SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Komiteti shqiptar i Helsinkit ngriti pikëpyetje mbi vendimin e sotëm të Gjykatës së Administrative të Tiranës, e cila rrëzoi kërkesën e kolegjit turk Mehmet Akif për pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor privat, deri në shyrtimin në themel të rastit. Gjykata rrëzoi kërkesën “pa arsyetuar në mënyrë të përmbledhur shkaqet që justifikonin zbatimin e kuadrit ligjor të cituar në shpalljen e vendimit të ndërmjetëm”, shpjegoi në një deklaratë Komiteti i Helinikit, përfaqësuesit e të cilit monitoruan dy seancat e zhvilluara në Gjykatën Administrative për këtë çështje.
Gjykata nuk mori parasysh argumentat e Kolegjit sipas të cilit, vendimi kishte qenë një masë ekstreme, duke qenë se, siç u shpreh gjatë seancës dhe avokati mbrojtës, shkeljet dhe problematikat e konstatuara kishin qenë të një natyre të vogël dhe jo aq shqetësuese. Sipas avokatit të Kolegjit, vërejtjet nga ana e inspektorëve të ministrisë së Arsimit kishin patur të bënin me këndin e dritës në katër klasa, dhe me disa ndërhyrje në palestër.
Përfaqësuesit e Ministrisë nga ana e tyre, pretenduan se Kolegji kishte patur kohën e mjaftueshme për të plotësuar kriteret e kërkuara, por se nuk kishte ndërhyrë, dhe ndërkohë kishte nisur vitin e ri shkollor pa marrë miratimin e ministrisë.
Ekspertët e Komitetit shqiptar të Helsinkit nga ana e tyre thanë se “hetimi gjyqësor ishte i kufizuar dhe nuk u thellua në mënyrë substanciale në sqarimin e çdo momenti procedural mbi dokumentacionin e paraqitur nga palët, me vlerën e provës”, duke shpjeguar se “në funksion të një hetimi gjyqësor të plotë, të gjithëanshëm dhe objektiv, gjykata nuk e shqyrtoi të nevojshme që, në kuptim të dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm të referuar, të hetonte dëmin që mund t’i shkaktohet nxënësve të Kolegjit, për të vlerësuar cënimin e interesit më të lartë të fëmijëve (nxënësve) nga mbyllja e Kolegjit Mehmet Akif”.
Po ashtu, në deklaratën e Komitetit të Helsinkit mbi monitorimin e procesit, vihet në dukje se “sjellja dhe mënyra se si u formuluan pyetjet për palët nga gjyqtarja, krijuan pikëpyetje sa i takon parimit të paanshmërisë dhe kontradiktoritetit. Palët që në fazën e legjitimimit të tyre dhe në vijimësi të paraqitjes së parashtrimeve dhe provave, nuk u vendosën në pozita të barabarta në sytë e publikut dhe u vërejtën elementë të njëanshmërisë”.
Për këtë, ekspertët e Komitetit të Helsinkit sollën disa shembuj: “gjyqtarja nuk ndoqi të njejtin standart, në verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga palët”; disa ndërhyrje të gjyqtares që “nënkuptonin qëndrimin e Gjykatës karshi Fondacionit (Kolegjit ndr) që nuk duhet të kishte transferuar veprimtarinë arsimore në godinën e re”; apo dhe fakti se “përgjatë procesit të pyetjeve, pati edhe elementë sugjestionues në pyetjet drejtuar palëve”.
Kolegji është pjesë e fondacionit Gulen, që i përket klerikut turk Fetulla Gulen, i konsideruar nga Ankaraja si organizator i grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2006. Turqia ka kërkuar në mënyrë të përsëritur mbylljen e aktiviteteve të financuara prej tij. Dhe vendimi për mbylljen e Kolegjit është parë si një rezultat i kësaj trysnie, ndonëse autoritetet shqiptare kanë këmbëngulur se vendimi i tyre lidhet rreptësisht me zbatimin e ligjit. Por edhe për vendimin e mbylljes së Kolegjit, Komiteti shqiptar i Helsinkit, pas verifikimit të dokumentacionit, kishte arritur në përfundimin se “procedurat e autoriteteve për mbylljen e Kolegjit Turk “Mehmet Akif Ersoy” nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt, duke rezultuar me dhënien e një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme”./ Voa
Bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kon...
Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur takimet e ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, bashkë...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka bërë me dije se...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka denoncuar një plan tj...
Pas vendimit të ERE për të mos ndryshuar çmimin e energjis...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është p...
Evi Angelakis ose Evis Kokalari nuk ka aftësinë të kuptojë...
Aksioni i Forcave RENEA në Shijak, rreth zhdukjes së Ervis...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Gjirokastra ...
Brenda pak ditësh gjykata mori vendimin lidhur me dy deput...
Në muajin shtator janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga ...
Prej ditës së djeshme ka nisur një rast i ri i shfrytëzimi...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij me qyte...
Në njësinë administrative Libofshë, në bashkinë Fier, bano...
Grida Duma duket se ka hequr dorë nga prijësi Luli Basha. ...
Policia greke ka arrestuar një emigrant shqiptar pasi akuzoh...
Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Organizator. Kreu i...
Renea dhe FNSH kanë zbarkuar në Shijak. Mediat me titra r...
Një ditë më parë 44 liderët e vendeve të Europës u mblodhë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...