web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykimi në themel/ Elman Abule dhe Maks Haxhia paraqiten në GJKKO

24 Mars 2026, 14:42, Aktualitet CNA

Gjykimi në themel/ Elman Abule dhe Maks Haxhia paraqiten në GJKKO

Në GJKKO ka nisur seanca e dytë e gjykimit në themel për kryebashkiakun e arrestuar me 13 akuza Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë.

Në GJKKO ka mbërritur Elman Abule dhe avokati Maks Haxhia.

Mbi Abulen rëndon akuza e “pastrimit të produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

"Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare 'Rametal' sh.p.k.", thuhej në njoftimin e SPAK-ut./ CNA





Lajmet e fundit nga