Jehona në Itali e “Trattoria Meloni”/ Reportazh për sipërmarrjen e veçantë të Lucës në Shëngjin
“Trattoria Meloni”, sipërmarrja e re e Gjergj Lucës, h...

Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në Memaliaj, duke arrestuar 4 persona, ngjarje e ndodhur në 19 gusht.
Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, tha se në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona.
Në një konferencë për mediat, Çipa deklaroi se autorë të krimit janë Skënder Ajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim.
Nga gjithë tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u arrit të gjenden, fiksohen dhe sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, thika me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete që përdoren të dyshuarit.
Deklarata e plotë:
Më lejoni që nëpërmjet këtij komunikimi me publikun dhe me median, të informoj lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes me armë të ftohtë, të shtetasit Faik Ajdini, kryer më datë 19 gusht 2024, në fshatin Zhapokikë, Memaliaj. Gjithashtu, t’ju informoj për rezultatet e hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 20.08.2024, rreth orës 06:40, jemi njoftuar se në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një përrua, shtetasi Faik Ajdini, 72 vjeç.
Me marjen e njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si dhe Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, punonjës të Seksionit të Policisë Shkencore dhe eksperti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nga këqyrja paraprake e kufomës në vendin e ngjarjes dhe nga rrethanat fillestare, hidheshin dyshime se viktima kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ishte shkaktuar nga mjet prerës.
Për të hetuar dhe zbardhur këtë ngjarje të rëndë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së saj, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga prokurori i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër z. Bledar Bala dhe i përbërë nga 2 zëvëndësdrejtorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, specialistë të Seksionit për Krimet e Rënda, Shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, specialistë të Seksionit të Policisë Shkencore, ekspertë mjeko-ligjorë, si dhe struktura të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjithashtu, u koordinua puna dhe u mor mbështetje pa rezerva, me burime njerëzore dhe logjistike, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që ekzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe do të dokumentonte me prova ligjore ngjarjen.
Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan dhe u pyetën një numër i konsiderueshëm personash. U kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe ekspertime. U bë eksperiment hetimor dhe u kryen të gjitha veprimet e tjera që grupi i posaçëm hetimor çmoi të nevojshme për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen.
Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave, u arrit të sqarohet motivi dhe të dokumentohet me prova ligjore autorësia e kësaj ngjarje të rëndë, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Ajdini.
Nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij.
Nga sqarimi i rrethanave të ngjarjes dhe mekanizmit të ndodhjes së saj, nga ana jonë është organizuar puna për lokalizimin e kapjen e shtetasit Blerti Kanushi dhe sekuestrimin e të gjitha provave që dokumentonin autorësinë e tij në këtë krim të rëndë. Në vijim të hetimeve, më datë 20.08.2024 në orën 23:30, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;
2. Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Gjithashtu, në ndjekje të vazhdueshme dhe të pandërprerë të veprimeve operacionale dhe hetimore në terren, më datë 22.08.2024, ora 03:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal dhe shtetasja Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.
Nga gjithë tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u arrit të gjenden, fiksohen dhe sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, thika me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme shkencore.
Dua të siguroj qytetarët sepunonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilat operojnë në të gjithë territorin e qarkut, janë plotësisht të angazhuara për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar çdo paligjshmëri në territor. Në këtë kuadër i ftoj sërish qytetarët, që të besojnë dhe të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, pasi vetëm bashkërisht ndërtojmë një ambient më të sigurtë./ CNA
“Trattoria Meloni”, sipërmarrja e re e Gjergj Lucës, h...
Një orë zgjati protesta e organizuar nga Aleanca për Mbroj...
Paratë e mbledhura nga taksa e arsimit kanë shkuar tek...
Qytetarët kanë nisur të protestojnë sot para Bashkisë së T...
Është rikthyer Champions League, është rikthyer magjia. M...
Këtë të enjte është mbyllur faqja e “SuperSport”-it në...
Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2024 me des...
Një statistikë e përpiluar nga Inteligjenca Artificial...
Ditën e sotme do të mbahet protesta e 22-të para Bashk...
Skandali që ka përfshirë drejtorët e Bashkisë Tiranë t...
Performanca e inovacionit të Bashkimit Europian është ...
Të paktën 10 leje minerare janë revokuar nga Ministria...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur për skandalin me anijet ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert...
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka komentuar ...
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontr...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka bër...
Ministria e Turizmit dhe Kurum kanë reaguar në lidhje ...
Drejtoria e Doganave ka reaguar në lidhje me mbetjet t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...