SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Argita Malltezi ka reaguar pas kallëzimit nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka kërkuar nga SPAK të hetojë deklaratat e saj.
Malltezi në një reagim të gjatë thekson se ky akt provon tre aspekte që Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegëve të saj dhe të keqpërdorë drejtësinë.
Malltezi thotë se veprimi i gjyqtares Irena Gjoka tregon hallin e saj me shkeljet e ligjit.
Reagimi i Malltezit
Jam njohur nga mediat me kallëzimin e gjyqtares simbol të reformës në drejtësi, ish-kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka. Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marrë ende njoftim. Por cilido qoftë fustani që ka vendosur t’i veshë zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte:
Së pari, në emisionin në fjalë unë kam bërë pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave të hetojnë, të pyesin në SPAK nëse ekziston një çështje e tillë dhe a po bëhet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, i bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK-ut të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegëve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit,keqpërdorimin e drejtësisë.
Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose i paditur është një prokuror apo gjyqtar i drejtësisë së posaçme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri-tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë.
Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posaçme.
Së treti, akti i zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Unë kam kallëzuar ne Prokurorinë e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashiper një sërë veprash penale në procedurën e çështjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P.
Këtë kallëzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njoftuar. Kolegët e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dinë shumë mirë që vendimmarrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.
Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’i drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë i drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme?
A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është regjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish-deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish-deputet?
SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj i bëj edhe një herë thirrje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje./ CNA
Gjyqtarja Irena Gjoka ka kallëzuar Argita Malltezin. Gjoka...
Besoj se secili që lexon këto emra, ndjen neveri. Ndj...
Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çakaj te...
Sot po zhvillohet mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ...
Kryeministrja Giorgia Meloni nuk tërhiqet pas kthimit ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i...
CNA ka kryer një investigim për oksigjenin mjekësor ku re...
Një anije italiane e rojës bregdetare ka mbërritur në Port...
Një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali t...
Sot, në Ditën Europiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerë...
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, ka reaguar pa...
Redi Këlliçi, vëllai i drejtuesit politik të PD-së për...
Puna për ndërtimin e hekurudhës po shkon drejt fundit....
Tri parti opozitare, PD, M5S dhe AVS i kanë dërguar nj...
Emigrantët e sjellë në Shqipëri si rrjedhojë e marrëveshje...
Antonela Berisha, së bashku me motrën e saj, Mariela B...
Mariela Berisha ka dalë këtë të premte para gjykatës p...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” pë...
Në kantierin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë - Rinas - D...
Rrjeti "Safe Journalists" i dërgoi një letër shqetësimi Ku...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...