Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Në Tiranë do të zhvillohet edicioni i 9-të i Maratonës së Tiranës. Për këtë Policia ka hartuar një plan masash për qarkullimin e automjeteve gjatë fundjavës.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.
Ndërkohë, në datë 18 tetor 2025, do të zhvillohet aktiviteti sportiv "Maratona Fan Run", duke filluar nga sheshi "Nënë Tereza" dhe vijuar deri në fundin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", nga ora 09:00 deri në orën 11:00.
Plani i plotë i masave të hartuara
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Maratona Fan Run", të organizuar nga Bashkia Tiranë, duke filluar nga sheshi "Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në krah me instalacionin “Reja”, në datën 18.10.2025 nga ora 09:00 deri në orën 11:00.
Qarkullimi i automjeteve do të bëhet si më poshtë:
- Në rrugët "Lek Dukagjini”, rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Abdyl Frashëri" dhe rruga "Papa Gjon Pali II".
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri" me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Abdyl Frashëri" me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
- Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri" me rrugën “Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.
- Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.
Në kryqëzimin e rrugës "Ismail Qemali" me rrugën “Papa Gjon Pali II", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Ismail Qemali" me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit".
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshit "Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:
- Linja Nr. 1/A "Selitë Kristal Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe I/B "Kodra e Diellit 2- Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" devijon te sheshi "Willson" për të vazhduar në kthim në rrugët "Sami Frashëri" "Myslym Shyri" "Ibrahim Rugova" bulevardi "Gjergj Fishta", kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.
- Linja Nr. 2 "Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Willson".
- Linja Nr. 3 "Kashar - Yzberisht - Qendër” devijon te rruga e "Kavajës" në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe "Flora" - rruga "Mine Peza" - mrruga e "Durrësit".
- Linja Nr. 4 "Qendër - QTU - Megatek - City Park" devijon nga sheshi “Karl Topia" - "Zogu I" -rruga “Fortuzi" - ruga e "Durrësit".
- Linja Nr. 5/B "Institut - Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia" – bulevardin “Zogu I"- rruga "Fortuzi" - rruga e "Durrësit".
- Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit – Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - Teg" devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" - rrugën "Ismail Qemali" – bulevardin "Bajram Curri" - rruga e "Elbasanit".
- Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - rruga "Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit"- rrugën "Ismail Qemali" – rrugën "Papa Gjon Pali II" - bulevardi "Bajram Curri" - rruga e "Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I" - rruga "Fortuzi" - rruga "Mine Peza".
- Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së "Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e "Kavajës" në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë).
- Linja 10/B "Qendër - Mihal Grameno -Qendër" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".
- Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re - Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi "Zogu I" - Rruga “Fortuzi" – rruga "Mine Peza".
- Linja 12/B "5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e "Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi "Zogu I" - rruga "Fortuzi" rruga "Mine Peza” – Unazë - rruga “5 Maji”.
- Linja Nr. 13 "Tirana e Re" sipas sensit orar të devijohet në kryqëzimin me rrugën "Myslym Shyri" drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Ëillson”.
-Linja Nr. 15 "Kombinat - Kinostudio” të devijojë te rruga e "“Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël" të vazhdojë drejt (mbrapa TO?).
- Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së "Elbasanit" dhe ura e rrugës "Sami Frashëri".
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha itineraret e mësipërm.
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Maratona e Tiranës 2025", në datën 19.10.2025 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
- Në sheshin "Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombi?”, rruga "Gjergj Filipi", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", bulevardin "Dëshmorët e Kombit”, bulevardi "Bajram Curri", kryqëzimi me rrugën e "Elbasanit", rruga "George Ë. Bush", rruga "Abdi Toptani”, bulevardin "Zog I", bulevardin "Bulevardi i Ri", rruga "Ded Gjo Luli", rruga e "Durrësit", rruga e "Kavajës", rruga "Myslym Shyri", bulevardi “Zhan D'Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiëan, bulevardi "Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, rruga "Ibrahim Rugova” dhe rruga "Lek Dukagjini".
Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese, si më poshtë vijon:
- Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e "Elbasanit", rruga "Luigj Gurakuqi”, ruga e "Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga "Mine Peza", rruga e "Kavajës" nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimí "21 Dhjetori. ruga "Vaso Pasha", rruga "Ismail Qemali", nga kryqëzimi me rrugën "Vaso Pasha" deri te rruga "Sami Frashëri", ruga "Abdyl Frashëri" nga kryqëzimi me sheshin "Willson" deri te rruga "Vaso Pasha".
Në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" dhe bulevardin "Zhan D'Ark" me drejtime te detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
Në kryqëzimin e rrugës së "Barrikadave" me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e "Unazës së Vogël" me dalje në bulevardin "Zogu I".
Në kryqëzimin e bulevardit "Zogu l" me rugën "Fortuzi", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
- Në rrugën "Mine Peza", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së "Durrësit".
- Në kryqëzimin “21 Dhjetori", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës".
- Në rrugën “Myslym Shyri" me rrugën "Sami Frashëri", drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
Në kryqëzimin "Vasil Shanto", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e bulevardit "Bajram Curri".
- Në kryqëzimin e rrugës "Pjetër Bogdani” me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Pjetër Bogdani" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".
- Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri" me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Vaso Pasha" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës "Adem Jashari", drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova”.
2.2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
-Linja Nr. 1/A "Selitë - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2- Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 2 "Teg – Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi "Willson”.
- Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori" dhe tek sheshi "Karl Topia".
- Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek - City Park" devijon tek sheshi "Karl Topia".
Linja Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".
- Linja Nr. 5 /B "Institut - Qendër" devijon në sheshin "Karl Topia".
Linja Nr. 6 “Laprakë" devijon në bulevardin "Zogu I"
- Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - Teg" devijon te rruga e "Elbasanit" rrethrotullimi "Qyteti Studenti".
Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 10/A "Marteniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".
- Linja Nr. 12/A "Uzina Dinamo e Re - Sharrë" devijon te kryqëzimi "21 Dhjetori" me drejtim urën "Vasil Shanto" e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
- Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I" te kryqëzimi "21 Dhjetori" me drejtim urën "Vasil Shanto" e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te sheshi "Ëillson" dhe pjesa tjetër te sheshi "Karl Topia".
- Linja Nr. 15 "Kombinat - Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Muhamet Gjollesha" (kryqëzimi “21 Dhjetori") dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me "Unazën e Vogël" të vazhdojë drejt (mbrapa ??B).
- Linja Nr. 16 "Linja e Gjelbërt" pezullohet përkohësisht.
2.3. Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 19.10.2025 nga ora 08.00 — 16.00.
2.4.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm./ CNA
Ashtu si para çdo seance parlamentare nuk ka munguar parad...
Sot po zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvend k...
Gjykata e Lartë po shqyrton sot rekursin e kreut të Partis...
Partia Socialiste është tërhequr nga gjinia gjithëpërfshir...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
SPAK ka përfunduar hetimet për ish-shefin e Rrugores, Rove...
Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot një seancë me dyer...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar n...
Bashkia e Vlorës synon të ndërhyjë në rrjetin e kanalizime...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një mesazh, teksa kjo e...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Aldo Avdylajn i njohur e...
Rrjeti "SafeJournalists" ka miratuar një deklaratë të re r...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Arsen...
Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrë...
Zbulohen detaje nga seanca paraprake në GJKKO ndaj Ilir Be...
Drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, K.M., është kë...
Dy ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë hapi zyrtarisht gar...
Sot kreu i PD-së, Sali Berisha, feston 81-vjetorin e lindj...
Janë zbardhur dy projektvendimet e propozuara nga PS për n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...