Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë për taksën e pronës
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani zhvilloi këtë të diel Liturgji Hyjnore në Kishën e Shën Gjerasimit dhe Gjithë Shenjtorëve në Kombinat.
Në predikimin e tij, Kryepiskopi u ndal te jeta dhe vepra e Shën Athanasit, që nga fëmijëria e devotshme dhe edukimi në besimin e krishterë, deri te përballja me herezinë e Ariosit, e cila kërcënonte të shtrembëronte doktrinën e Kishës.
Fortlumturia e Tij theksoi se shpifjet shpesh lindin nga zilia dhe krenaria boshe, por qëndrimi mbi to me durim dhe besim ndaj Zotit e forcon shpirtin dhe e lartëson njeriun. Ai citoi Shën Joan Gojartin, duke shpjeguar se shpifësi nuk dëmton vetëm të tjerët, por edhe vetveten, ndërsa përballja e drejtë me shpifjet sjell shpërblim hyjnor.
Predikimi i plotë:
Me gëzim erdha, e meshoj për herë të parë në këtë kishë. E kam vizituar, por që hera e parë që meshoj, në një ditë të shënuar, kur kujtojmë dy hierarkë shumë të ndritur të kishës sonë, të cilët bënë një luftë shumë të madhe për të mbrojtur besimin ortodoks. Shën Athanasi i Madh, i cili luftoi kundër herezisë së Ariosit, dhe Shën Kirili, i cili luftoi kundër herezisë së Nestorit.
Shën Athanasi i Madh është një nga hierarkët më të dëgjuar të kishës. Prandaj dhe nderimi dhe devotshmëria e tij është shumë e madhe. S’ka vend e s’ka fshat, të paktën në Korçë, që mos kishte një kishë kushtuar këtij njeriu shumë të madh. Të gjithë që e kanë lexuar jetën e tij e kuptojnë se çfarë besimi të madh e dashurie të madhe kishte ai për Zotin, edhe për të ruajtur doktrinën e drejtë.
Shën Athanasi lindi në vitin 295, pak para se të fillonte persekutimi, e një nga persekutimet më të tmerrshme nga perandori Dioklecian kundër të krishterëve. Thonë që ndoshta vetëm në këtë persekutim mund të jenë vrarë mbi 1 milion të krishterë. Dhe u rrit nga një familje e krishterë, të cilët e edukuan atë me besimin e madh. Të gjithë ju ndoshta e keni dëgjuar historinë mjaft të dëgjuar se si ai, që kur ishte fëmijë, bashkë me fëmijët e tjerë, bënin një rit të pagëzimit. Aq sa patriku i asaj kohe i Aleksandrisë u mahnit. E mbasi e pyeti dhe të gjithë se çfarë ju kishte thënë Athanasi dhe si ishin përgjigjur ato, dhe kur pa që ishin bërë në mënyrën krejtësisht të rregullt, si i kishte pagëzuar si fëmijë Athanasi në det, i bëri vetëm mirosjen. E pranoi pagëzimin e tyre. Dhe ju tha prindërve që ta edukojnë e ta shkollojnë në mënyrën më të mirë, sepse ky do jetë në shërbim të Perëndisë. E në moshë të re ai e mori, e dorëzoi dhjakon, dhe qëndroi pranë patrikut duke e ndihmuar.
Në atë kohë filloi herezia e famshme e Ariosit. Ishte një rrezik shumë i madh për krishterimin, sepse Ariosi filloi të predikonte që Krishti nuk është krejtësisht bir i Perëndisë. Është krijuar në një kohë, ka një krijim në kohë, e nuk është perëndi i përjetshëm. Në fillim këto fjalë dukeshin si jo shumë të rëndësishme. Po Aleksandri, që ishte patrik i asaj kohe, dhe Athanasi që ishte dhjakon, e kuptuan rrezikun e madh të kësaj herezie. Sepse nëse do përhapej kjo herezi, do shtrembërohej gjithë doktrina. Se për çfarë arsye biri i Perëndisë u mishërua dhe u bë si njëri nga ne? Pikërisht për të restauruar ikonën tonë. Dhe ne nuk mund ta shpëtonte një krijesë e krijuar, po perëndia i përjetshëm. Dhe debati i madh që u krijua ndërmjet arianëve dhe ortodoksëve e ndau perandorinë dhe përçarje shumë e madhe, grindje, luftëra. Dhe perandori Kostandin thirri një sinod, në të cilin u dënua doktrina e Ariosit dhe Shën Athanasi u kthye fitimtar në Aleksandri.
Kur ndërroi jetë Aleksandri, patriku i Aleksandrisë, i gjithë populli, e gjithë klerikët zgjodhën si patrik Shën Athanasin. Por beteja nuk kishte mbaruar. Ariosi dhe shumë njerëz të tjerë që përkrahnin këtë doktrinë, filluan të shpifnin e të krijonin vështirësi shumë të mëdha. Sepse ndodh gjithmonë kjo gjë: nëse një njeri do jetojë në mënyrë të devotshme me Krishtin, thotë shkruan Shën Pavli, do persekutohet. Njerëz të ndryshëm, nga zilia, nga krenaritë e tyre boshe, nga ambiciet e tyre, do fillojnë dhe të përhapin shpifje të tmerrshme kundër shumë njerëzve. Shën Athanasi është një nga hierarkët që është shpifur më shumë, së bashku me Shën Joan Gojartin, e me Shën Nektarin e Pentapojës. Dhe përse Zoti lejon që njerëzit kaq të shenjtë e të drejtë të shpifen? Këtë pyetje e bën Shën Joan Gojarti dhe i përgjigjet përsëri vetë: ‘Për dy arsye,’ thotë. ‘Nëse kanë mëkate, t’ju falen mëkatet e mëdha. Nëse s’kanë, do marrin një shpërblim shumë të madh.’ Që do të thotë në të dyja rastet këta njerëz do dalin të fituar, nëse e përballojnë sipas mënyrës së Perëndisë.
I bënë nga akuzat më qesharake dhe akuzat më të rënda. Katër akuza mund të ishin që mund të dënoheshin me vdekje. E thanë që ky njeri ka dërguar njërin, i cili ka shkuar në një fshat, që ishte një prift meletianët... Shkurtimisht po ju them meletianët ishte një grup skizmatik, të cilët mbas mbarimit të persekutimit nuk pranonin që ata njerëz që kishin rënë gjatë persekutimit, e ndoshta kishin mohuar Krishtin e ishin penduar e donin të ktheheshin, meletianët nuk i pranonin më. Po patriku i asaj kohe Petro, së bashku me të gjithë hierarkët më të rëndësishëm të kishës ortodokse në atë kohë, e dënuan këtë herezi tjetër. Sepse të gjithë njerëzit mund të mëkatojnë, po gjithmonë qëndron edhe pendimi. Zoti i thotë Pjetrit, që kur e pyet që sa herë duhet ta falin deri në shtatë herë, i thotë: ‘Jo,’ thotë, ‘po shtatë herë shtatëdhjetë.’ Nëse një njeri pendohet, kisha gjithmonë e pret përsëri. Nuk mund të vendosim ne një mur, mos lejojmë njerëzit pse kanë mëkatuar. Kush është ai njeri që nuk ka mëkatuar? E kush është ai njeri që ka mëkatuar e nuk do që të falet nga Perëndia?
Prandaj dhe meletianët krijuan një kishë të dyfishtë në Egjipt në atë kohë. Krijuan hierarkinë e tyre dhe gjithçka tjetër. Dhe një akuzë që i bënë, mbasi meletianët u pranuan nga sinodi i parë ekumenik, të cilët erdhën dhe u penduan për atë që kishin predikuar, akuza ishte që një prift që kishte dërguar Shën Athanasi kishte goditur me shkelm potirin e shenjtë, kishte thyer gjithë enët e shenjta, kishte prishur kishën. E këto ishin akuza shumë të rënda. Po ishin shumë lehtë për t'u vërtetuar. Akuza e dytë, që ishte akoma dhe më e rëndë, e akuzuan sikur ky kishte përdhunuar një grua. Edhe kishin paguar një grua që kishin gjetur të gjithë këto armiqtë e Shën Athanasit, duke i thënë që, ‘Dil dhe thua në sinodin që do mbajmë në gjykatën, dhe ne do të japim një shumë shumë të madhe parash.’ Po në atë kohë nuk ishte epoka dixhitale që njihen me fotografi. Ajo grua nuk e njihte fare. Edhe Shën Athanasi nxori një peshkop tjetër, i cili i tha: ‘Grua,’ tha, ‘kur të kam takuar unë ty?’ Ajo filloi të bërtiste: ‘Ja, ti je,’ thotë, ‘se të njoh shumë mirë!’ Dhe u zbulua që ishte një mashtrim i madh. Por armiqtë nuk pushonin përsëri. Vazhdimisht përhapnin thashetheme, e akuzuan sikur kishte shpërdoruar paratë e kishës, e kishte mbledhur, thotë, enë të arta dhe ar shumë të madh e kishte fshehur diku në shkretëtirë. Sepse ata e dinin që Shën Athanasi shpeshherë shkonte në shkretëtirë, se ishte një nxënës i Shën Antonit të madh, dhe rrinte vazhdimisht me murgjit. Ç’i donte ai paratë? Ai ishte asket. Çfarë do i donte ato gjë? Por njerëzit këto gjëra mund t'i besojnë. Për çdo njeri që të shpifet, për punë parash, përnjëherë do e besojnë.
Dhe gjyqi u mblodh, u diskutuan gjithë këto gjëra, u bënë disa hetime dhe u panë që Shën Athanasi s'kishte asgjë në vendin ku banonte, vetëm disa rroba të vjetra. Dhe akuzë një tjetër shumë e rëndë ishte që e akuzuan që kishte vrarë një peshkop me emrin Arsen, dhe kishte prerë dorën e tij të majtë, dhe me atë dorë bënte magji. Dhe erdhën në një gjyq shumë të madh, që për magji në atë kohë mund të dënoheshe me vdekje. Dhe peshkopë dhe klerikë, që ishin kundërshtarë të Shën Athanasit, morën dhe një, kishin gjetur një dorë të prerë diku, dhe e sollën në gjyq. E madje duke bërtitur, me zë të madh në gjyq, thonin: ‘Athanas,’ thotë, ‘nuk mund ta mohosh këtë krim që ke bërë e këtë dorë që ke prerë!’ Po gjyqi zgjati shumë dhe Shën Athanasi e kishte dërguar njerëz të ndryshëm për ta gjetur Arsenin. Dhe e gjetën që ishte në një manastir, dhe e sjell në gjykatë. Kur erdhi në gjykatë, i tha: ‘Shikojeni,’ thotë, ‘ku e keni Arsenin, se e njihni të gjithë. Shikojeni,’ thotë, ‘që i ka të dy duart.’ Ata u larguan të turpëruar.
Po përsëri mbas sa kohësh i bënë një akuzë tjetër. I thanë që kishte penguar grurin që të shkonte nga Egjipti në Kostandinopojë, për të ngjallur kryengritje kundër perandorit. Në atë kohë ishin akuza shumë të rënda, se një kryengritje kundër perandorit dënoheshe me vdekje. E megjithatë, e vërteta përsëri doli, dhe perëndia e shpëtoi. Por u persekutua jashtëzakonisht shumë. Nga 46 vite që qëndroi si episkop, 17 vite ishin në internim. E sulmuan, e shanë, e shpifën... çfarë nuk thanë për të! E megjithatë, e vërteta përsëri triumfoi.
Pse vjen shpifja nga njerëzit? Vjen nga zilia dhe nga cmira. Po pse është cmira dhe zilia? Vjen nga krenaria boshe, sepse vetëm krenarët shpifin. Njeriu që është i përulur nuk shpif kundër të tjerëve. Dhe shpifja është një mëkat shumë i madh. Shën Joan Gojarti thoshte që shpifësi është më keq se kanibali. Se kanibali të ha vetëm mishin, po shpifësi përpiqet të të hajë dhe shpirtin tënd. Sepse shumë njerëz nga shpifja mund të kenë kaluar në dëshpërim, ose janë bërë si ai që shpif. Tre rrugë ka kur njerëzit përballen me shpifjen. E para dhe e dyta janë njerëzore: që ai shpif një herë për ty, ti fillo shpif dy herë për të, edhe bëhesh si ai. E dyta është që kalon në dëshpërim. Madje njerëz shpeshherë kanë vrarë dhe veten nga hidhërimi dhe nga dëshpërimi i madh. Rruga e tretë, që është hyjnore, është që ngrihesh mbi këtë. Dhe nuk i ve veshin shumë atyre gjërave. Sepse Zoti, nëse ne do ngrihemi mbi këtë, do i zbulojë përsëri gjithë shpifësit. Dhe ata që shpifen edhe e durojnë me durim të madh, sipas mënyrës së Zotit, perëndia do i lartësojë.
Ja shikoni sa lart është ngritur Shën Athanasi i Madh. Shën Joan Gojarti... që çfarë lloj shpifjesh nuk thanë kundër tij! Nga më qesharaket e deri nga më të rëndat që mund të dënohej me vdekje. Dhe arritën, e bindën dhe perandorin dhe perandoreshën e asaj kohe, që e çuan në internim. E gjatë rrugës së vështirë, duke hecur nëpër malet e Armenisë, ndërroi dhe jetën. Por perëndia e ngriti dhe e lavdëroi akoma më shumë. Sa shumë e shpifën Shën Nektarin e Pentapojës, nga akuzat më të rënda! Por perëndia përsëri e lartësoi më shumë se sa të gjithë të tjerët, sepse ata e duruan shpifjen pa ju kundërvënë atyre gjërave. Shpifja është një mëkat i madh. Në Shkrimin e Shenjtë, tek Proverbat, thuhet kjo: ‘Gjuha e shpifësit vret tre vetë: vret atë që shpif, vret atë që e dëgjon, dhe vret dhe atë që ka shpifur.’ Prandaj dhe shpifja është kaq shumë e dënuar në kishë. Nganjëherë njerëzit ndoshta edhe pa i vënë veshin i përhapin shpifjet. Kështu që duhet të kemi kujdes shumë kur gjërat që dëgjojmë. Mos themi gjëra pa e ditur që është e vërteta a s'nuk është e vërtetë. Madje shenjtorët, dhe kur mësonin që diçka ishte e vërtetë, përsëri nuk flisnin për atë. Po mundoheshin edhe t'i mbronin.
Në sinodin e parë ekumenik është një ngjarje shumë e rëndësishme. Ngaqë pati debate shumë të mëdha ndërmjet arianëve dhe ortodoksëve, shkuan kush e di se sa shpifje te Kostandini i Madh, që ishte perandor në atë kohë. Dhe u bë një vandak shumë i madh. Dhe ky i mblodhi të gjithë këta, peshkopë, priftërinj, e gjithçka ç’kishin shpifur, dhe mori vandakun e madh me letra, dhe aty ishte një në përpara, nëpër sallat e mëdha mbanin një si enë shumë të madhe ku ndizej zjarri, dhe ndriçonte po dhe ngroheshin, dhe i mori të gjitha ato dhe i hodhi, i dogji. E ju tha këto fjalë: ‘Ju jeni,’ tha, ‘klerikë,’ tha, ‘dhe i shërbeni Perëndisë,’ tha. ‘Unë,’ tha, ‘nëse do shikoja një nga ju duke mëkatuar, do hiqja pelerinën time dhe do e mbuloja, e nuk do ia tregoja të tjerëve. Jo ju,’ tha, ‘sa më shumë duhet të ishit të rregullt e të pastër.’
Por natyra njerëzore është e rënë. Natyra njerëzore është e shtrembëruar. Dhe cmira ne na shtrembëron shpeshherë. Ta luftojmë me sa mundemi cmirën, sepse nga cmira vjen dhe zilia, dhe nga zilia vjen dhe shpifja. Ndodh shpeshherë. Lavdëroni një njeri. Shumë fytyra nxihen, nuk i vjen mirë. I duket se po ia marrin lavdinë atyre. Nëse ne nuk gëzohemi me gëzimin e tjetrit, do të thotë që shpirti ynë nuk është i pastruar. Në Filokalinë, një nga librat më të famshëm të jetës shpirtërore të kishës ortodokse, thonë këto fjalë: ‘Lum ai njeri që gëzohet me gëzimin e tjetrit.’ Po sa veta gëzohen me gëzimin e tjetrit? Të gjithë gëzohen me hidhërimin e tjetrit. Prandaj që nëse ne duam të dallojmë që zemra jonë është e pastër, kjo është prova. Kur dëgjojmë që lavdërohet një njeri, gëzohemi apo trishtohemi? Nëse trishtohemi, problemi është tek ne. E duhet të përpiqemi që ta heqim helmin e cmirës nga shpirti ynë. Sepse kjo nuk sjell as falenderimin karshi Perëndisë.
Ungjilli i sotëm përmend temën e falenderimit. Që u shëruan 10 lebrozë, e vetëm njëri u kthye për të falenderuar, dhe ky ishte i huaj, samaritan, thotë. Nga vjen falenderimi? Falenderimi vjen kur njëri ka njohur Perëndinë. Është e pamundur që të njohësh Perëndinë e mos të jesh falenderues karshi atij. Dhe nëse ne nuk e kemi njohur Perëndinë dhe jemi krenarë, nuk kemi falenderim, po kemi ankime. Ja gjithë njerëzit sot ankohen. E sot jetojmë në një kohë që po s’u ankove, ndoshta do mendojnë njerëzit që nuk je mirë nga mendtë. Sepse të gjithë ankohen për çdo gjë. Ankimi është pështyrja e të ligut, që do të thotë që nuk ka të mirë më, gjithë janë prishur, gjithçka është e keqe. Nuk është nga Perëndia. Një njeri që do Perëndinë, ka dhe falenderim në shpirt.
Shenjtorët falenderonin madje dhe kur persekutoheshin. Madje një nga lumurimet kjo gjë është: ‘Lum,’ thotë ju, thotë, kur do ju shajnë, do ju poshtërojnë, e do ju persekutojnë, e do thonë çdo fjalë të keqe kundër jush për emrin tim. Sepse e madhe do jetë paga juaj, na thotë Zoti në Ungjill tek lumurimet. Nuk duhet të trembemi kur njerëzit shpifin kundër nesh. As mos u trishtoni kur thonë diçka. Nëse do e përballojmë me besimin tek Perëndia, ajo do kthehet në të mirën tonë.
Një shenjtë shumë i madh, Shën Nikolau i Ohrit, ka një lutje shumë të bukur. Kushdo që mund ta gjejë, ta lexojë. E lutja titullohet kështu: ‘O Zot, beko armiqtë e mi.’ Në fillim duket si e habitshme kjo gjë. Por kur e shtjellon lutjen, ai fillon dhe kupton pse. Edhe thotë këtë gjë: ‘Sa herë më kapte madhështia, e mendoja se isha shumë i madh, armiqtë,’ thotë, ‘më ulnin poshtë në tokë.’ Dhe nuk e di kush më ka ndihmuar më shumë: miqtë apo armiqtë. Shpifja nuk na dëmton ne nëse do kemi besimin tek Perëndia. Madje do forcojë shpirtin tonë e do na pastrojë. E do arrijmë atë fazë që të bëhemi të ngjashëm me Perëndinë, se do i duam dhe armiqtë tanë.
Si përfundim do ju tregoj një ilustrim, e kam treguar këtë histori, për këtë gjë. Shën Pais i Madh ishte një shenjtë i jashtëzakonshëm. E donte Krishtin jashtëzakonisht. Dhe për dashurinë e madhe që kishte për Krishtin, Krishti i premtoi që: ‘Lipsani jot nuk do prishet.’ Dhe mbas 1700 vjetësh, lipsani i tij është i paprishur. Është në një manastir në shkretëtirën e Nitrisë, në manastir kushtuar Shën Paisit të Madh. Dhe ka një histori. Një nga nxënësit e tij e mohoi Krishtin. E mohoi madje dhe filloi të fliste kundër krishterimit. Shën Paisi lutej çdo natë për të. Dhe mbas një viti, Krishti u shfaq. Dhe i tha: ‘Pais,’ thotë, ‘po lutesh për një nga armiqtë e mi?’ Ai i përgjigjet: ‘Po, o Zot. Të lutem, Pais, po bëhesh i ngjashëm me mua.’ Gjë që do të thotë, nëse ne kapërcejmë urrejtjen, inatin, është si gjithçka tjetër, e do duam dhe ata që na shajnë, jo ata që na lavdërojnë, do të thotë që jemi bërë të ngjashëm me Perëndinë. E ky është kulmi i zhvillimit shpirtëror të një të krishteri, i cili nuk ka më urrejtje në shpirt. E njeri që s’ka urrejtje, as nuk shan njeri, as nuk shpif kundër të tjerëve, as nuk ka zili për të tjerët, madje gëzohet me gëzimin e të tjerëve. Le të mundohemi t'i kemi këto virtyte. Sepse ne pastrojmë shpirtin tonë, do ndriçohemi. E duke u ndriçuar do shpëtojmë veten tonë, dhe jo vetëm tonën, po dhe shumë njerëz që janë rrotull nesh. Amin./CNA
Censi i shpendëve dimërorë vijon në zonat liqenore të Shqi...
Në aksin Qukës-Qafë Plloçë po kryhet një punë intensive, p...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet krim...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ...
Sateliti “Copernicus” i Bashkimit Evropian ka publikua...
Demokrati i famshëm korçar, Ilir Vrenozi mori vendimin për...
Lëvizja Shqipëria Bëhet ka organizuar ditën e sotme protes...
E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë d...
Në Lezhë u zhvilluan aktivitetet përkujtimore në nder të 5...
Këtë të shtunë ka nisur censusi i shpendëve dimërorë në Li...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për zyrtarë...
Kryeministri Edi Rama është treguar i qartë me kryebashkia...
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë samitit për “Ko...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit se nuk d...
Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar ashpër në li...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka reaguar në lidhje me...
CNA TV sonte në orën 19:00 transmeton koncertin festiv “Li...
Në disa media është raportuar se pas subjekteve të kontrollu...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë në mbledhjen e Grup...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...