Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Pasi Kryetarja e Kuvendit i ktheu përgjigje dje për arsyet e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i është përgjigjur zyrtarisht sot.
Në shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kreu i grupit parlamentar demokrat ka theksuar se është deformuar qëndrimi i Këshillit të Legjislacionit dhe se nuk ka asnjë adresim prej tij të asnjë çështjeje për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Bardhi kujton se Këshilli për Legjislacionin nuk është organ vendimmarrës, por këshillimor.
“Duke qenë se Këshilli i Legjislacionit në raportin që i ka paraqitur kryetares së Kuvendit, ka prezantuar dy qëndrime, atëherë kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve, si struktura përgjegjëse parlamentare për organizimin e punës së organeve brenda Kuvendit”, shkruan Bardhi.
Më tej Kryetari i grupit parlamentar të PD-së thekson se “nëse nga ana juaj si kryetare e Kuvendit është përkrahur këshilla e 5 anëtarëve të mazhorancës, për të zvarritur këtë çështje, atëherë ju keni pasur detyrimin kushtetuese dhe ligjor, që çështjen ta transferonit menjëherë për shqyrtim pranë Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe të thërrisnit mbledhjen e këtij Këshilli. Është fakt, që për 1 vit e 2 muaj, si dhe veçanërisht që nga korriku 2023 ku ka përfunduar puna e Këshillit të Legjislacionit, ju nuk keni ndjekur asnjërën nga procedurat e mësipërme”, thuhet në letrën zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit.
Gazment Bardhi i ka sjell në vëmendje kryetares së Kuvendit se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim dhe nga ky detyrim kushtetues e ligjor nuk bën përjashtim as Kuvendi dhe as kryetari i Kuvendit.
Ai i kujton, duke e paralajmëruar, se sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese “Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal”, duke iu referuar kështu neneve 320 dhe 320/a të Kodit Penal.
Bardhi i kërkon Nikollës që të zgjedh nëse duhet të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ose të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, por pa asnjë vonesë të mëtejshme.
“Mazhoranca socialiste duhet të heq menjëherë dorë nga precedenti i rrezikshëm i injorimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo minon demokracinë dhe parimet e shtetit ligjor. Pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, po të mbahen në konsideratë rrethanat e çështjes, krijon bindjen e plotë në opinionin publik se përmes veprimeve konkrete mazhoranca juaj po pengon drejtësinë në përmbushjen e rolit të vet kushtetues, duke i ofruar mbrojtje politike të paprecedentë një deputeti të mazhorancës. Në vlerësimin tonë, ky është një sinjal politik edhe për SPAK-un që të mos hetojë deputeten e mazhorancës dhe familjarët e saj, për implikimin e mundshëm në tjetërsimin e paligjshëm të pronave publike, apo të mos hetojë autoritetet përgjegjëse, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, që në shkelje të ligjit dhe me dokumente të falsifikuara i kanë dhënë familjes së deputetes Xhaçka statusin e investitorit strategjik dhe benefitet ligjore e financiare që vijnë nga ky status”, përfundon letra e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi./ CNA



Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është distancuar ...
Jorgo Goro, pak më parë njoftoi dorëheqjen nga kreu në det...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas përfundimit të mb...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe k...
Kanë nisur këtë të mërkurë aplikimet për skemat mbështetës...
Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe a...
Demokratët e Biden-it po kërkojnë që të hetohen marrëveshj...
Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet ASCAP në bashkë...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Regjistrimet në shkollat profesionale për vitin akademik 2...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i arrestuar nga ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka mun...
Kreu i Partisë së Lirisë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me letër përpara, ka ...
Dogana e Muriqanit është ngjyer me ngjyrat e Rilindjes...
Të martën, Prokuroria e Posaçme ia ka komunikuar akuza...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është rikthyer në rrj...
Auron Tare është shprehur se ka qenë i pari që e ka dë...
Elisa Spiropali, ose ndryshe siç mund ta quajmë Elisa e in...
Dje në media qarkulloi një lajm mbi dorëheqjen e Alfre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...