Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, i është drejtuar me një letër-ankesë KLP-së në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ndaj saj për ndërtimet pa leje në Theth.
CNA ka zbardhur letrën e plotë të prokurores, e cila shprehet se është cenuar publikishhst në mënyrë të përsëritur nga Rama.
Sipas prokurores, reagimi i Ramës është i paprecedentë në një shtet demokratik, godet një prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike, si dhe e përcakton si diskriminues.
Prokurorja ka kërkuar nga KLP që të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve, të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.
Letra e plotë e zbardhur nga CNA
Paraqes këtë kërkesë zyrtare pranë institucionit tuaj, në mbrojtje të dinjitetit dhe pavarësisë sime profesionale, të cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama.
Prokuroria ka regjistruar një kallëzim penal më 28.05.2025 pas një referimi nga policia dhe çështja më është caktuar për verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policisë rezultonte se në lagjen Fushë-Theth, në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, nga ana e I.M.T.-së ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjerëve, në pronën e shtetases Lene Prroni. Këto objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin të vendosur në të katër qoshet mbi rrasa guri të prera, sipas referimit të bërë nga Policia Gjyqësore. Gjatë këqyrjes në oborr janë konstatuar pllaka betoni si ato që përdoren për trotuare si dhe llamarina model sanduiç. Në vend nuk është konstatuar prezenca e ndonjë personi. Shtetasja Lene Prroni, e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka deklaruar se: Kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, të cilën e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj. Deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh dhe ajo nuk ka dokumente pronësie, por e ka të trashëguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu ka shpjeguar se në dijeninë e saj, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Tregon se paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i ka marrë borxh, tek të afërmit e saj, për të ndërtuar këta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qenë se nuk kishte çoban për t’u kujdesur për to, i ka shitur të gjitha. Në referimin e bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër, citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Shkodër e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative. Në përfundim të veprimeve verifikuese, në datë 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim, pasi fakti nuk përbënte vepër penale, por duke sqaruar se jemi në kushtet e kundërvajtjes administrative. Me 07.07.2025 janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë datë ka dalë me prononcimin e parë të tij publik me tone denigruese edhe z. Kryeministër, duke vijuar edhe në ditën pasardhëse. Nga këto pamje kam konstatuar se vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjerët, lidhur energjia elektrike dhe kontenjerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm.
Në datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, përmes konferencave publike, postimeve në rrjetet sociale ("Facebook", "Instagram" etj.) dhe deklaratave për media, u shpreh në mënyrë të përsëritur dhe agresive në lidhje me këtë çështje, duke përmendur emrin tim personalisht dhe duke më akuzuar se:
•“Kam hedhur në kosh një krim të shumëfishtë”;
•“Jam përfaqësuese e drejtësisë që mbron shkatërrimin e pronës publike”;
•“Kam vepruar në mënyrë arbitrare dhe të dyshimtë”;
•“Duhet të mbaj përgjegjësi për vendimin tim” etj.
Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë, si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.
Ky qëndrim publik është:
•I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë;
•Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike;
•Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit.
Presioni publik ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon të më vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen time profesionale. Vlerësoj të rëndësishme ndër të tjera të ndalem në disa momente të lidhura jo vetëm me dinamikën e fundit të ngjarjeve, të cilat shkojnë përtej normales, por edhe të lidhur me karrierën time profesionale nga momenti i fillimit të detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës që do ta mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj. Vlerësoj të theksoj faktin që pavarësisht çdo vështirësie që paraqet profesioni i Prokurorit, si dhe dinamikës së tij, do të ribëja çdo ditë të njëjtën zgjedhje, edhe pse aktualisht i gjithë sistemi i Prokurorisë është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme, të prejardhura si pasojë e mbingarkesës, duke punuar çdo ditë dhe çdo orë (pa llogaritur asnjë ditë pushimi), pasi të gjithë besojmë te vlerat e një drejtësie të pavarur, në drejtim të mbrojtjes së interesit publik dhe të krijimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Edhe pse që në muajin e parë të ushtrimit të detyrës jam përballur me ngjarje të rënda dhe me marrje të një numri të konsiderueshëm të dosjeve për hetim dhe për gjykim, kjo sfidë nuk më ka penguar deri më sot që të ushtroj profesionin tim me integritet. Pavarësisht faktit se për vitin 2024 më shumë se unë, në lidhje me punën time mund të flasin shifrat zyrtare të analizuara edhe në Raportin Vjetor të këtij viti, sa u përket dosjeve të përfunduara dhe personave të marrë si të pandehur. Është kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i marrë në akuzë për veprën penale të parashikuar nga neni 79/dh dhe 22 i Kodit Penal, duke cilësuar faktin se edhe pse ditën që është shqyrtuar seanca gjyqësore për vlerësimin e arrestimit të tij kam pësuar një aksident automobilistik, kjo nuk më pengoi që të vrapoja për në sallën e gjykimit, sërish në mbrojtje të interesit publik. Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë objektiv i punës sime lançimi i ngjarjeve, por qëllimi është lufta kundër kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës dhe që jam betuar që do ta mbroj solemnisht në çdo moment.
Do t'ju lutesha dhe do t'ju kërkoja që të ndërmerrnin masat përkatëse ato institucione që ligjërisht kanë detyrimin të verifikojnë vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme të përballem me çdo pasojë të mundshme, pasi kam bindjen e plotë që vendimmarrja ime mund dhe duhet të vlerësohet vetëm nga organet e përcaktuara nga Kushteta dhe ligji, por jo nga institucione jashtë pushtetit gjyqësor. Lejimi i faktit të kundërt do të cenonte rëndë parime themelore kushtetuese.
Kërkesat:
Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që:
1-Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;
2-Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjitha organeve të drejtësisë;
3-Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.
Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional./ CNA
Pas shumë vitesh kërkesë nga pacientet e diagnostikuara me...
Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh, të paktën 8 prej t...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot lidhur me aksionin pë...
Forca Detare finalizon me sukses një operacion të vështirë...
Analisti Andi Bushati komentoi sot lidhur me hipotezat mbi...
Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë ...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot disa detaje të reja lidhu...
Qeveria shqiptare, ka miratuar sot ndër të tjera edhe vend...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli është dërguar në ILD dhe...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi ng...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka ...
Në qytetin juglindor të Korçës, sheshet dhe trotuaret publ...
Këtë të martë e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e tre shtetasve të a...
Qeveria ka shpallur Dëshmor të Atdheut kapitenin nga Shkod...
Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar një shumë marrëmendëse p...
Disa kompani lobiste apo studiosh ligjore, ato që mbrojnë ...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në një deklaratë p...
World Economic Forum (WEF), një nga forumet më të rëndësis...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...