Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Gazetari dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta ka reaguar në lidhje me kritikat pas një shkrimi të publikuar muajin e kaluar në RTK ku pretendohej se dy gazeta me seli në Prishtinë financohen nga Serbia.
Gjatë një interviste në emisionin “RTK Prime”, Krasta ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk është primare historia e ndëshkimit pasi televizioni nuk është një institucion policesk, por kërkon zgjidhjen e problemit.
“Nuk është primare historia e ndëshkimit.Ne nuk jemi institucion policesk, nuk është primare për ne heqja e kokave.
Kjo historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe në institucione të tjera ku ka shqiptarë, që kërkojnë zgjidhjen duke e hequr dikë nga pozicioni.
Nuk zgjidhet problemi por merret vendim për të destabilizuar njerëz dhe ndërkohë problemi është po i njëjti. Mua më intereson zgjedhja e problemit.
Ne kemi krijuar një kolegjium njerëzish të rëndësishëm që marrin vesh nga profesioni. E kemi vendosur një filtër të menjëhershëm dhe thamë kurrë më në të ardhmen RTK nuk mund të trajtojë një lajm të cilin e krijon vetë ose e merr nga burime të tjera kur ka ndjeshmëri të mëdha pa patur një dakordim të këtij kolegjiumi, pra nuk do të ndodh më”, tha Krasta.
Në lidhje me deklaratat e ish-kryetarit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini se Krasta i është shmangur përgjegjësisë gazetari i përgjigjet duke thënë se kryetari i bordit nuk duhet t’i lejojë vetes përcaktimin e një karakteri kaq dramatic sepse ka sisteme të caktuara brenda institucionit.
Krasta nënvizon se nuk duhet nzxituar kur merren vendime pasi është e rëndësishme të jesh i ndërgjegjshëm.
Sipas gazetarit RTK i zgjidh vetë problematikat dhe nuk duhet të zgjidhen për shkak të presionit të jashtëm.
“RTK duhet të dalë me një qëndrim me shkrim, e kjo mund të bëhet nga unë, nga kolegët, nga u.d. i drejtorit të Përgjithshëm apo të drejtorit të Përgjithshëm kur të zgjidhet. Këto janë problematika që RTK i zgjidh vet dhe nuk duhet të zgjidhen për shkak të presionit të jashtëm”, nënvizoi Krasta.
Më tej në reagimin e tij, Krasta deklaroi se televizionin publik i RTK-së nuk duhet të bëhet shënjestra e betejave të tjerërve.
“Ne do të dimë që këto procese t’i bëjmë të thella, të vërteta, të ndershme dhe në kohën e duhur.
As më shkon në mend ta besoj se në Kosovë ka njerëz që paguhen nga Serbia, sepse patriotizmi brirë nuk ka. Ne e duam këtë vend dhe në këtë vend kanë vdekur njerëz.Nuk mund të bëhet RTK target për të zgjidhur beteja të tjerëve”, tha Krasta.
Adi Krasta tha se RTK është tipikisht transmetues publik, i cili ballafaqohet herë pas here më ngjarje të natyrave të ndryshme, sepse në strukturën e ndërtuar të institucionit ka një lloj lirie relative komunikimi, ka independencë në marrjen e vendimeve dhe është pothuajse e pamundur për t’u kthyer në koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo një mënyrë e të menduari apo të një mënyre e të shprehuri për t’ju shmangur debateve që mund të bëhen më vonë.
Ndër të tjera Krasta mohoi se do të ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe që të bëhet i tillë duhet autorizimi i Bordit.
“Që unë të bëhem u.d. drejtor i përgjithshëm do të duhej që Bordi të marrë një vendim që të kalojë kuorumin e përshtatshëm, sepse zëvendësdrejtori i përgjithshëm është në detyrë dhe do të drejtojmë derisa Bordi dhe këtu mbështesë jashtëzakonisht shumë ndjeshmërinë e OSBE-së, institucion që ka ndihmuar RTK-në dhe në përgjithësi transmetuesit publikë, që Parlamenti, Komisioni i Medias me shpejtësi shumë të madhe duhet plotësojë Bordin që ky organ të zgjedhë drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së”, tha Krasta.
Lidhur me deklaratën e ish-kryetarit të Bordit të RTK-së kundrejt Krastës, për ç’arsye erdhi deri te dorëheqja e kryetarit të Bordit, Krasta tha se zakonisht bëhen gabime edhe nga kolegët.
“Në rastin konkret, zonja Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme, ka çuar në Bordin e RTK-së një sugjerim për një pezullim të zinxhirit editorial të RTK-së për sa kohë një komision i ngritur po nga ajo me kërkesë të Bordit, një komision vlerësimi me tre veta që kanë firma dhje janë njerëz që i takojnë RTK-së të përpilojnë një raport për një nga ngjarjet e caktuara që ka ndodhur në RTK. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm në rastin konkret ka një drejtor të përgjithshëm që bën këtë veprim dhe ngjarjet kanë vijimësi…Në momentin që zonja Spahiu dha dorëheqje Bordi duhet të zgjedh drejtorin e përgjithshëm, kështu e thotë rregullorja që nuk mund të vonohej, sepse është person i rëndësishëm, sepse bën politikat e institucionit”, tha Krasta./ CNA
Qeveria synon që përmes një projektligji të ri “Për kontro...
Shqipëria po përballet me fenomenin e uljes se lindjev...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet p...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për skandalin e kr...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbështetur protestën që p...
Motra e Egli Progës, Jonida Proga ka folur para protestues...
Protestuesit me pankarta në duar janë nisur drejt Krye...
Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej ku pritet të...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorjan Teliti ë...
5 netë të zjarrta u përmbyllën mbrëmjen e djeshme në Korçë...
Ditën e sotme, në orën 19:30 do të ketë një marshim nga sh...
Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orë...
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit ka nisur në 15 gusht ...
Të martën e 20 gushtit në kampet në Gjadër dhe Shëngji...
Saimir Rrustemi, komisari i shkarkuar në dyshimet për ...
Teksa në muajin shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si k...
Në Shkollën e Muzikës Bizantine të Kishës Orthodhokse Auto...
Rreshjet e shiut ditën e djeshme kanë ndihmuar në shuarjen...
Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tri ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...