Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Patriarku Ekumenik,Tërëshenjtëria e tij, Bartolomeu, i cili drejtoi dhe ceremoninë e përcjelljes së Kryepiskopit Anastas Janullatos u shpreh se sot i mblodhi një detyrë e dhimbshme pasi shtylla e madhe e Kishës, Anastas Janullatos, ka ndërruar jetë.
Patriarku Bartolomeu theksoi se Kryepiskopi Anastas e ringjalli Kishën Orthodhokse Autoqefale në Shqipëri dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm në nxjerrjen e saj nga gërmadhat.
Tërëshenjtëria e Tij tha se prania ekumenike e Anastas Janullatos kishte një shije të fortë ortodokse dhe besim të palëkundur.
Patriarku Bartolomeu nënvizoi se Anastas Janullatos e tërhoqi kishën në rrugë të ngushta dhe sakrifica të mëdha duke ecur në teh të shpatës, duke hapur shtigje aty ku duhej për të gjetur burimet e nevojshme për të ngritur kishën nga hiri.
Tërëshenjtëria e Tij tha se, Anastasi si Kryepiskop është i pazëvendësueshëm.
“Një detyrë e dhimbshme na mblodhi sot. Shtylla e madhe e Kishës ka rënë. Anastasi ka ndërruar jetë.
Anastasi ringjalli Kishën Ortodokse në Shqipëri. Vetë jeta e tij ishte mrekulli e zotit.
Prania e tij ekumenike, kishte një shije të fortë ortodokse, kishte besim të palëkundur.
Anastas Janullatos e tërhoqi kishën në rrugë të ngushtë dhe me sakrifica të mëdha duke ecur në teh të shpatës, duke hapur shtigje aty ku duhej për të gjetur burimet e nevojshme për të ngritur kishën nga hiri.
Nga natyra ishte i ëmbël dhe i durueshëm kur duhej, i palëkundur kur interesi i kishës e kërkonte, ai shmangte konflikte dhe ndërtoi kishën në përputhje me vullnetin hyjnor.
Do ta kujtojmë përherë çdo gjë të bukur, të ndritur dhe të pëlqyeshme nga perëndia, çdo gjë që Kryepiskopi ndërtoi për Kishën.
Anastasi si Kryepiskop është i pazëvendësueshëm”, tha Patriarku Bartolomeu.
Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Bartolomeu, foli dhe për zgjedhjen e pasardhësit të Kryepiskopit Anastas.
Ai theksoi se do të ketë Patriarkana Ekumenike do ta pranojë me dashuri dhe do ta mbështesë për çdo nevojë të Kishës Orthodhoske Autoqefale të Shqipërisë.
“Të jeni të bindur se urata e Tij do të ndihmojë në zgjedhjen e një pasardhësi më të denjë.
Patriarkana Ekumenike do ta pranojë me dashuri kushdo qoftë ai do të qëndrojë pranë tij dhe do ta mbështesë për çdo nevojë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, tha Patriarku Bartolomeu.
Fort të lumtur Vëllezër dhe Bashkëmeshtarë,
Fort i nderuari Mitropolit i Korçës, hirësi Joani, Mbikëqyrës i Fronit vakant, Kryepiskopal të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fort të nderuar Përfaqësues të hirshëm dhe perëndidashës të Kishave të Shenjta Lokale të Perëndisë,
Fort e nderuar Hierarki e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
Shkëlqesia juaj, z. Presidenti i Republikës, Shkëlqesia juaj, z. Kryeministër dhe përfaqësues të tjerë të nderuar të vendit, Shkëlqesia juaj, z. Kryeministër i Greqisë,
Të nderuar Përfaqësues të Besimeve të Krishtera dhe të Feve të tjera,
Shkëlqesi përfaqësues të Misioneve Diplomatike këtu të pranishëm,
I nderuari Arkond dhe Logothet i Madh, z. Theodhor Angelopulos,
Klerikë të respektuar të të gjitha gradave, murgj dhe murgesha oshënarë,
Popull i Zotit, zimbajtës!
Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot në kryeqytetin e Shqipërisë!
Shtylla e madhe e Kishës Orthodhokse në Shqipëri ka rënë! Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka ndërruar jetë pranë Zotit!
Edhe pse mosha e tij e madhe dhe përkeqësimi i shëndetit na kishin përgatitur
për fundin e tij të afërt në këtë jetë tokësore, humbja e një Ati shpirtëror dhe
udhëheqësi të tillë kishtar shkakton një dhimbje të thellë njerëzore! Anastasi
ishte shërbëtori i mrekullisë së ringjalljes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri,
pas natës së errët dhe të zymtë të ateizmit të organizuar dhe pas persekutimit
të madh që regjimi ateist i bëri të krishterëve.
Kur ai regjim ra dhe u krijua mundësia për rindërtimin e kishës këtu, Kisha
e Shenjtë Mëmë, Patriarkana e Kostandinopojës, nisi kërkimin për një burrë të
pajisur me cilësi të veçanta, i cili do të mund të merrte përsipër shpëtimin e
anijes së tronditur nga stuhitë.
Ky burrë duhej të mishëronte virtytin,
zgjuarsinë, vendosmërinë, shpirtin luftarak, punën e palodhur, zgjuarsinë
diplomatike, njohjen ndërkombëtare, nëse ishte e mundur, besimin e
palëkundur në misionin e shenjtë, përkushtimin ndaj traditave të shenjta dhe
dashurinë për popullin e vuajtur të Zotit.
Të gjitha këto cilësi i gjetëm tek
Mitropoliti i atëhershëm titullar i Andrusës, një njeri i dalluar që kishte ndritur
në misionin e tij në Afrikë dhe që kishte fituar një emër të respektuar në botën
akademike. Me përkushtimin dhe urtësinë e tij, ai ishte bërë një figurë e
spikatur dhe e respektuar në Kishë, në mënyrën më të mirë të mundshme!
Me origjinë nga Lefkado-Kefalonia, Anastasi i ndjerë lindi në Pire dhe që
në rininë e tij u përkushtua me zemër në misionarizmin e brendshëm, duke u
mësuar mijëra të rinjve devocionin ndaj Perëndisë. Vetë jeta e tij ishte një
mrekulli e Zotit! Nëna e tij, një grua me besim të patundur, refuzoi me
vendosmëri këshillën e mjekëve për të kryer abort, pasi vuante nga tuberkulozi
dhe ata e konsideronin vdekjen të pashmangshme, si për të, ashtu edhe për
fëmijën që mbante në bark. Dhe fatmirësisht që ndodhi kështu, sepse fëmija që
ajo solli në jetë u bë një burrë i shquar, i cili sot, pas 95 viteve jetë të ndritur,
prehet përpara nesh, pasi përmbushi një mision të lavdishëm kishtar dhe
njerëzor.
Anastasi kishte një dashuri të veçantë për dijet dhe u dallua si një
studiues i shkëlqyer i shkencave religjioze, duke i prezantuar botës
orthodhokse Islamin, Judaizmin, Budizmin dhe besimet afrikane. Përmes kësaj
pune, ai kontribuoi fuqishëm në ndërtimin e një mirëkuptimi më të thellë me
besimet e tjera, që sot jetojnë pranë nesh, dhe në kultivimin e marrëdhënieve të
bashkëjetesës dhe të mirëkuptimit.
Dashuria e tij e madhe ishte padyshim misionarizmi i jashtëm, të cilit i
kushtoi vitet më të bukura të rinisë së tij. Ai vendosi themele të forta, formoi
kuadro të shquar në të gjitha nivelet e priftërisë dhe e ngriti lart emrin dhe
imazhin e Patriarkanës së lashtë të Aleksandrisë!
Si Drejtor i Shërbesës Apostolike (Apostoliki Diakonia) të Kishës së
Greqisë, ai ndërmori botimin e Teksteve Patristike, duke kontribuar në largimin
nga ndikimet e huaja, që mbizotëruan deri në vitet ’60, dhe orientimin drejt
frymës autentike orthodhokse. Ai i drejtoi lexuesit tek burimet e freskëta të
ujërave shpirtërore dhe buka e shëndoshë e Teologjisë Patristike.
Prania e tij në Lëvizjen Ekumenike dhe në Këshillin Botëror të Kishave kishte gjithmonë një
shije të fortë orthodhokse dhe patristike, duke dhënë një shembull të qartë të
besimit të tij të palëkundur. Ai ishte gjithashtu shpirti i “Syndesmos,”
Organizatës Botërore të Lëvizjeve Orthodhokse Rinore, ku rreshtohej ndër
themeluesit e saj, duke ofruar një frymë të gjallë dhe vizion për brezat e rinj.
Kisha e Shqipërisë, që nga shpallja e saj si Autoqefale, ka përjetuar një
histori të trazuar, kryesisht për arsye politike. Por tragjedia më e madhe e saj
ndodhi kur regjimi ateist vendosi "shfuqizimin" e fesë, duke persekutuar
klerikët, duke i përjashtuar ata nga funksionet e tyre, duke ndaluar çdo akt
liturgjik dhe duke e kthyer Kishën në një Kishë të përndjekur, një Kishë të
katakombeve.
Në vitin 1991, Patriarkana Ekumenike, duke përmbushur detyrimin e saj
për t'u kujdesur për të gjitha Kishat në vështirësi, e thirri Kryepiskopin e ndjerë
Anastas dhe e dërgoi në Shqipëri si Ekzark Patriarkal, për të vendosur themele
të reja dhe për të sjellë mesazhin e Ringjalljes tek populli i vuajtur orthodhoks i
këtij vendi. Pas një viti e gjysmë, si kishte dëshmuar punë të shkëlqyera në
ringjalljen e kishës, më 24 qershor 1992, ai u zgjodh dhe u vendos Kryepiskop i
Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.
Sigurisht, shërbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna! Ai e udhëhoqi
Kishën nëpër rrugë të ngushta dhe përmes sfidave të mëdha, duke ecur
shpeshherë në tehun e shpatës. Megjithatë, ai zotëronte hirin për të zgjedhur
bashkëpunëtorët e duhur, për të hapur shtigje aty ku dukej se çdo rrugë ishte e
mbyllur dhe për të gjetur burimet e nevojshme për ringjalljen e Kishës nga hiri.
Kishat, manastiret, shkollat, Seminari Teologjik dhe Klerikal, spitalet dhe
institucionet e tjera në shërbim të komunitetit janë vetëm disa nga arritjet e
shumta të tij. Nga natyra ishte i ëmbël dhe i butë, i durueshëm aty ku duhej,
por i patundur dhe i palëkundur aty ku interesi i Kishës e kërkonte. Si diplomat
me aftësi të rralla, ai dinte të lëmonte gjembat, të shmangte konfliktet, të
shëronte plagët, të formonte shpirtrat dhe të ndërtonte Kishën në përputhje me
vullnetin hyjnor.
Do të kujtojmë përherë çdo gjë të bukur, çdo gjë të ndritur, çdo gjë të
pëlqyeshme nga Perëndia, çdo gjë që Kryepiskopi i ndjerë ndërtoi për Kishën. I japim lavdi Zotit, që i dhuroi Kishës së sotme një Kryeprift të kalibrit të madh
shpirtëror si Anastas Janullatos!
Anastasi, si personalitet dhe si Kryepiskop, është padyshim i
pazëvendësueshëm! Humbja e tij përbën një tronditje të thellë për Kishën
lokale. Megjithatë, jemi të bindur se uratat e tij, së bashku me ndërmjetësimet e
të gjithë shenjtorëve të Ilirisë, do të ndihmojë në zgjedhjen e pasardhësit më të
denjë dhe të përshtatshëm për fronin e tij. Kisha mëmë, Patriarkana e
Kostandinopojës, do ta përqafojë me dashuri Kryepiskopin e ri, kushdo qoftë
ai, dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë tij, e gatshme për ta mbështetur në çdo
nevojë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë!
Vëlla Anastasi! Të përshëndesim nga thellësia e shpirtit dhe e zemrës,
duke u lutur që të prehesh me të drejtët dhe shenjtorët!
I përjetshëm dhe i bekuar qoftë kujtimi yt!/ CNA
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremon...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e t...
Znj. Roksana Janullatos, mbesa e Kryepiskopit Anastas, në ...
Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Mitropoliti i Korçës, ...
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, Kryemin...
Ka nisur shërbesa e varrimit të Kryepiskopit Anastas në Ka...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në Katedralen “Ng...
Ministra dhe deputetë janë bërë pjesë e homazheve për Krye...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në materniteti...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" po mbahet Liturgjia Hy...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione mbi situatën p...
Shembet ura që lidh fshatin Lezhan të Sevasterit me rrugën...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot besimtarë të shumtë, hierarkë të lartë dhe klerikë nga...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdh...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, prej ditës ...
Presidenti i Amerikës, Donald Trump vendosi të ndërpresë p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...