Transporti në sezonin veror/ DPSHTRR promovon platformën "eTransport" në porte dhe aeroport
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...

Studentë elitarë e pedagogë të Europës u mblodhën në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u takuan edhe me Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë në Tiranë.
Takimi u zhvillua në datat 23–25 qershor 2026, në disa objekte të shenjta bektashiane në treva të tjera shqiptare, ishin ndër befasitë e vizitës triditore të një grupi të përzgjedhur studentësh, pedagogësh dhe arkitektësh të njohur të Europës.
Ndryshe nga një konferencë e zakonshme, ky aktivitet u konceptua si një pelegrinazh kërkimor, ku pjesëmarrësit nuk studiuan vetëm monumentet dhe tekstet, por përjetuan nga afër vendet ku lutja vazhdon të jetë pjesë e jetës së përditshme. Qëllimi ishte të kuptohej se si arkitektura, peizazhi, lëvizja, rituali dhe komuniteti ndikojnë në përvojën e lutjes.
Rrugëtimi nisi në Laç, në shtegun e pelegrinazhit drejt Kishës së Shna Ndout dhe Shpellës së Shën Vlashit. Ecja përgjatë këtij itinerari u dha studiuesve mundësinë të kuptonin se pelegrinazhi nuk është vetëm mbërritja në një vend të shenjtë, por vetë rruga, përpjekja, pritja dhe përjetimi që ndërtohet hap pas hapi.
Më pas grupi vijoi drejt Teqesë së Shenjtë të Sari Salltikut në Krujë. Vizita nuk ishte vetëm një prezantim historik mbi figurën e Sari Salltëkut dhe traditën bektashiane, por një përvojë e vërtetë shpirtërore. Atmosfera e malit, heshtja, rrëfimet mbi shenjtorin dhe mikpritja e komunitetit krijuan një përjetim që shumë prej studiuesve e përshkruan si kontaktin e tyre të parë me dimensionin mistik të pelegrinazhit bektashian. Për ta ishte një mundësi për të kuptuar se pelegrinazhi nuk është vetëm një praktikë fetare, por edhe një udhëtim i brendshëm.
Dita e dytë i çoi pjesëmarrësit në Berat, një qytet ku bashkëjetesa fetare është e gdhendur në vetë strukturën urbane. Vizitat në kishat e Shën Nikodemit, në Muzeun “Onufri”, në reliket e Shtatë Shenjtorëve, në Xhaminë e Beqarëve dhe në kompleksin e Xhamisë së Mbretit, tyrben e Baba Aliut u shoqëruan me diskutime mbi mënyrën se si traditat e krishtera dhe islame kanë bashkëjetuar dhe kanë ndikuar njëra-tjetrën përgjatë shekujve. Ecja në Kalanë e Beratit, ku kishat dhe xhamitë ndajnë të njëjtin peizazh, u bë një ilustrim i gjallë i historisë shumëfetare të Shqipërisë.
Rrugëtimi u përmbyll në Tiranë, me vizitën në Xhaminë e Et’hem Beut dhe më pas në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, një nga momentet më domethënëse të të gjithë aktivitetit.
Vizita përkoi me një ditë me rëndësi të veçantë për besimtarët bektashinj: mbylljen e Matemit, periudhës së reflektimit dhe përkujtimit të sakrificës së Imam Hysenit, si edhe me fillimin e përgatitjeve për Festën e Ashures. Kjo rastësi i dha aktivitetit një dimension që nuk mund të ishte planifikuar më mirë. Studiuesit nuk u njohën vetëm me historinë dhe filozofinë e urdhrit bektashian, por patën mundësinë të shihnin nga afër një traditë të gjallë, në një moment të rëndësishëm të kalendarit të saj shpirtëror.
Gjatë vizitës, ata ndoqën përgatitjet për festën, dëgjuan shpjegimet mbi domethënien e Matemit dhe simbolikën e Ashures dhe u njohën me vlerat që përfaqëson Bektashizmi: dashurinë për njeriun, tolerancën, paqen, dialogun dhe respektin për tjetrin. Mikpritja e Kryegjyshatës nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede, Edmond Brahimaj krijoi një atmosferë të ngrohtë, ku diskutimi akademik u ndërthur natyrshëm me përvojën njerëzore. Kryegjyshi u ndal në historinë 800-vjeçare të bektashizmit duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorëve të ardhur nga larg. Vizita në Muzeun e Bektashizmit, Bibliotekës dhe Arkivit i befasoi dhe me mirënjohje të thellë falënderuan Dede Edmond Brahimajn.
Në ditën e fundit, aktiviteti u mbyll me një seminar reflektues mbi rezultatet e këtij udhëtimi kërkimor në hapësirat e Kolegjit LOGOS. Studiuesit diskutuan mbi mënyrën se si hapësira, vendi, arkitektura, rituali, lëvizja, tekstet dhe shërbesa ndikojnë në përvojën e lutjes, duke theksuar se këto elemente nuk mund të studiohen të ndara nga komunitetet që i mbajnë gjallë.
Në këtë aktivitet morën pjesë studiues nga disa prej universiteteve dhe institucioneve më prestigjioze të Europës, ndër të cilët Ghent University, Universität Hamburg, University of St Andrews, Université de Lausanne, University of Belgrade, UCLouvain, Università degli Studi di Verona, Real Conservatorio Superior de Música de Madrid, Athenaeum Conservatoire dhe universitete të tjera partnere të rrjetit COST.
Në përfundim të këtij rrugëtimi, pjesëmarrësit u larguan me një bindje të përbashkët: Shqipëria është shumë më tepër sesa një vend me monumente të rëndësishme fetare. Ajo është një hapësirë ku traditat shpirtërore vazhdojnë të jetojnë, ku pelegrinazhi mbetet pjesë e identitetit kulturor dhe ku bashkëjetesa ndërfetare nuk është vetëm një kapitull historie, por një realitet i përditshëm.
Në këtë mozaik të pasur, Kryegjyshata Botërore Bektashiane zë një vend të veçantë. Ajo nuk është vetëm qendra botërore e Urdhrit Bektashian, por edhe një simbol i dialogut, urtësisë dhe mikpritjes, duke dëshmuar se traditat shpirtërore mund të jenë një urë që afron njerëzit, kulturat dhe besimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë ...
Protestuesit janë zhvendosur te Drejtoria Vendore e Polici...
Protesta para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe për...
Në Kuvend janë zhvilluar debate mes deputetit të PD-së, Kl...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur për mediat jash...
Ka tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të po...
Ka pasur tensione në protestën para Parlamentit. Bëhet me...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në seancën e sotme njof...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ligjin ...
Protesta para Kuvendit vijon prej më shumë se një ore, ndë...
Një grup protestuesish janë mbledhur pranë godinës së Parl...
Ndotja e mjedisit në Shqipëri ka kaluar përmasat e një sfi...
Një pallat në një kompleks në Laprakë është përfshirë nga ...
Një protestë është paralajmëruar paraditen e sotme para Ku...
Këtë të hënë është ndarë nga jeta ish-pedagogu i njohur Il...
Analisti Andi Bushati komentoi sot situatën me protestat n...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se pjesëmarrja e madhe e qyte...
Mijëra qytetarë kanë nisur një marshim nëpër Tiranë, si vi...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën nga aksidenti i...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...