“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...

Futurologu Jacques Attali, ishte i ftuari i “Public Square” nga Ditmir Bushati. Libri i fundit i Attali ku parashikon 50 vitet e ardhshme, por edhe përvoja si një mendje e bukur për tema të ndryshme, nga politika tek mjedisi, ai flet me Ditmir Bushatin për fenomene që na interesojne të gjithëve, nga Inteligjenca artificiale, tek ekonomia e jetës, pasojat e luftës në Ukrainë, dhe një parashikim interesant për të ardhmen e Shba, Kinës, Europës, si superfuqi apo jo…
Attali ka një shpjegim të veçantë rreth luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ajo që po ndodh është me rëndësi të madhe për Ukrainën në skenën gjeopolitike. Ukraina është furnizuese e grurit, duke ushqyer Egjiptin dhe shumë shtete të tjera afrikane. Por jo shumë njerëz e dinë se Ukraina prodhon 80% të misrit, çka është shumë i rëndësishëm për Kinën. Meqë ra fjala, kjo është arsyeja pse Kina ka nevojë për paqe në rajon, pasi misri është i rëndësishëm për derrat, që përbëjnë ushqimin kryesor në Kinë. Rrjedhimisht, kuptojmë se Ukraina nuk është një shtet dosido, por një shtet kyç i politikës ushqimore globale, e cila, siç e dimë të gjithë, është gjithmonë bazë për sigurinë”, thotë ai.
Jacques Attali , mendon se kjo krizë në lindje të Europës duhet t’i bëjë europianët të kuptojnë një gjë kryesore: nevojën për investime në fushën e mbrojtjes. Ndërsa interesant është parashikimi i tij për atë që do të jetë superfuqia botërore.
“Po hyjmë në një botë ku nuk ka asnjë superfuqi, saktësisht si në fund të Perandorisë Romake, ku nuk kishte asnjë tjetër ose në shekullin e shtatë, që nuk ishte periudhë dekadence apo barbarizmi, siç është thënë gjithmonë, por një periudhë lulëzimi me shumë diversitet. Pra këtu mund të futemi në një periudhë ku tregu do të jetë më i fortë se politikanët, kompanitë vërtet do të udhëheqin botën, e cila do të jetë në një periudhë kaotike. Nuk do të ketë një G7, nuk do të ketë një G20, nuk do të ketë një G2, por do të ketë një G zero. Kjo të bën të mendosh se Europa ka përgjegjësinë e saj për herë të parë në histori që të bëhet një superfuqi”, thekson ai.
Jacques Attali u ndal dhe në nismën e Komunitetit Politik Europian nga Presidenti Macron, një ide origjinale që u parashtrua nga Presidenti Mitterrand, ku ai ka qenë edhe Këshilltar i tij në atë kohë.
Ai beson se kjo është një ide e mirë, gjithmonë nëse s’do të ketë fatin e së parës dhe nëse s’do të bëhen gabimet e së parës.
“Amerikanët bënë të pamundurën për ta “vrarë” këtë nismë. Ata nuk dëshironin një Europë politike të fortë dhe as një Rusi demokratike brenda Europës”,
Jacques Attali u shpreh se Europa përballet me tri sfida.
“Tri sfidat kryesore të së nesërmes janë: ndryshimet klimaterike; rreziqet e luftërave dhe diktaturës; dhe rreziku i artificializimit tëne jetës dhe jo inteligjenca artificiale".
Sipas Jacques Attali, “e gjithë bota do të përballet me këtë në mes të një periudhe ku Kina do të ketë dështuar të jetë numri një në botë, ku SHBA-të do të jenë më të dobëta se asnjëherë, ku India do të ketë zhvillim të madh, ku Afrika do të jetë kontinenti numër një në botë për sa i takon popullsisë. Nëse ne nuk arrijmë të shkojmë drejt ekonomisë së jetës atëherë klima do të jetë më shumë se katër gradë më e lartë, temperatura do të jetë katër gradë më e lartë sesa sot, dhe ndoshta gjysma e njerëzimit do të ndjehet si në ferr dhe do të zhvendoset. Kjo është arsyeja që duhet ta shmangim këtë në të ardhmen dhe të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur në drejtim të ekonomisë së jetës. Dhe nëse e bëjmë këtë në Europë, mund të bëhemi udhëheqës të botës”./ VOA
Notarja shqiptare, Eva Buzo, qëndroi për 28 orë në det, pa...
Ministria e Arsimit publikoi këtë të premte notat e provim...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp është ...
Pas më shumë se 24 orësh not, nga Otrantoja drejt Vlorës, ...
Eva Buzo, 35-vjeçarja shqiptare ka ndërmarrë sfidën e jash...
Pas publikimit të videoskandalit erotik të ish-kryebashkia...
Ditën e sotme studentët kanë vijuar me protestat pasi qeve...
“Balfin Group” operon në 9 shtete të Evropës dhe së shpejt...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Samir Mane ka zbuluar shumë de...
Biznesmeni Samir Mane ka zbuluar se cila është zgjidhja që...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur Samir Mane ka fol...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas publikimit të lajm...
Biznesmeni shqiptar, Samir Mane, është pyetur mbrëmjen e s...
Biznesmeni Samir Mane ka zbuluar mbrëmjen e sotme se k...
Biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane, është rrëfyer mb...
Një email i rremë nga adresa anonime është shpërndarë ...
Për të disatën herë, edhe këtë të enjte është shtyrë seanc...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Akademia e Studimeve Albanologjike ka paditur në Gjykatën ...
Eva Buzo është 35-vjeçarja shqiptare, e cila jeton në Aust...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...