Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë!
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...

Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ka komentuar disa nga deklaratat e bëra mbrëmë në emisionin "Opinion" të kryeministrit Edi Rama.
Ajo hodhi poashtë deklaratën e kryeministrin se SPAK-u po mban të bllokuar një investim me vlerë 200 milionë euro në portin e Marina Limionit në Sarandë. Sipas gazetares, kjo kontratë ka vlerë vetëm 13.4 milionë euro.
Për projektin e Porto Romanos, Xama nënvizoi se është pushtuar toka dhe do të bëhen ndërtime pa leje.
Gazetarja nënvizoi më tej se kryeministri ka frikë t’ua hedhë fajin dhe kompanive private që kanë shkelur prej vitesh kontrata për projektet publike.
"Tha se Shqipërinë bashkë me drejtësinë e re që po vepron e ka bërë Partia Socialiste, por fajin për urën e Kukësit që nuk ka përfunduar nuk e ka ajo, por PD që nuk e mbaroi për 8 vjet. Ndërkohë për 2 vjet që e nisi ndërtimin qeveria e PS-së në vitin 2003 dhe 10 vjet në pushtet që është vetë vitet e fundit, nuk gjen asnjë përgjegjësi. Ka frikë t’ua hedhë fajin dhe kompanive private që kanë shkelur prej vitesh kontratën", shprehet ndër të tjera ajo.
Reagimi i plotë:
Kryeministri deklaroi se SPAK-u po mban të bllokuar një investim me vlerë 200 milionë euro në portin e Marina Limionit në Sarandë. Se ku e gjeti këtë shifër duhet të na i sqarojë, sepse kontrata e miratuar me kompanitë Kastrati dhe Edil-Al është 1.37 miliard lekë, ose 13.4 milionë euro.
Tha se nuk komenton vendimet e drejtësisë, por në këtë rast nuk harroi të shtonte se xhepat e shqiptarëve (taksat e tyre) ishin në mëshirën e kompanive që ‘shyqyr zotit’ janë shqiptare sepse mund t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Harroi të shtonte se një nga këto kompani është po ashtu në mëshirën e drejtësisë për pushtimin e tokës dhe ndërtim pa leje në zonën e parkut industrial në Porto Romano, apo se gjykata e Arbitrazhit mbron investitorët vetëm kur konstaton se ndërhyn politika dhe jo drejtësia (rasti Beccheti).
Ishte kontradiktor kur tha se ishte zgjedhur që porti tregtar në Porto Romano të ndërtohej me prokurim të fondeve publike që vepra dhe të ardhurat që vilen t’i mbeten shtetit, sepse i bie që nuk ka mbrojtur interesat e shtetit në rastin e koncesionit në rrugën Thumanë-Kashar ku kompania projekton të fitojë për vitet e kontratës afërsisht 1 miliard euro, ose të mirëmbajtjes së rrugës Milot -Morinë ku koncesionari ka kaluar prej kohësh skenarin bazë të fitimit e shumë të tjera të ngjashme.
E vërteta është se investitorët u ftuan, bankat u lutën, por nuk e gjeti njeri projektin fizibël, sepse nuk ka studim fizibiliteti. Nuk ka firmë serioze të vijë të investojë 400 milionë euro pa patur këtë siguri, përveçse kur bën sikur investon, por përfundon duke dhuruar nëpër restorante ishuj dhe toka në bregdet me marrëveshje xhentëlmenësh.
Tha se Shqipërinë bashkë me drejtësinë e re që po vepron e ka bërë Partia Socialiste, por fajin për urën e Kukësit që nuk ka përfunduar nuk e ka ajo, por PD që nuk e mbaroi për 8 vjet. Ndërkohë për 2 vjet që e nisi ndërtimin qeveria e PS në vitin 2003 dhe 10 vjet në pushtet që është vetë vitet e fundit, nuk gjen asnjë përgjegjësi. Ka frikë t’ia hedhë fajin dhe kompanive private që kanë shkelur prej vitesh kontratën.
Në fund e mbylli me tezën se shqiptarët nuk janë më të palumturit në rajon (siç kishim dalë të Indeksi Global i Lumturisë), por nuk kënaqen kurrë dhe mirë bëjnë. Kjo ishte vetëm pjesa e parë…/CNA
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë ka vendosur që të rikthej...
Gazetari Blendi Fevziu ka vendosur kryeministrin Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpëgjigjur kundërshtarë...
Luli Basha, njeriu që i shkaktoi humbje të njëpasnjëshme d...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se SPAK është nj...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se si është njohur me Jar...
Në një seancë maratonë, parlamenti sot ka miratuar ngritje...
Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin për ishul...
Sonte në Opinion, kryeministri Edi Rama ka folur për incid...
Gjykata turke ka liruar Ibrahim Licin të akuzuar për vrasj...
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të tretë për incid...
Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë për zbati...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarje...
Ish-kryeministri Sali Berisha në përmbyllje të takimit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur sot shqetësimin p...
Deputetja Mimi Kodheli ka propozuar që të mbahet një minut...
Prej më shumë se, 6 javësh, urgjenca e sëmundjeve të brend...
Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen e plotë të çështj...
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shqyrton sot projektlig...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...