Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë për taksën e pronës
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...

Kreu i LRE, Arian Galdini ka reaguiar në lidhje me megaskandalin e mjekëve tek Onkologjiku.
Galdini ka rrëfyer rastin e tij familjar të cilin e kishte denoncuar në janar të 2015 në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu.
Galdini u shpreh se nuk e ka ndalur luftën që atëherë dhe është i lumtur që këtë luftë e vijon sot SPAK-u.
Ai e ka quajtur Onkologjikun një grup të strukturuar grabitqar dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë çdo zyrtarë që ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë.
Deklarata e Arian Galdinit.
Në janar 2015, kur bëra denoncimin tim tek emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut në TV Klan për rastin e të afërmit tim të diagnostikuar asokohe me kancer, nuk e dija se do të hapja kutinë e Pandorës.
Vetëm pasi kam dalë nga ajo studio kam kuptuar se çfarë mënxyre do të mësoja se ishte realiteti me sistemin mizor shëndetësor në Shqipëri dhe me mafian e ilaçeve.
Përtej rastit tim familjar, mua prej asaj dite nuk rreshtnin së më ardhuri mijëra mesazhe nga qytetarë nga çdo cep i Shqipërisë të cilët denonconin rastet dhe përjetimet e tyre përballë portave të ferrit të shëndetësisë shqiptare.
Për 3 muaj ajo betejë me mafian farmaceutike që unë si qytetar po zhvilloja, buçisnin lajmet, televizionet, gazetat e madje edhe në Kuvendin e Shqipërisë, “rasti Galdini” ishte bërë kryefjalë e liderëve të Opozitës.
U desh dalja e Tom Doshit në mars 2015 me denoncimin e tij për “porosinë e vrasjes së tij” nga Ilir Meta, që “rasti Galdini” dhe beteja ime me mafian farmaceutike të zhdukej nga mediat dhe debati parlamentar.
Prej asaj dite, edhe Arian Galdini edhe beteja e tij me mafian farmaceutike u kaluan në terr total, e madje unë u dënova me harresë absolutisht nga të gjitha mediat.
Çuditërisht prej asaj kohe, nga një njeri që merrja ftesa të vazhdueshme nga çdo TV e nga çdo emision, prej atyre të mëngjesit e deri tek emisionet kryesore të mbrëmjes, unë u shndërrova në një “askush absolut”, në një të harruar e groposur pa nam e nishan.
Denoncimet e mia për mafian farmaceutike, për konçensionet në shëndetësi, për sistemin shëndetësor në tërësi dhe praktikat mizore aty, e madje edhe për ato që unë i quaja që në atë kohë grupe të strukturuara grabitqare tek onkologjiku dhe tek shumica e shërbimeve shëndetësore kudo e ngado në Shqipëri, ishin pikërisht hapja e një beteje të gjatë publike, politike dhe civile të zhvilluar papushim derisot nga Opozita e shumë grupe, media e individë të tjerë përballë Grabitqarisë Shëndetësore dhe Farmaceutike në vendin tonë.
Prej ditës së djeshme, onkologjiku dhe grupet e strukturuara grabitqare aty, janë kthyer sërish në një lajm të parë dhe madhor.
Edhe pse mua ma shuan zërin e fshehën figurën prej vitit 2015 e ende sotdita, prapëseprapë, lufta vazhdon dhe e keqja vjen një ditë e do ti bëjë llogaritë me drejtësinë.
Mua më vjen keq që më heshtën e shuan nga syri publik për mbi 1 dekadë, por për asnjë sekondë nuk ia kanë dalë mbanë të më ndalin apo stepin nga lufta ime prej milingone çdo ditë i parreshtur e pa asnjë tërheqje.
Ja ku vjen kjo ditë që edhe pse publiku nuk sheh e dëgjon më Arian Galdinin, edhe pse publiku e ka harruar tërësisht Arian Galdinin, vjen drejtësia dhe e vendos kufirin tek thana për të gjithë ata liganakë të neveritshëm përballë të cilëve e kundër të cilëve ka luftuar çdo ditë Arian Galdini që prej vitit 2015.
Veprimi i drejtësisë mbi grupet e strukturuara grabitqare në shëndetësi, më gëzon edhe këtu ku jam unë në këndin tim të harresës dhe mohimit mediatik.Unë nuk e nisa atë betejë as për tu kujtuar, as për tu bërë i njohur e as për tu harruar.Atë betejë e nisa sepse e ndjeja të drejtë dhe si betejë të ndërgjegjes. Ndaj sot ndihem i lumtur që atë betejë e vijon SPAK.
Për këtë arsye, gjej rastin ti bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të hapin sytë e veshët e të reagojnë.
A e shihni të dashur shqiptarë, se në 2013, Edi Rama fitoi zgjedhjet me një Grup të Strukturuar Kriminal deputetësh të cilët i mori nga bandat dhe i futi në Parlament?
Ja ky është rezultati.
Sot qeverisja e rilindjes është pikërisht kjo, qeverisja e grupeve të strukturuara grabitqare në çdo institucion qendror e lokal.
Grup i Strukturuar Grabitqar në Bashkinë e Tiranës me 5D, grup i strukturuar grabitqar tek Onkologjiku, grupe të strukturuara grabitqare në çdo institucion, Ministri, Bashki, Drejtori, Kadastër, Tatime, Dogana, kudo e ngado.
Sot qytetarët shqiptarë nuk janë më thjesht taksapagues, por edhe maldivexhinj…Po po, taksa e re është e padeklaruar.
Grupet e strukturuara grabitqare kanë krijuar një sistem paralel taksimi që quhet Takstopia.
Takstopia nis tek ajo ëndrra në sirtar apo utopia që ka çdo aparatçik mediokër e batakçi partie, që sapo kap një zyrë a çelës shteti në dorë e sheh si shancin e jetës së tij për të bërë realitet çdo hardallisje mendore.
Aty aparatçiku i partisë grupohet me të tjerë të singjashëm dhe së bashku krijojnë mekanizmin e taksimit paralel për të kap pak Maldive, pak Tajlandë, apo vila, hotele apo investime strategjike.
Kjo taksë paralele është takstopia e Rilindjes.Takstopia e grupeve të strukturuara grabitqare të cilat kudo që të jenë, në Bashki, në Ministri, tek Inceneratorët, në Shëndetësi, tek Onkologjiku, në Kadastër apo Tatime, etj, e sheh qytetarin si maldivexhi.
Çdo qytetar që i bie puna të përballet me këto grupe të strukturuara grabitqare, është tashmë viktimë e qartë dhe krejtësisht e pambrojtur që taksohet barbarisht nga këta Zuzarët e Grupeve që këta të kapin pak Maldive a ndonje Tajlandë për pushime.
Por nuk ka mbaruar.I bëj thirrje SPAK të hetojë thellësisht edhe të vërtetën e mafias së ilaçeve.
I bëj thirrje SPAK që të hetojë imtësisht çdo zyrtar që ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe AKBPM - Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
I bëj thirrje SPAK të hetojë që nga tenderi i godinës së re të AKBPM deri tek dokumentacioni i marrjes në dorëzim.
I bëj thirrje SPAK të hetojë laboratorin e AKBPM dhe a i plotëson kushtet dhe kriteret ligjore e standartet e duhura vendore dhe europiane ky laborator?
A është i kolauduar ky laborator?
A bën analiza barnash ky laborator?
Si bëhen dhe kush i bën analizat dhe çertifikimet e barnave në këtë laborator të AKBPM?
Grupet e strukturuara grabitqare shkojnë shumë më lart e janë si rrjetë merimange kudo e ngado në shëndetësi dhe farmaceutikë.
Ky është momenti që drejtësia të flasë e merimangat e grupeve të strukturuara grabitqare të shkojnë e thurrin keqbërjet e tyre prapa hekurave./ CNA
Tetë vjet më parë, Shqipëria do të niste për të parën h...
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ka përfunduar dëshmin...
Gazetari Bledi Mane ka bërë me dije se është paditur n...
Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar prokurorët e SPAK-ut d...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet so...
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka bërë me di...
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, është paraqitur në SPAK ...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, reagoi sërish ...
Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave mori...
Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen e pagave për ...
Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg oficerin e ...
SPAK-u ka dalë me një njoftim pas lajmeve në disa medi...
Çdo vendim qeverie apo institucioni dhe çdo marrëveshj...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga n...
Shqiptarët janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Pas hetimeve të thelluara të SPAK për aferën e incener...
Avokati Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me skandalin...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se protest...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...