshme për të vrarë shtetasin Xhevdet Kiss (Plaku), konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, për shkak të hasmërisë, ka krijuar këtë grup me qëllim vrasjen e Xhevdet Kiss (Plaku), ku në përbërje (pjesëmarrës në grup) kanë qenë lidhje familjare Algert Rapi (nipi i tij), Dejvi Gjermëni, Dedan Gjoni dhe i ndjeri Fatjon Dervishi (Toqe/Tole) (për të cilin nuk mund të fillohet procedim penal, pasi është vrarë pas një atentati me armë zjarri më datë 27.09.2023, në Sukth, Durrës).
Nga hetimet u provua, se shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Pas shoqërimit të tij në D.V.P. Durrës, i pandehuri Dedan Gjoni, ka komunikuar me të pandehurin Dejvi Gjermëni, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimin të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku).
Më pas, i pandehuri Dedan Gjoni, i ka dërguar të pandehurit Dejvi Gjermëni, foton e shtetasit Xhevdet Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë. Këtë informacion, i pandehuri Dejvi Gjermëni i’a ka dërguar më pas të pandehurit Algert Rapi, lidhje e ngushtë familjare (nipi) e shtetasit Rexhep (Kep) Arapi. Pas njoftimit që i pandehuri Dejvi Gjermëni, i ka dhënë të pandehurit Algert Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku, duke i dalë në pritë.
Vrasja nuk është kryer, pasi i pandehuri Gjermëni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë të pandehurit Algert Rapi, që i pandehuri Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.
Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, hetimet vazhdojnë në kuadër të një procedimi penal të ndarë, me objekt e fakte të tjera penale, dhe persona të tjerë të dyshuar./ CNA
Në seancën e sotme në GJKKO është rrëzuar kërkesa për ...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, k...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me arrest...
Tensione dhe përplasje ka pasur në seancën e sotme për dos...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar p...
Mëngjesin e së mërkurës, deputeti i Partisë Demokratike, L...
Sot përcillet për në banesën e fundit polici 28-vjeçar, No...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure ka pub...
Këtë të mërkurë do të mblidhen 3 Komisione Parlamentare, a...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ish-minsitri Ylli Manjani ka komentuar takimin e kryem...
Modelja Adrola Dushi dhe moderatorja Orinda Huta janë përb...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më...
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT zbulojnë se në tre mujori...
Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlame...
Ish-eurodeputeti Elmar Brook i është bashkuar ish-krye...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i është bashkuar mbrëmjen e so...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...