Lala: Ndërtimet pa leje në gjithë Shqipërinë janë një masakër urbane
Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot lidhur me aksionin pë...

Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh, të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborator për të kryer analizat e ujit të pijshëm.
Mungesa e kësaj hallke cenon sigurinë e ujit që mbërrin në shtëpitë e qytetarëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon ndër të tjera edhe këtë pikë.
“Nga auditimi i laboratorëve për analizimin e ujit të pijshëm, nga 14 shoqëri ujësjellësish, 6 shoqëri (Berat, Elbasan, Korçë, Lushnjë, Pogradec dhe Sarandë) kanë ambiente për laborator, ndërsa 8 shoqëritë e tjera nuk kanë ambiente të përshtatshme për ndërtimin e laboratorëve ose e thënë ndryshe, nuk ka laboratorë, çka sjell moskryerjen e analizave të ujit të pijshëm dhe mosgarantimin e sigurisë te qytetarët”, thuhet në auditim.
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve janë përfshirë në dy vitet e fundit në një proces reformimi ku ndërmarrjet më të vogla rajonale kanë krijuar ndërmarrje më të mëdha dhe nga 58 të tilla janë reduktuar në 14, ndërkohë që ende mbeten Vora dhe Tirana jashtë kësaj reforme.
Audituesit e KLSH-së kanë gjetur edhe problematika të tjera të lidhura me procedurat e prokurimit ku nga 3 procedura “Punë dhe mallra” të marra në analizë, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) është konstatuar se jo të gjitha kriteret kualifikuese janë argumentuar teknikisht në përputhje me grafikun, volumin, natyrën e punës apo zërave të preventivit.
Po kështu janë konstatuar mangësi në kërkesa për drejtuesit teknikë, licenca, mangësi në përcaktimin e specialistëve dhe të specifikimeve teknike.
Në auditimin e 6 procedurave të tjera të prokurimit “Punë dhe mallra”, nuk janë zbatuar aktet ligjore e nënligjore të Ligjit të Prokurimit Publik në vlerësimin e ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke kualifikuar operatorë ekonomikë fitues, në mosplotësim të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të DST.
Një tjetër problem është ai i detyrimeve të prapambetura të cilat pavarësisht vendimeve të dhëna nga gjykata kanë mbetur pa ekzekutuar duke rritur kështu faturën finale si efekt i kamatëvonesave.
Konkretisht audituesit vlerësojnë se procesi i shpronësimit për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel ecurie dhe pa progres të dukshëm.
“Vlerat e përllogaritura të efekteve financiare që burojnë nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për ekzekutim, nuk janë njohur në kontabilitet si detyrime për t’u shlyer sipas parimit të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, por janë njohur në momentin e likuidimit, me efekt financiar në buxhetin e shtetit nga AKUK, për 2021-2024/06, për vlerën 71.6 milionë lekë, dhe ende pa u shlyer vlera 159.9 milionë lekë, e cila përbën risk të shtuar me efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit sepse duke mos u planifikuar për t’u shlyer, mbart edhe kamatëvonesa që mund të kërkohen nga subjektet kreditorë.
Përveç shumës së përcaktuar më lart në vlerën 159.9 milionë lekë për dëm shpërblim ndaj gjyqe fituesve, AKUK ka edhe një shumë tjetër të pritshme me vendime të shkallës së dytë për likuidim të të shpronësuarve në vlerën 56.8 milionë lekë”, thuhet në auditim./ Revista Monitor
Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot lidhur me aksionin pë...
Forca Detare finalizon me sukses një operacion të vështirë...
Analisti Andi Bushati komentoi sot lidhur me hipotezat mbi...
Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë ...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot disa detaje të reja lidhu...
Qeveria shqiptare, ka miratuar sot ndër të tjera edhe vend...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli është dërguar në ILD dhe...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi ng...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka ...
Në qytetin juglindor të Korçës, sheshet dhe trotuaret publ...
Këtë të martë e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e tre shtetasve të a...
Qeveria ka shpallur Dëshmor të Atdheut kapitenin nga Shkod...
Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar një shumë marrëmendëse p...
Disa kompani lobiste apo studiosh ligjore, ato që mbrojnë ...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në një deklaratë p...
World Economic Forum (WEF), një nga forumet më të rëndësis...
Vijon aksioni i shembjeve të objekteve që nga ana e shteti...
Sot është zhvilluar faza e dytë e përzgjedhjes së drej...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...