Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar përhapjen e murtajës afrikane të derrave në Shqipëri.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se në datën 25 dhjetor janë konstatuar raste të murtajës së derrave në fshatin Ishull – Lezhë.
Sipas njoftimit, kafshët e ngordhura janë groposur, ndërsa ato të gjallat janë karantinuar. Gjithashtu janë marrë disa masa për të ndaluar përhapjen e murtajës afrikane.
Ministria e Bujqësisë deklaron se murtaja afrikane e derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun.
Deklarata e plotë:
Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se në datën 25 Dhjetor 2024, nga veterineri zyrtar i shërbimit për Njësinë Administrative Shëngjin, është konstatuar se në fshatin Ishull – Lezhë tek fermeri Vitor Zef Jushi me kod ferme AL091919860492, me 71 krerë derra ka patur ngordhje në 8 krerë. Në datën 26 Dhjetor 2024 Shërbimi Veterinar i Sektorit të Lezhës ka shkuar në fermë dhe ka konstatuar ngordhjen edhe të 7 krerëve të tjerë. Menjëherë është kryer groposoja e kafshëve të ngordhura, disinfektimi i mjedisit, si dhe janë marrë kampione zyrtare (karkasë dhe organe), të cilat u dërguan në ISUV me fletë shoqërimi për dyshim të sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, sipas protokollit të përcaktuar.
Kampionet e dërguara nga kadavra të derrave të butë dhe të kryqëzuar, prej Shërbimit Veterinar Rajonal të Qarkut Lezhë, në Laboratorin e Referencës – Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në datën 26.12.2024, kanë rezultuar pozitive me testin konfirmator RT – PCR, për praninë e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave.
Ferma e cila është vënë menjëherë në mbikqyrje veterinare ka qënë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese kanë marrë masat dhe është në gadishmëri të cdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes.
Ditën e sotme, në datë 27.12.2024 është mbajtur takimi i Qëndrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë në fuqi Urdhri nr.1131 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Murtajës Afrikanë në Derrat e butë”, në të cilin udhërohen masa shtesë për:
1. Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.
2. Ndalimin në territorin e Bashkisë Lezhë të lëvizjes së derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet, panairet dhe ekspozitat e kafshëve të gjalla.
3. Veterineri zyrtar me miratim të titullarit të DRVMB mund të autorizojë lëvizjet e derrave të mbarështuar nga fermat pa prani të sëmundjes, që ndodhen në zonën e mbrojtes direkt për në një thertore, e cila ndodhet sa më afër që të jetë e mundur me fermën e origjinës dhe brenda zonës së mbrojtjes, ose në zonën e mbikëqyrjes, kur nuk është e mundur që kafshët të theren në zonën e mbrojtjes.
4. Të kryhet inventarizimi dhe gjurmimi me teste laboratorike konfermatore për sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave, në zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, në Njësitë Administrative: Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll të Bashkisë Lezhë.
5. Të forcohet marrja e masave për kontrollin e lëvizjes së kafshëve, zbatimin e masave të Biosigurisë dhe masave sanitaro-veterinare në zonën e mbrojtjes dhe mbikqyrjes në Njësitë Administrative Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll.
I bëjmë thirrje pronarëve të kafshëve të zbatojnë masat karantinore dhe të biosigurisë, veterinerëve privatë, teknikëve veterinarë, drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore, punonjësve e shërbimit pyjor dhe gjuetarëve, që për cdo rast dyshimi apo prani të shenjave klinike në derra, të informojnë pa vonesë Shërbimin Veterinar Rajonal në numrin e gjelbër 08003366 ose në rrugë zyrtare në adresën e e-mailit [email protected].
Njoftojmë qytetarët se Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rëndësi të madhe për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë.
Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka...
Në 31 dhjetor nuk do të bëhen aplikime për dokumente b...
SPAK ka reaguar publikisht në lidhje me hetimet për kryeba...
Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj afatet për ish-zë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për thirrjen e Erion Veli...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar në emisionin e Çim Pekës ...
Gjatë hetimeve paraprake është kryer hetimi i plotë financ...
Prokuroria e Posaçme në datën 24.12.2024 ka dërguar në Gjy...
SPAK ka zbardhur skemën si drejtorët e Veliajt kanë përfit...
SPAK-u ka përfunduar hetimet për dosjen "5D" dhe ka dërgua...
SPAK-u ka përfunduar hetimet për dosjen "5D" dhe ka dërgua...
Mbi 5 orë ka qëndruar në SPAK kryebashkiaku i Tiranës,...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koç...
40 protesta janë zhvilluar kundër kryebashkiakut socia...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në SPAK pre...
Me ardhjen e festave të fundvitit është rritur edhe numri ...
Moti i keq me reshje shiu dhe dëborë ka bllokuar disa akse...
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, fo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...